Trump thotë se Mueller ka dështuar të gjejë dëshmi për bashkëpunim me Rusinë

Amerika

Trump thotë se Mueller ka dështuar të gjejë dëshmi për bashkëpunim me Rusinë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 10:17
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se hetimi i këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller ka dështuar që të gjejë dëshmi se ai ka bashkëpunuar me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale më 2016.

“Pas dy vjetësh dhe miliona faqe të dokumenteve, nuk është gjetur bashkëpunim”, ka shkruar Trump në Twitter më 8 dhjetor.

Këto komente të presidentit erdhën një ditë pasi prokurorët amerikanë kërkuan nga gjykata që të dënohet me burgim avokati personal i Trumpit, pasi ai ka pranuar se ka paguar një aktore të filmave pornografik me qëllim që ajo të mos e turpëroi Trumpin gjatë zgjedhjeve më 2016.

Këshilltari i posaçëm, Robert Mueller po heton nëse ka pasur bashkëpunim ndërmjet fushatës së Trumpit dhe Rusisë. Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë thënë se Rusia ka kryer operacione për të ndikuar në votën pro Trumpit dhe duke dëmtuar rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton.

Rusia mohon se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane për të ndihmuar Trumpin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat