Murgeshat ‘djegin’ 500,000 dollarë në kazino

Amerika

Murgeshat ‘djegin’ 500,000 dollarë në kazino

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 20:05
Ilustrim

Dy murgesha që punonin në një shkollë katolike në Kaliforni, kanë pranuar se kanë keqpërdorur rreth 500,000 dollarë, në mënyrë që të luajnë në kazinotë e Las Vegasit.

Mary Kruper dhe Lana Chang vodhën paratë nga donacionet dhe pagesat e shkollimit.

Kruper ishte drejtoreshë e shkollës për 29 vjet dhe Lana mbante mësim në  shkollë për 20 vjet.

Ato besohet se kanë vjedhur për më shumë se dhjetë vjet.

Të dy ato janë pensionuar së fundi. Shkolla njoftoi se murgeshat shprehën ‘keqardhje të thellë’ për atë që bënë dhe se nuk do të paraqisnin ankesë kundër tyre, por vetëm do të informonin policinë lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat