SHBA zëvendëson makinat ushtarake HUMVEE me ‘Oshkosh JLTV’

Amerika

SHBA zëvendëson makinat ushtarake HUMVEE me ‘Oshkosh JLTV’

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 18:36
‘Oshkosh JLTV’

Makinat ushtarake HUMVEE janë xhipa të blinduar të cilat ushtria amerikane i ka përdorur që disa ditë në luftëra dhe misione të saj. Këto modele prodhohen nga kompania e famshme amerikane, AM General.

Automjetet e tilla ushtarake janë përdorur nga Amerika për të parën herë në pushtimin e Panamasë në vitin 1989.

HUMVEE ishte projektuar fillimisht për transportin e personelit dhe të mallrave të lehta prapa vijave të para, jo si një automjet për luftimin e vijës së frontit.

HUMVEE janë perfekte kundër sulmeve anësore, por që nuk garantojnë siguri nga shpërthimi i minave nën kamion.

SHBA ka filluar këto makina ushtarake t’i zëvendesojë me Oshkosh JLTV. Këto makina do të ofrojnë një nivel mbrojtjeje të ngjashme me atë të projekteve të klasës së tanishme, por shumë më të rënda dhe më pak të manovrueshme, të cilat kanë mbrojtje më të madhe nga eksplodimi sesa edhe HUMVEE-të e fundit të blinduara.

Lockheed Martin Corporation, AM General dhe Oshkosh Coorporation janë kompanitë e autorizuara për të ndërtuar këto makina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat