Biden po e shqyrton kandidimin për president të Amerikës

Amerika

Biden po e shqyrton kandidimin për president të Amerikës

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 19:53
Joe Biden

Ish- nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë pushimeve të fundvitit do të diskutojë më familjarë nëse do të kandidojë prap për postin e Presidentit të SHBA-ve, kanë thënë burime të afërta me Biden, transmeton AP.

Ata folën në kushte anonimiteti pasi Biden ende po e peshon këtë çështje.

Ky ka qenë një vit me shumë aktivitete për Joe Biden, përfshirë vizitat në 31 shtet, për të përkrahur, aktivitetet e kandidatëve demokrat për zgjedhjet e nëntorit, por edhe për të promovuar një libër për djalin e tij të ndjerë.

Sipas këtyre burimeve, Biden ka mbajtur disa takime kohën e fundit me përkrahës të vjetër të tij, për të parë se çfarë mund të duket një fushatë presidenciale e ardhshme, përcjell REL.

Ai e deklaroi veten "personi më i kualifikuar në vend për të qenë president" gjatë një paraqitje javën e kaluar në Montana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat