Një migrante 7 vjeçare vdes teksa ishte nën kujdestari në SHBA

Amerika

Një migrante 7 vjeçare vdes teksa ishte nën kujdestari në SHBA

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:37
Pamje të refugjatëve që synojnë të kalojnë kufirin e SHBA-së.

Një vajzë shtatëvjeçare nga Guatemala ka vdekur teksa ka qenë nën kujdestari, meqë autoritetet amerikane e kanë ndaluar atë në kufirin në Nju Meksiko, ka raportuar The Washington Post më 13 dhjetor.

Vajza, e cila ka kaluar ilegalisht kufirin nga Meksiko së bashku me babain e saj dhe një grup migrantësh, ka vdekur javën e kaluar nga “shoku dhe dehidrimi” ka raportuar gazeta, duke cituar Departamentin amerikan për Dogana dhe Mbrojtje të Kufijve.

Ajo është “raportuar të mos ketë ngrënë ushqim dhe nuk ka konsumuar ujë për ditë të tëra”, i ka thënë ky Departament gazetës.

Vajza ka vdekur pasi është dërguar në spital, ka raportuar the Post.

“Agjentët e Patrullimit Kufitar kanë marrë çdo hap për të ruajtur jetën e vajzës”, ka thënë zëdhënësi i këtij Departamenti, Andrew Meehan.

“Si prindër, motra dhe vëllezër, ne ndajmë dhimbjen për humbjen e secilit fëmijë”, është thënë në deklaratë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar politika tejet të ashpra për migrantët dhe ka premtuar se do të dërgojë një mur në kufirin jugor, që ndan SHBA-në me Meksikën.

Kritikët e tij e kanë akuzuar Trumpin për shfrytëzim të migrantëve për imazh politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat