Presidenti Trump shqyrton rastin e një veterani të akuzuar për vrasje

Amerika

Presidenti Trump shqyrton rastin e një veterani të akuzuar për vrasje

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 20:34
Trump tha se "me kërkesë të shumë personave", ai do të shqyrtonte akuzën për vrasje ndaj majorit Matthew Golsteyn

Presidenti Donald Trump thotë se do të shqyrtojë rastin e një veterani të dekoruar të Forcave Speciale të akuzuar për vrasjen e një prodhuesi bombash të dyshuar taleban në Afganistan në vitin 2010.

Presidenti Trump tha se "me kërkesë të shumë personave", ai do të shqyrtonte akuzën për vrasje ndaj majorit Matthew Golsteyn. Sipas fjalëve të zotit Trump, Golsteyn "mund të përballet me dënimin me vdekje nga qeveria jonë pasi ai pranoi të vriste një prodhues terrorist bombash, ndërsa shërbente jashtë vendit".

Trump e quajti Golsteyn një "hero të ushtrisë amerikane."

Ushtria ka hetuar rrethanat e vdekjes së bombarduesit të dyshuar për disa vjet, duke e mbyllur hetimin e saj në vitin 2014, dhe pastaj duke e rihapur atë përsëri në vitin 2016, pasi Golsteyn tha në një intervistë për Fox News se ai vrau bombarduesin, i cili mbahej në një qendër paraburgimi në Marjah të Afganistanit, nga frika se nëse ai do të lirohej, ai do të vinte në shënjestër afganët që ndihmonin trupat amerikane. Sulmuesi i dyshuar i talebanëve u akuzua se ishte përgjegjës për vdekjen e dy marinsave amerikanë.

Deklarata e presidentit Trump mund të komplikojë ndjekjen nën akuzat penale kundër Golsteyn, pasi Donald Trump është komandanti i forcave të armatosura dhe çdo gjë që ai thotë lidhur me rastin mund të ndikojë në mënyrë të papërshtatshme në rezultatin e gjykimit.

Avokati i zotit Golsteyn, Philip Stackhouse, tha se klienti i tij ka shpëtuar jetë të panumërta si amerikane edhe afgane, dhe është njohur vazhdimisht për veprimet e tij të çmuara.

Golsteyn ka pohuar se ai nuk ka shkelur rregullat ushtarake të angazhimit në vrasjen e të dyshuarit terrorist./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat