Një i burgosur në Teksas ka paditur sistemin e burgjeve të shtetit për shkak se nuk ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Harold Millican, 37, pretendon në një padi të paraqitur më parë këtë muaj se zyrtarët e burgut refuzuan ta çonin në spital, pasi njësia në burgun Gist kishte mungesë të stafit.
Plaga e Millican nuk u trajtua për një javë, duke bërë që ‘bakteri të ha mishin e dorës së tij”.
Avokati i tij, Allie Booker, tha se bakteri në krahun e klientit të tij ishte zhvilluar pas një plage që kishte marrë më herët dhe e cila nuk ishte shëruar, kështu që Millican u prek nga infeksioni i staphicitetit rezistues ndaj meticilinës.
Pala paditëse tash po kërkon të paktën 200,000 dollarë pasi infeksioni la Millican ‘të hendikepuar përgjithmonë'.