Ana Brnabiq nga Beogradi i thotë Tiranës që të tërheq njohjen ndaj Republikës së Kosovës (!)

Amerika

Ana Brnabiq nga Beogradi i thotë Tiranës që të tërheq njohjen ndaj Republikës së Kosovës (!)

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:00
Skënder Karaçica

Ana Brnabiq nga Beogradi i thotë Tiranës që të tërheq njohjen ndaj Republikës së Kosovës(!)

Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë, sajon lajme antishqiptare dhe u muar vesh në propagandën e njohur kundër shqiptarve dhe Kosovës, thuaja se ne jemi nga Afrika, apo nga Kraleva dhe Nishi...(sic!).

Po ne jemi një popull (shqiptar) në hapësirën e Shqipërisë Etnike,këtë e di fare mirë Ana B., në Beograd dhe si nuk ka turp e skandal diplomatik i paparë nga popujt tjerë në Evropë dhe botë, kur e kur një kryeminsitre e një vendi të huaj nis ,,mesazhin e turpit,, në Tiranë dhe për kryeministrin shqiptar Edi Rama, që ai të ,,tërheq,, njohjen e Republikës së Kosovës, shtet i lirë dhe sovran (sic!). 

Ana B., duhet të di se ne jemi një popull (shqiptar), që padrejtësitë historike dhe pazaret e fuqive të mëdha e ndanë Kosovën prej trupit të Shqipërisë  Etnike dhesipas letrës nga Beogradi, kjo shpalon mendimin tonë të prerë se po e heqim vetë ,,njohjen,, e Tiranës zyrtare për shtetin e Kosovës dhe do të bashkohemi më Shqipërinë.

Një komb shqiptar, një shtet i përbashkët nuk do të ,,mërzitë,, më Ana B., në Beograd dhe nuk do të ketë nevojë për ,,letra,, qeveritare nga Serbia për çështjen e kombit shqiptar në hapësirën e vet etnike.

Ana B., në Beograd letra jote është ,,mesazh,, se ne jemi shqiptar nuk jemi serb as qytetarë të Serbisë. Në vitin 1999 jemi ndarë njëherë e përgjithmonë, mbase e di këtë apo jo...?!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat