Gruaja, sfidat e saj në rrafshin global

Amerika

Gruaja, sfidat e saj në rrafshin global

Nga: Klara Matja Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:37
Foto tek OKB ne New York

Duke ju referuar arritjeve dhe sukseseve të gruas në SHBA, viti 2018 shënoi standarte të larta përsa i përket përfshirjes së saj në legjislativin amerikan, shtetëror dhe administrativ. Prandaj 2018, u quajt viti i gruas. Mos të harrojmë se acarimi i grave për ngacmimet seksuale në punë, solli dhe angazhimin e tyre në lëvizjen # Me Too.

Një studente amerikane po këtë vit fitoi Çmimin për hulumtimin gazetaresk për gratë në Kosovë, ku mes të tjerave ajo thotë se gratë në Kosovë janë inteligjente, të motivuara, që luftojnë fort për ndryshime në shtetin e tyre dhe bëjnë një punë të jashtëzakonshme në skenën globale.

Ndërsa për gratë e dhunuara në Kosovë nga makineria serbe ish Presidentja Atifete Jahjaga thotë se: "Kjo luftë e këto përpjekje ende s'kanë përfunduar". 

Përsa i përket Shqipërisë, mbi të drejtat e grave, sipas një studimi për mbrojtjen dhe diskriminimin rezulton se 59 % e grave kanë pësuar dhunë në familje, në marrëdhënie martesore apo initime. Ku në më shumë se 1 në 2 gra janë shprehur se kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre. Rastet kur gratë kanë bërë denoncime në polici mbi 1292 përbëjnë vepra penale, një prej tyre dhe më e rënda është vrasja e gjykatëses së Tiranës, gruas, nënës së dy fëmijëve nga bashkëshorti i saj me armë zjarri.

Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Hope & Peace" që në fokusin e saj ka mbrojtjen e të drejtave të gruas dhe fëmijëve, shpesh është hasur me shqetësime të tilla, ku anëtare të saj përveç dhunës në familje kanë patur edhe probleme financiare nga ish bashkëshortët për fëmijët apo ngacmime e fyrje në vendin e punës. Për këto raste drejtueset e organizatës i janë drejtuar Qendrës Për Drejtësi Familjare në Bronx, me të cilën kanë vite që bashkëpunojnë, ose kanë kontaktuar Assamblyman Mark Gjonaj.

Po ashtu organizata "Hope & Peace" asnjëherë nuk ka lenë në harresë gruan e persekutuar politike nga komunizmi në Shqipëri, nëpër takimet dhe tubimet e ndryshme është kujdesur për respektimin e vlerësimin e figurës së saj, ku vlen të përmendet pjesëmarrja dhe kontributi i Konsulles së Shqipërisë Zj. Najada Sojli Alliu. 

Me rastin e festave të fundvitit, kjo organizatë u angazhua në ndarjen e ndihmave ushqimore për gratë e fëmijët në nevojë, të siguruara nga Bronx Borough President Ruben Diazj Jr., i cili nëpërmjet Drejtoreshës së Komuniteteve Tracy MC Dermont furnizoi me ushqime edhe Organizatën "Hope & Peace".

Po këtë vit Presidenti Ruben Dias Jr., dekoroi me "Çmimin e Suksesit" gazetaren, humanisten dhe bashkëthemeluesen e kësaj organizate Zj. Moza Dajçi, e cila po këtë vit u dekorua me Çmimin "E Veçantë të Meritës" nga Presidenti i Shqipërisë Z. IIir Meta dhe Fondacioni Shqiptaro - Amerikan që drejtohet nga Z. Esad Rizai.

"Çmimin e Suksesit" organizatat e grave shqiptare - amerikane në SHBA "Motrat Qiriazi" dhe "Hope & Peace" e fituan edhe nga Ambasadorja e Kosovës në New York Zj. Teuta Sahatqija dhe Assamblyman Mark Gjonaj.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat