SHSHA në Çikago përgëzon gazetën “Bota sot” për Motmotin e Ri 2019

Amerika

SHSHA në Çikago përgëzon gazetën “Bota sot” për Motmotin e Ri 2019

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 09:40
Skënder Karaçica

SHSHA në Çikago përmes këtij urimi përgëzon gazetën,,Bota sot,,për Motmotin e Ri 2019,duke theksuar se lajmi shqip erdhi me kohë këndej Oqeanit Atlantik në Amerikën e largët dhe për diasporën shqiptare atdheun e kishim më afër.

Gazeta ,,Bota sot,,thuhet në përgëzimet e SHSHA-së ishte një zë i fuqishëm i fjalës së lirë që bënte lajmin dhe krijonte opinionin e gjerë kombëtar në Kosovë se si bëhet shteti demokratik dhe ligjor me kodet tashmë të njohura në hapësirën e Evropës së lirë me popujt e saj të bashkuar.

"Në Motmotin e Ri 2919,diaspora shqiptare në Amerikë kërkon që përmes lajmit dhe mesazhit që vjen përmes Gazetës ,,Bota sot,,shteti i Kosovës të marrë udhën e drejtë të zhvillimit e të kaheve të reja kombëtare e demokratike,që në institucionet e shtetit të krijohen rrafshe të reja politike me njerëz të rinj dhe me superstrukturën e dijes për të parë Kosovën si shtet funksional,demokratik,ligjor dhe e gatshme të shohim sa më parë në familjen e bashkuar të BE-së në OKB dhe në forcimin e miqësisë së përjetshme më SHBA dhe e paçim me fat Motmotin e Riu 2019,thuhet në përgëzimet e SHSHA-së në Çikago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat