Rrëfimi për djalin nga Peja që u bë pjesë e ushtrisë amerikane

Amerika

Rrëfimi për djalin nga Peja që u bë pjesë e ushtrisë amerikane

Më: 2 janar 2019 Në ora: 07:26
Ushtria amerikane

Dikush duke mos parë perspektivë në Kosovë, e dikush tjetër për një jetë më të mirë, shumë të rinj nga Kosova ia kanë mësyrë botës.

Edhe pse për ndonjërin një gjë e tillë nuk ka dalë si vendim i duhur, për shumicën, diçka e tillë është treguar e suksesshme.Këtë e dëshmojnë edhe të rinj të shumtë të Kosovës, njëri ndër të cilët është edhe Eroll Shkodrani, nga Peja.

Djaloshi pejan, sapo kishte përfunduar vitin e dytë të shkollës së mesme, pas së cilit ia kishte mësyrë Amerikës.

Siç rrëfen babai i tij, Bajrami, djali i tij tanimë 29 vjeçar, kishte shkuar në Amerikë, pasi kishte përfunduar vitin e dytë të shkollës së mesme, i vetëm dhe i ri.

Ai atje kishte fituar të drejtën e shkollimit dhe më pas kishte regjistruar fakultetin e Elektroteknikës, të cilën edhe e ka përfunduar.

Por ai nuk ishte ndalë me kaq – kishte dashur të bëhet edhe pjesë e ushtrisë amerikane.

Kështu, pas aplikimit dhe kalimit me sukses të të gjitha trajnimeve, tanimë ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e ushtrisë amerikane.

Dhe siç ka rrëfyer Bajrami, nuk kishte qenë e lehtë për atë si prind që të lejonte që ai aq i ri të largohej nga shtëpia.

Megjithatë, Erolli nuk e kishte zhgënjyer familjen e tij.

Dy pjesëtarët e familjes amerikane të cilët e kishin ndihmuar pejanin – për gjithçka

“Ai ka kryer të gjitha trajnimet dhe tanimë është pranuar në forcat rezervë të ushtrisë amerikane – me një kontratë trevjeçare. Në këtë status, ai duhet të paraqitet dy ditë në muaj, për të kryer stërvitjet e duhura”, ka rrëfyer babai i djaloshit pejan.

Në këtë drejtim, babai i tij tregon se me një status të tillë ai merr një pagesë simbolike dhe se me marrjen e nënshtetësisë amerikane ai planifikon edhe të gjejë një vend pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat