Meshë shqip në Nju Jork, me Kryepeshkopin Charles John Brown, Nunci i Papës në Shqipëri

Amerika

Meshë shqip në Nju Jork, me Kryepeshkopin Charles John Brown, Nunci i Papës në Shqipëri

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 7 janar 2019 Në ora: 15:54
Meshë shqip në Nju Jork

Arqipeshkvi amerikan Charles John Brown, nunci i papnuar i Shqipërisë që nga marsi i vitit 2017 është i pari klerik amerikan që mban gjithë meshën në gjuhën shqipe në Kishën Shqiptare të Shkodrës në Hartsdale NY

HARTSDALE NY : ( Credit Church Our Lady of Shkodra) - Kryepeshkopi Charles John Brown, nunci i papnuar i Shqipërisë, bekojë besimtarët me praninë e tij më 6 janar 2019, duke kremtuar Mbledhjen e 12-të në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” në qytetin Harstdale - Nju Jork, në kremten e festës së Epifanisë.

Archbishopi ishte në shoqërinë e  Dom Giovani Kokona, i cili kishte udhëtuar nga Kanadaja dhe vetë Famullitarit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Pjeter Popaj - të dielën në mesdrekë Meshën më 6 janar ishte për vizitë në këtë kishë shqiptare, e cila  ishte mbushur përplot me besimtar që ndoqën Meshën dhe morën bekimin e tij.

“Një nder i madh dhe një privilegj e vecantë“, shkruajti në ubfaqen e saj në rrjetin social Facebook, kisha katolike e besimtarve shqiptar e cila është e ngritur mbi një kodrinë të bukur të qytezës  Hartsdale në periferi të Nju Jorkut, Kisha “ Our Lady of Shkodra”, duke shtuar se ata kremtuan në Kishën e “Zonjës së Shkodrës” me shkëlqimin e tij mbasi ata kishin mysafirë të nderuar Archbishop Charles John Brown  (Arqipeshkvin Çarli Xhon Braun), nunci i papnuar i Shqipërisë.

Me këtë rast, si njofton kjo kishë u shtrua një drek tradicionale shqiptare, një drekë kjo për të nderuar vizitën e tij në Kishën Katolike Shqiptare “ Zoja E Shkodrës”, ku Meshtari i tyre Don Pjetër Popaj dhe qindra besimtar i shprehën një kënaqësi të madhe për marr bekimin me praninë e tij në festën e Efifanit dhe në përvjetorin e tij të 7-të :  “Ne i duam atij shumë bekime vit pas viti!” shkrujatën ata në një mesazh të shkurtër rreth kësaj meshe.

Arqipeshkvi amerikan Charles John Brown, (i lindur më 13 tetor 1959 në New York City, Shtetet e Bashkuara) është një kryepeshkop i Kishës Katolike Romake dhe nunc apostolik në Shqipëri. Ai më parë ka shërbyer si nuncion apostolik në Irlandë, si një zyrtar në Kongregatën për Doktrinën e Besimit.

Më 9 mars 2017, Papa Francis emëroi Kryepeshkopin Brown si Nuncin Apostolik në Shqipëri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat