Tek "Parisienne Cafe" New York

Amerika

Tek "Parisienne Cafe" New York

Nga: Mimoza Dajci Më: 13 janar 2019 Në ora: 12:41
Tek "Parisienne Cafe" New York

Edhe pse temperaturat shënuan ulje, nuk penguan anëtaret e Organizatës "Hope & Peace" të takoheshin për një kafe, e për të biseduar rreth ecurisë së punës së tyre. Të pranishme ishin zonjat Flora Selfo, Suzana Matja, Dolora Bushati, Sanije Vojka, Gazmenda Tapija ish qytetare të Tiranës, Gjirokastrës, Elbasanit, Kimete Haxhaj nga Prishtina dhe unë po nga Tirana si autore e këtij lajmi të shkurtër.

Mjaftoi një telefonatë dhe pronari i "Parisienne Cafe" në New York, patrioti dhe ish botuesi i Gazetës "Bot Sot" në SHBA - Z. Dervish Jahjaga, rezervoi për ne një ambjent të këndshëm me mbishkrimin "E Rezervuar". Sigurisht e falenderuam për xhestin e tij fisnik, pasi Z. Jahjaga nderoi këto zonja jo vetëm si aktiviste të kësaj organizate, por edhe si ish të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri.

"Parisienne Cafe" në Arthur Avenue, përveç klientelës shqiptare frekuentohet nga amerikanë e të huaj. Projektuar me stil Europian tërheq syrin e vizitorit dhe dallohet për shërbim cilësor e të kulturuar. Takimi ynë në këtë ambjent të ngrohtë e komod rezultoi i suksesshëm e me projekte interesante për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat