Çfarë lajmi...

Amerika

Çfarë lajmi...

Nga: Skënder Karaçica Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:09
Skënder Karaçica

Maqedonia e mori si ,,bakshish,, emrin e ri Republika Veriore e Maqedonisë, në dritën e marrëveshjes së Prespës në mes të dyja vendeve Greqi-Maqedoni.

Emrin ia bënë përhajr deputetët e pozitës dhe të opozitës shqiptare në Shkup.

Pas vatimit unanim, në sallën e parlamentit,i pari që ia uroj ndryshimet e Kushtetutës (me shqiptarët në pozitën e njejtë të pakicës dhe jo shtetformues, -nënvizimi im)kyreministrit maqedonas Zoran Zaev, ishte zv.kryeminstri nga radhët e BDI-së Bujar Osmani që në shenjë nderimi pati përqafime dhe urime dhe natyrisht duke respektuar rregullat tashmë të njohura: Punoni dhe veproni vetëm ashtu si thotë shteti(!).

U miratua amandamdamenti për ndryshimimin e merit të këtij shteti multinacional,por me këto ndryshime sipas Zoran Zaev, populli maqedon e ka avancuar në shkallë të lartë identitetin e vet kombëtar dhe të gjuhës maqedone zyrtare.

Populli shqiptar në këto hapësira etnike,mbeti po në pozitën e njejtë kushtetuese(pakicë kombëtare dhe jo shtetformues),
ndonëse amendamentet e dy subjekteve politike ASH-BESA, e huqen kësaj radhe qëndrimin e tyre dhe më shumë u morën me çështje periferike të Kushtretutës (lexo: lejenjoftimi dhe diaspora si dhe një emërtim paksa i panevojshëm dhe pa ndonjë vlerë juridike-ligjore lidhur me shtetësinë, që për popullin maqedonas do të vlejë e dhëna kushtetuese maqedon, ndërsa për shqiptarët sipas përkthimit qytetar nga Maqedonia (sic!).

Çfarë i thonë kësaj...?Ku mbeti e drejta e barazisë kombëtare për popullin shqiptar në Maqedoni që mbetën jashta ligjeve substanciale të Kushtetutës dhe të ndyrshimimit të emrit të ri që e bekoi parlamenti në Shkup? Pse politika shqiptare u vonua me fajin e vet dhe në këtë rrjedhë politike aktiuale ata mbetën vetëm si vëzhgues të ditës!

Çfarë lajmi po na vjen nga Shkup dhe çështja shqiptare në aktin e kryer kushtetues,që mbetën në pozitën e njejtë të pakicës dhe jo shtetformues!

Çfarë lajmii...do të nisin tashti Ali Ahmeti,Menduh Thaçi, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela për popullin shqiptar në Maqedoni, po nënvizoj me emërtimin e ri (lexo: qytetarë nga Maqedonia)!

Çfarë lajmi po na vjen...!a

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat