Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Nju Jork : “Kosova gjithmonë, është një vend model në harmonin fetare”

Amerika

Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Nju Jork : “Kosova gjithmonë, është një vend model në harmonin fetare”

Nga: Beqir Sina - New York Më: 17 janar 2019 Në ora: 08:59
Pamje nga takimi

NEW YORK CITY: Dje, në njërën prej mejdiseve të Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Nju Jork, është mbajtur një tryezë mbi temën e bashkëjetesës fetare tradicionale në Kosovë, duke u fokusuar në solidaritetin e treguar ndaj popullit shqiptar të Kosovës, për popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këtë tryezë të mbajtur në Konsullatën e Përgjithshme e Kosovës në New York, e organizojë diplomatja kosovare Ines Demiri, me gjithë përkushtimin dhe punën për të mbajtur një tubim të tillë , nga i gjithë stafi diplomatik i përkushtuar, i këtij misioni diplomatik të Republikës së Kosovës.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, si mikpritese, organizoj tubimin për të treguar dhe promovuar edhe një herë atë aktin e madh dhe të papërsiritshëm në botë, që bënë shqiptarët e të gjitha besimeve fetare, që të mbrojnë popullin Hebraik, ku sipas dokumeteve te historise, asnjëri prej tyre nuk është dorzuar tek nazistët, ka organizuar dhe her të tjetra takime të tilla ndërfetare.

Në rrjetin social Facebook organizatori shkruajti se Rabini Joshua Stanton, u bashkua ne kete tryeze me Imam Tahir Kukajn se bashku me një grup të studentëve dhe pedagogëve izraelitë, studente muslimanë, të krishterë, e ortodoks, si dhe disa udhëheqës të tjer hebrenj në një tryezë “ Debati për paqe!”

Ka qene vet Rabini Joshua Stanton, i cili vlerësojë këtë taklim duke u shprehur i mirënjohur për t'u bashkuar me Imam Tahir Kukajn dhe Ines Demirin në këtë tryezë të mrekullueshme sic e ka quajtur ai te mbajtur në Konsullatën e Përgjithshme të Reepublikës së Kosovës në Nju Jork.

Të njëjtën mirënjohje, shprehu në statusin e saj në rrjetin social Facebook, llogarinë e saj, diplomatja kosovare Ines Demiri, mikëpritëse e takimit, duke shkruar : “Ishte një kënaqësi e madhe për të organizuar tryezën “Debati për Paqe” me studentët e shkëlqyer, dhe pedagogët izraelitë, studentet muslimanë, të krishterë, e ortodoks si dhe disa udhëheqës të tjer hebrenj - me pranin e Imam Tahir Kukajt dhe Rabit Joshua Stanton, për ndarjen e përvojave të tyre si udhëheqës fetarë dhe për të mësuar më shumë për unitetin në diversitetet. Ku, sic dihet thekson ajo "Kosova, gjithmonë është një vend model në harmonin fetare”, shkruan Ines Demiri, diplomate në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Imam Tahir Kukaj nga Qendra Islame Shqiptaro Amerikane në Staten Island, pjesëmarrës në këtë tryezë - në statusin e tij privat në rrjetin social Facebook, e ka quajtur mik Rabbi Joshua Stanton, dhe ka përgëzuar me kete rast organizatoren diplomaten Ines Demiri.

“U ndjeva i kënaqur me mikun tim të dashur Rabbi Joshua Stanton”, shkruan Imam Tahir Kukaj, për takimin në Konsullatën e Kosovës, duke shtuar “ E njëta kënaqësi ishte me këtë rast për të takuar edhe drejtorin Steven Aiello në tryezën “Debat për Paqen” organizuar nga Ines Demiri -Diplomate Kosovës, dhe një grup i studentëve izraelit dhe studentë arabë, te ekeselences që po vizitojnë SHBA. Me këtë rast dua të përgëzojë diplomaten Ines Demiri për punën e saj të jashtëzakonshme që ajo bën dhe që po përfaqëson Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, për ndarjen e përvojave fetare dhe për të treguar unitetin në diversitet. Ku, patjetër Kosova, gjithmonë është një vend model në harmonin fetare”, shkruan Kukaj .

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat