Kongresisti Eliot Engel, u nderua me “Çmimin e Lidershipit të Kongresit” nga Komiteti Amerikan Izraelit ne Uashington

Amerika

Kongresisti Eliot Engel, u nderua me “Çmimin e Lidershipit të Kongresit” nga Komiteti Amerikan Izraelit ne Uashington

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 17 janar 2019 Në ora: 16:03
Kongresisti Eliot Engel

Presidenti AJC John Shapiro thote se :  "AJC është krenare që ka punuar me ju(Engel), gjatë gjithë sherbimit tuaj në Kongres për të avancuar vlerat demokratike, për të gjithë boten, dhe për të treguar se kemi për të çuar përpara edhe bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në vitet në vijim"

WASHINGTON, (14 janar 2019) - Komiteti Amerikan Izraelitt -  AJC, organizata jo-partiake - jo-qeveritare e avokimit në botë, ndau për vitin 2018 - “Çmimin e Lidershipit të Kongresit” - “Gesher” për kongresitin demokrat të New Yorkut, Eliot Engel - në përkushtimin e tij të vazhdueshëm, promovimin e këtij lidershipi në udhëheqjen globale në SHBA.

Në dekleratën e kësaj organizate për ndarjen e këtij çmimi Presidenti i saj John Shapiro thote se :  "AJC është krenare që ka punuar me ju(Engel), gjatë gjithë sherbimit tuaj në Kongres për të avancuar vlerat demokratike, për të gjithë boten, dhe për të treguar se kemi për të çuar përpara edhe bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në vitet në vijim".

Ai duke vlerësuar kongresitin Eliot Engel, ne ndarjen e cmimit u shpreh se : "Në Nju Jork, Uashington dhe në mbarë botën, ju keni qenë një partner i çmuar në ndërtimin e shoqërive më të drejta të plota dhe të barabarta. Ju jeni një zë i fuqishem për lidershipin amerikan në botë, një mik i palëkundur i marrëdhënieve SHBA-Izrael dhe popullit hebre e atij amerikan, dhe një avokat i fuqishëm për lidhjet jetësore midis Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës Latine ".

Kongresisti Eliot Engel i cili u nderua të martën mbrëma, nga Komiteti Amerikan hebraik (AJC), gjatë një ceremonie zhvilluar në Ambasadën e Izraelit në Uashington, DC.duke marr çmimin Gesher, i themeluar nga Instituti Latino dhe Instituti i Amerikës Latine, për të nderuar individët të cilët përmes udhëheqjes dhe angazhimit të tyre po ndërtojnë ura lidhje mes hebrenjve dhe latinve dhe për të çuar më tej marrëdhëniet e tyre të ngushta, tha se ishte shume i nderuar nga ky  çmim.

"Është një nder i vërtetë për të marrë çmimin “Gesher” të Komitetit Amerikan të Hebrenjve. “Gesher”, është një hebre një  urë lidhëse - që unë kam pasur gjatë gjithë karrierës time në kongres si frymëzim për ndërtimin e urave lidhëse midis popujve dhe komuniteteve të ndryshme. në të gjithë hemisferën perëndimore, dhe kështu unë gjithmonë do të vazhdoj të kontriboj që të ndërtoj ura miqësie me të gjithë popjut, për të sjellë drejtësi sociale dhe prosperitet më të madh ", tha kongresisti Engel.

Kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, i cili ka shërbyer në Kongres që nga viti 1989, është per kete ligjistature prej janarit Kryetari i ri i Komitetit të Marrëdhënive të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Duke folur betimin qe beri ne inagurimin e ligjistacionit te 116te, ai tha se . "Kongresi ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në politikën e jashtme amerikane, dhe unë jam i vendosur të siguroj se ne do të i përmbushim të gjitha detyrimet tona me përgjegjësi - Diplomacia dhe zhvillimi janë kritike për sigurinë tonë kombëtare", tha Engel, pasi ai u zgjodh njëzëri në këtë muaj ( 3 janar 2019) Kryetar i këtij komiteti të rëndësishëm të Kongresit.

Çmimi i Lidershipit të Kongresit të Komitetit Amerikan Izraelit - AJC-së, nderon me këtë  çmim për çdo vjet lider të dalluar me arritje të jashtëzakonshme në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Në dekleratën e kësaj organizate jo-partiake dhe jo qeveritare, thuhet se “Marrësit e këtij çmimi kanë demonstruar një angazhim te jashtezakonshem për të drejtat globale të njeriut, lirinë e fjalës, dhe fenë, si dhe në miqësinë e treguar ndaj Izraelit dhe popullit hebre.

Fituesit e mëparshëm të  çmimit “Çmimi i Lidershipit të Kongresit”, përfshijnë : Hillary Clinton, John Kerry, Mark Kirk, Tom Lantos, John Leëis, Joe Lieberman, Richard Lugar, John McCain, Ileana Ros-Lehtinen dhe Chris Smith.

Çmimi u nda për këtë vit me një ceremoni të organizuar në Institutin e Kulturës meksikane gjatë takimeve të Këshillit Kombëtar të Udhëheqjes të AJC në Uashington, D.C. Ndërsa, simbas raportimeve nga kjo ceremoni, thuhet se më shumë se 100 diplomatë nga dhjetra vende, duke përfshirë rreth 40 ambasadorë, si dhe shumë zyrtarë dhe ish-zyrtar ishin të pranishëm  në këtë ceremoni për ndarjen e këtij çmimi në Uashington D.C..

Ambasadori izraelit në SHBA Ron Dermer, ishte nji ndër folësit kryesor që i kushtoi një vlerësim të veçantë Kongresitit demokrat të New Yorkut Eliot  Engel në marrjen e “Çmimit i Lidershipit të Kongresit”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat