Regjimi serb nëpër histori, Daçiq këndon për Putinin!

Amerika

Regjimi serb nëpër histori, Daçiq këndon për Putinin!

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 janar 2019 Në ora: 23:10
Skënder Karaçica

Nëpër vite dhe ora e shekujve,regjimi serb në Beograd, për qëllimet e veta (politike) ka bërë pajada gëzime për të tjerët...

Në kulmin e ëndrrës patriotike të gënjeshtrës (sipas D.Çosiç), historia na tregon se si regjimi serb përmes vajzave të bukura të Serbisë dhe përtej kësaj ata ia ngulnin syrin dhëndurve nëpër Evropë dhe Moskë...!

Për të parë më ngat ,,orën e historisë serbe,, na ra në sy ,,diplomacia,, e Ivica Daçiç (ministër i jashtëm i Serbisë), që në shenjë të miqësisë këndoi dy këngë të njohura ruse para Carit të Rusisë, Vladmir Putin në Beograd (sic!).

Serbët këndojnë dhe bëjnë dhëndurë me vajzat dhe me motrat serbe, kur e kur duhen në plan të parë qëllimet e veta ndaj të tjerëve në Ballkan dhe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës!

Daçiçi këndoi në Beograd risisht, por shteti i Kosovës dhe populli shqiptar (1999) u ndanë njëherë e përgjithmonë...

Kënga pa pentragrom të Rusisë! Kënga e Daçiçit rusisht mbeti me pak duartrokitje, ndonëse Cari i Rusisë, Vladimir Putin e priste të marrë çekun e qeverisë për pastrimin e borxheve ...

Kënga mbeti vetëm kënga rusisht që pakkush e kuptoi mesazhin e saj në Beograd dhe në Ballkan...!

Çikago, më 19 janar 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat