13 vjetori i vdekjes, kujtohet nga njerëzit më të afërmt të Presidenti Rugova në SHBA

Amerika

13 vjetori i vdekjes, kujtohet nga njerëzit më të afërmt të Presidenti Rugova në SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 21 janar 2019 Në ora: 19:44
Ibrahim Rugova në ballinën e gazetës "Bota sot"

NEW YORK : Veprimtari Elmi Berisha e kujton mentorin e tij - presidentin historik Ibrahim Rugova në 13 vjetorin e vdekjes, duke postuar në rrjetin social Facebook një fotografi, të 14 vjetëve më parë - kur ai në Prishtinë i ka dorzuar për të fundit her një Proklamat të qytetit të Nju Jorkut, ku nderohet Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Duke shkruar se i përulemi me respekt njeriut të letrave, intelektualit, mendimtarit dhe burrështetasit që me punën, vizionin, dijen dhe urtësinë u lartësua në ikonë të lirisë dhe pavarësisë!.

Berisha shkruan : ““Sot e kujtoj me mall mikun tim, që çdo kohë me ofroj ngrohtësin , mentorin tim që me vizionin dhe urtësinë e tij, më rrefej se si t’a dua jetën si t’a dua kombin dhe si të triumfoj për të mirat e kombit. Presidenti Rugova, ishte dhe mbetet inspiruesi im që fjalët e tij me kan dihmuar për të ecur përpara dhe përballuar sfidat e jetës në cdo kohë. Presidenti Rugova ishte dhe mbetet lideri im që tër jetën do t’a ndjek rrugën dhe vizionin e tij! Prehu në paqe!

Kështu ka kujtuar 21 janarin 2016 - ditën, kur mbarë shqiptarët, në Kosovë, Shqipëri, dhe viset shqiptare, e diasporë, do të kujton sot 13 vjetorin i ikjes në amshim të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën.

Veprimtari i njohur i komunitetit - një nga njerëzit më të afërt në SHBA, të Presidentit Rugova - afaristi i suksesshëm nga Kosova Elmi Berisha kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, për SHBA dhe Kanada, dhe kryetar i degës së Vatrës për prefekturën Hudson Valley në Nju Jorkë, pwr çdo vjet kujton me nderim dhe respekt tw madh Rugovwn .

Ai vjen duke kujtuar me këtë rast, edhe lidhjet me mentorin e tij, siç e ka quajtur Elmi Berisha, Rugovwn, kujton se ka pasur nderin t’i shërbej njeriut që ndryshoj shekujt e historisë sonë kombëtare, burrit dhe mendjes më të ndritur të kombit, intelektualit dhe burrështetasit që me strategjinë e mendimit politik dhe karizmën e një lideri të jashtë -zakonshëm fitoj zemrat dhe mendjen e gjithë botës demokratike, shprehet ai.

Image

Elmi Berisha, është edhe autori ilibrit “Lidershipi” (shqip-anglisht), ku në faqen e parë, ai shkruan se :" Këtë libër ia kushtoj njeriut, që më së shumti në jetë e admiroj. Mikut që i ofroi ngrohtësi. Mentorit, që çdo herë me urtësinë e tij ishte udhërrefeyesi për jetën e tij. Inkurajuesit, që fjalët e tija e shpien përpara, autorin. Liderit, që dua t'ia ndjek vizionin dhe rrugën e tij - Presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë autori i librit Elmi Berisha.

Zoti Elmi Berisha u lind në Kpuz - komuna e Klinës (1970). Në vendlindje kreu shkollën fillore, kurse të mesmen ne Klinë. Studimet universitare i ndoqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Dutches Community College drejtimi "Business and Mangagement - Biznes dhe Manaxhment", pastaj në Madison University u diplomua në shkencat e "Business Management - Biznes dhe Manaxhment" ku vazhdoi studimet pasuniversitare dhe magjistroi po në universitetet me temën "Leadrship - Lidershipi".

Në Ashwoth Collge i kreu studimet dhe diplomoi në drejtimin"Crimanl Justice - E drejta kriminalistike". Studimet pasuniversitare në drejtimin " Forensic Science - Mjeksi Ligjore" i ndoqi në Henry C. Lee Institute of Forensic Science - Univ, of Neë Haven, kurse studimet pasuniversitare në drejtimin "Criman Justice - E drejta Kriminalistike" në John Jay College of Criminalistic Justice - City Univ. of New York. Është president i kompanisë Berisha Brohters Managmement, Inc. që nga themelimi i saj.

Image

Afaristi i suksesshëm nga Kosova Elmi Berisha eshte kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, për SHBA dhe Kanada, dhe kryetar i degës së Vatrës për prefekturën Hudson Valley në Nju Jorkë .

Ishte për disa vjet përfaqësues politik i presidentit Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë zyrës së Senatorit republikan Bob Dole (ambasador nderi i Kosovës në SHBA). Jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pjesën e lartme të New Yorkut, Dutches County.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat