Miku i shqiptarëve Engel përkujton Rugovën në 13 vjetorin e vdekjes së tij

Amerika

Miku i shqiptarëve Engel përkujton Rugovën në 13 vjetorin e vdekjes së tij

Nga: Beqir Sina - New York Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:04
Eliot Engel tek varri i Rugovës

Miku i shqiptarëve, Eliot Engel, i cili së fundmi ka marrë mandatin e ri si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Kongresin Amerikanë, ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me rastin e 13 vjetorit të vdekjes së Rugovës, Engel i cili njihet për mbështetjen e kamotshme të tij ndaj Kosovës ka përkujtuar mikun e tij kosovar me të cilin kishin mjaft takime gjatë kohës që punohej shumë për clirimin e Kosovës, e po ashtu edhe pas kësaj periudhe.

Engel si njëri ndër miqtë më të mirë të shqiptarëve, ka marrë pjesë edhe në varrimin e Rugovës në vitin 2006.

Ndërsa gjatë vitit 2015, gjatë një vizite në Kosovë, ai nuk harroi që të bëj homazhe pranë varrit të Rugovës, duke vendosur lule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat