Panairi ndërkombëtar “2019 New York Times Travel Show”, u prezantua në New York

Amerika

Panairi ndërkombëtar “2019 New York Times Travel Show”, u prezantua në New York

Nga: Beqir Sina - New York Më: 26 janar 2019 Në ora: 20:29
Pamje nga panairi

Panairi ndërkombëtar më i madh në planet “2019 New York Times Travel Show,” e cila është tregtia më e madhe e udhëtimeve, konsumatorëve, frekunetusve, dhe eksploruesve nga mbarë bota, për të gjashtëmbëdhjetën herë, po mbahet në qendrën e famëshme të ekspozitave dhe panaireve, “Jacob K. Javit Center” në qytetin e New York.

Nga që vitin e kaluar morën pjesë më shumë se 32,300 pjesëmarrës pra në vitin 2018, i cili simbas New York Times ishte dhe më i madhi në historinë e shfaqjes, me pjesëmarrësit e kësaj industrie që përfaqësonin rreth 100 milionë dollarë në shpenzimet e udhëtimit, dhe nga që pjesëmarrja në treg u rrit me 11 përqind në 2018, në 10,268, me agjentët e udhëtimit që përfaqësonin rreth 3.3 miliardë dollarë në shpenzime, këtë vitë organizatorët parashikojnë një pjesëmarrje edhe më te madhe dhe një përfitim më të madh.

Panairi ndërkombëtar “2019 New York Times Travel Show”, që u prezantuan në New York, nga 25 deri në 27 janar, për këtë edicion ka sjellur në  “Jacob K. Javit Center” në qytetin e New Yorkut,  më shumë se 600 ekspozues që përfaqësonin mbi 176 vende që marrin pjesë, ashtu si edhe më shumë se 1,300 anëtarë të mediave vendase dhe ndërkombëtare nga shtatë kontinente, ku në mesin e tyre bie në sy dhe pavioni i kompanisë elitare shqiptare në industrinë e turizimit botëror, “Adriatik Tours LLC” nga Durrësi me degën e saj këtu në Hartford - Connecticut (USA). 

Image

Gazeta  New York Times, shkruan për këtë panair se  “Travel Show 2019”, 25-27 janar 2019, në “Qendrën Jacob K. Javits” në Nju Jork, është destinacioni më prestigjoz për të gjetur një udhëtimin të këndshëm në industrin e turizimit, për t'u takuar dhe për të eksploruar në destinacione globale dhe vendore këtu në Amerikën e Jugut e të Veriut. 

Mbështetur nga më shumë se 40 sponsorë të industrisë dhe mediave, plus 1,384 gazetarë të akredituar nga media nga shumë vende anembanë botës, pjesëmarrësit e “New York Times Travel Show” kanë mundësinë për të marrin nga data 25 deri në 27 janar një vështrim më të cilësuar nga 7 kontinetet, të cilat janë nga më të preferuarat e njohur në të gjithë planetin tonë.

Image

ADRIATIK TOURS LLC, me qendër në Adriatik Hotel dhe Adriatik Tours në Durrës - Shqipëri dhe dega e saj e vendosur në West Hartford, CT, ofrojnë shërbime udhëtimi dhe paketa ekskluzive në të gjithë Shqipërinë, dhe Shtetet e Bashkuara.

Alisa Dudaj, përfaqësuesja zyrtare e “ADRIATIK TOURS LLC,” në pavionin e saj, në panairin “Travel Show 2019”, 25-27 janar 2019, në “Qendrën Jacob K. Javits” në Nju Jork, i tha gazetës sonë në Nju Jork, se kjo është pjesmarrja e dytë e kësaj kompanie, dhe ashtu si vitin e kaluar interesimi për Shqipërinë dhe turizimin e saj janë shtuar shumë, nëpërmjet kësaj pjesmarrje dhe përfaqësimi në këtë panair ndërkombëtar të turizmit që është më i famëshmi në të gjithë botën, organizuar nga gazeta me prestigjoze ne bote New York Times.

“Ne ofrojmë paketa konkurruese për individë, grupe dhe komision të lartë për agjentë udhëtimi. Ne po ashtu planifikojmë simbas dëshirës suaj dhe rregullojmë udhëtimin tuaj edhe me grupe në përputhje me rrethanat, duke ju marr nga Aeroporti i Tiranës, dhe duke u ofruar akomodim në Hotel Adriatik, Ne ofrojmë shërbimin e udhëtimit me cilesor në botë dhe kombinonimin e turneut tuaj edhe me destinacione turistike me Italinë, Kroacinë, Greqinë ose Malin e Zi, Maqedoninë, Francën, Spanjën, Austrinë, e tjer,  sipas preferencës suaj, duke iu ofruar per te marrë çmimin më të mirë të paketës suaj”, tha Dudaj.

Image

Shqipëria, e cila për shkak të infrastrukturës së dobët në të kaluarën  nuk ka qenë një destinacion shumë i popullarizuar turistik në krahasim me vendet e tjera evropiane, te bllokut komunist, me ndryshimet e mëdha që kan ndodhur këto 25 vitet e fundit me rënjen e atij regjimit, është bërë sot një vend mahnitës për t'u vizituar! kështu që tani ju vjen edhe ju si një mundësi e artë për të vizituar si çdo vend në botë, edhe Shqiperine. 

Dhe, një arsye më shumë se pse mund të zgjidhni Shqipërinë, është thjesht të pushoni, argëtoheni dhe kënaqeni dhe të bëni një udhëtim të mahnitshëm që ua garanton tashme edhe kompania “ADRIATIK TOURS LLC”, me qendër në Adriatik Hotel dhe Adriatik Tours në Durrës - Shqipëri dhe degën e saj e vendosur në West Hartford, CT,.

Image

Hotel historik luksoz 5 yje Adriatik, në plazhin e Durrësit,  u ndërtua më 1957, e cila është ikona e turizmit shqiptar që përfaqëson cdo gjë të bukur nga Shqipëria,me kompleksin turistik, që ndodhet në plazhin më ekskluziv në Durrës. 

Hotel Adriatik, që cerek shekulli me pare shërbente ekskluzivisht vetëm për mysafirët e huaj, për ish udhëheqësit komunist të kohës, apo  diplomatët dhe delegacionet marksist leniniste, si dhe për mysafirët e huaj të shquar, deri në rënien e komunizmit, në 1991, ishte vetëm një ëndërr për shqiptarët. 

Image

Mirëpo, pas privatizimit të familjes Dudaj, "Adriatik Hotel", është sot tërësisht i rikonstruktuar, dhe që nga viti 2003, përfaqëson një kompleks ekskluziv me pesë yje të hapur për të gjithë, të prirur për të shijuar shërbimin e patëmetë në një vend të përsosur, duke ju orfuar më të bukurën dhe më të këndshëmen, në se vendosni të vizitoni Shqipërinë. 

I ndodhur vetem 25 minuta larg aeroportit të “Nëna Tereze” Rinas - Tiranë , vetëm pak 50 metra larg detit, me dy restorante të brendshme, një bar Pool, dy bare plazhi, me pishinën më të madhe në natyrë, 900 metra katrorë, në bregun më piktoresk shqiptar, Durrës,  të gjitha të rrethuar nga një kopsht me palme, parking privat, fushë tenisi dhe lojra të tjera argëtuese, dhomat  Pirja e duhanit, dhomat me mini-bar, kasaforta, linja direkte telefonike,kanale satelitore falas me TV, dhoma dhe ambiente te gjitha me ajër të kondicionuar,  Jacuzzi dhe vaskë, WiFi është në dispozicion në të gjithë hotelin, ju bën edhe ju të zgjidhni për një tur këtë vit ADRIATIK TOURS LLC, me qendër në Adriatik Hotel dhe Adriatik Tours në Durrës - Shqipëri dhe dega e saj e vendosur në West Hartford, CT, sepse është ajo që ua garanton të gjitha dhe nuk ju zhgënjenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat