Vdekja e djalit të Nexhat Dacit nga orteku në Brezovicë, shkakton shok edhe në Amerikë

Amerika

Vdekja e djalit të Nexhat Dacit nga orteku në Brezovicë, shkakton shok edhe në Amerikë

Nga: Beqir Sina - New York Më: 26 janar 2019 Në ora: 21:26
Arian Daci

Sot tragjikisht ka vdekur Arian Daci, djali i akademikut Nexhat Daci.

Ai ka vdekur si pasojë e një orteku në Brezovicë, që e kishte zënë atë së bashku me një person tjetër, dhe ky i fundit raportohet të jetë vetëm i lënduar, shkruan “Bota sot”.

Ariani ishte zëvëndësministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës.

Miq, dashamirë dhe të afërm të akademik Nexhat Dacit në Amerikë, e kanë përjetuar në shok, vdekjen e Arian Dacit, që ndërroi jetë pasi që është zënë nga orteku në Brezovicë, teksa ushtronte edhe detyrën e zëvendës-ministrit të Ministrisë së Diasporës në Qeverinë e Kosovës.

Image
Elmi Berisha

Elmi Berisha - Kryetari i Rrjetit të Bisneseve Shqiptare në Botë, për SHBA e Kanada, miku i tij më i afërt në Shtetet e Bashkuara të akademik Nexhat Dacit, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Arian Dacit sot në Brezovicë, djalit te mikut te tij me te shtrejt.

Zoti Berisha, ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se lajmi për vdekjen e djalit të akademik Nexhat Dacit, ishte tejet pikëllues, dhe e rëndë për familjen Daci, miqt e tij dhe dashamirët, të gjithë ata që e njohën.

Image

“Kumti i vdekjes eshte lajmi me i rëndë nga vdekja parakoheshme dhe e paprtitur e djalit të mikut tim të përjetëshëm, Arian Dacit, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Familjes Berisha, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre, djalit të vetëm dhe shumë të shtrëjtë”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat