E drejta mënon, por nuk harron!

Amerika

E drejta mënon, por nuk harron!

Nga: Sali Bollati Më: 30 janar 2019 Në ora: 08:10
Sali Bollati

Lajmi shume i pritur, për Bazën Ajrore Amerikane në Kuçovë; më gëzoi pamasë, jo se banoj prej 20 vjetësh në AMERIKËN E BEKUAR NGA ZOTI. Nuk mund ta harroj asnjëherë se jam Shqiptar, i lindur në Çamërinë Shqiptare dhe njëkohësisht edhe shtetas Amerikan. SHBA-ja është krijuar, rritur e zhvilluar si shtet i përsosur pafund nga emigrantët e ardhur nga të gjitha vendet e ndryshme të botës mbarë edhe për ne, Shqiptarët nga të gjitha trojet etnike na shërben si një vendlindje e dyte; që nga ardhjet e para tonat para mbi 150 vjetëve e vazhdimisht edhe sot na lejon të flasim e të mësojmë Gluhën e Perëndisë- Shqipen e Bekuar, të ruajmë zakonet e doket tona mijëra vjeçare, me dasma dhe gezime, të punojmë pa diskriminim, duke njohur e respektuar ligjet demokratike në fuqi.

Këtu, në kët Amerikën e Bekuar, ke mundësi të shpalosish Flamurin Kuq e Zi si mbi ballkonin e shtëpisë po ashtu edhe në zyrën ose vendin e punës dhe të parakalosh me Krenari në rrugët e bulevardet. Pra e ndjen vehten Amerikan pa e mohuar Shqiptarësin .

Këtu në America u pregatiten dhe u brymosën motrat Qirjazi qe së bashku me Kristo Dakon filluan të hapin shkolla shqipe në Shqiperi nga fundi I shekullit nëndëmedhjet.

Këtu Fan Noli me Kristo Kirkën At Stath Melanin e tj. ngritën Kishën Ortodokse Shqiptare, këtu u themelua edhe Vatra e atëhershme bashkë Diellin, këtu emigrantët Shqiptarë mblidhnin e dërgonin të holla jo vetëm për familjet edhe për shtetin e ri shqiptar qe po ngrihej.

Kristo Dako me ndihmën amerikane filluan e ngriten shkollat bujqesore dhe teknike në Shqipëri për edukimin dhe përgatitjen e rinisë.

Presidenti Wilson si i vetmi ngriti e vendosi ne Konferencen e Paqes ne Paris më 1919, se Shqipëria duhet të jetë e pavarur dhe po presidenti Clinton mundësoi që Kosova të çlirohet nga pushtimi e masakrat e Millosheviçit dhe po presidenti Bush më 2007, vendosi që shteti shqiptar i Kosovës të jetë i Pavarur.

Pritja Madhështore në Tiranë për Sekretarin e Shtetit Amerikan Hon.Baker, nuk përsëritet.

Me shumë krenari dhe drejtesi ne shqiptarët jemi mbi 98% të popullatës me Amerikën, si asnjë vend tjetër në botë.

Profesori I Columbia University Dr. D Phillips, ketu ne NY mbasi nje Diallogu midis intelektualeve Shqiptarë me intelektualë grekë; organizoi ne Tirane e 2012 një Konferencë Akademike mbi Fqinjësinë Shqiptare nga të gjitha Trojet Shqiptare te ndara nga Europa padrejtësisht shovinistave grekë e serbë.

Unë, në Falenderimin për Amerikën e Bekuar, vjet shpreha dëshirën e madhe që një ditë me mikëpritjen e famshme shqiptare, të ulet bashkë me Shqiptarët e Shqipërisë së cunguar të 1912, me ata të Kosovës së Pavarur, të Iliridës, të Malit të Zi dhe ashtu si e shprehin Amerikanët- Last but not Least -të Çamërisë Shqiptare të Gjakosur, por të Paharruar; Fqinjësinë Shqiptare ta bëjmë NJË TË VETME TË BASHKUAR!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat