Në Çikago dimri me "dhëmbë"

Amerika

Në Çikago dimri me "dhëmbë"

Nga: Skënder Karaçica Më: 31 janar 2019 Në ora: 19:20
Skënder Karaçica

Tash e dy ditë në shtetin e Ilinoisit (Çikago)ka ardhur dimëri polar me temperaturë të lartë deri në - 30 gradë cilësues gjatë ditës dhe gjatë natës temperatura shkan përtej kësaj,thonë meteralogët në mjetet e informimi duke i prorositur qytetarët amerikanë që mos të lëvizin pa ndonjë nevojë në dimërin vertetë me
dhëmbë".

Për shkak të ftohtit polar në Çikago të gjitha shkollat, universitetet dhe jeta publike dhe insitutcionet tjera ekonomike e të biznesit janë mbyllur për shkak të dimërit të ashpër me temperaturë të ulët dhe,sipas personelit shëndetësor kjo mund të sjellë dëme në shëndetin e qytetarëve,ndonëse nga të ftohtit kanë vdekur pesë veta,thuhet në shtypin e sotëm në Çikago.

Gjatë ditës nëpër rrugët kryesore të Çikagos që shkojnë në drejtim të shteteve tjera si në Wiskansin,Ohajo dhe Idiano dhe tutje në Amerikë,për shkak të ftohtit të madh shihen fare pak automjete në rrugë dhe dimëri më "dhëmbë" e ka marrë "pushtetin" në dorë në Çikago me rrethinë,thonë amerikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat