Serbia fsheh krimin përmes Kosovës!

Amerika

Serbia fsheh krimin përmes Kosovës!

Nga: Skënder Karaçica Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 07:13
Skënder Karaçica

Qysh nëpër vite, Serbia fashiste problemet e veta dhe ngritjen e pushteteve e ka nisur përmes Kosovës.

Tash e dhjetë javë,Serbia është ngritur në këmbë dhe po kërkohet dorëheqja e Aleksandër Vuçiq dhe të regjimit të tij të dështuar për popullin serb, kështu thuhet në Beograd dhe në qytetet e Serbisë.

Protestat e popullit nuk kanë të ndalur, ndërsa A.Vuçiq në orën e turpit para botës dhe BE-së thekson se ,,shqiptarët dëshirojnë rrëzimin tim ,,(sic!), propagandë kjo e njohur antishqiptare, që, saherë është ndezur politika në Serbi, ata e kanë mashtruar popullin e vet se kjo ,,na vjen nga shqiptarët dhe nga Kosova,, (sic!).

Sa turp! Sa denigruese! Sa antinjerëzore! Sa antidemokfratike! Po kush i beson gënjeshtrës serbe dhe Beogradit, kur e kur popujt liridashës të Evropës dhe të miqësisë së përjetshme të Amerikës me popullin shqiptar në Ballkan, nuk do të binden kurrën e kurrës me trashëgimtarin e skenarëve të gjenocidit ndaj popujve jo serbë, të gënjeshtarit para Evropës, të A.Vuçiq që po mundohet të shpëtojë lëkurën e tij para popullit serb dhe para Serbisë fashiste...!

A.Vuçiq larg duart nga shqiptarët dhe nga Kosova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat