"Vendi Im" - Ngjyrat më të bukura të Melosit Shqiptarë, për 11-të vjetorin e Pavarsisë së Kosovës në New York 

Amerika

"Vendi Im" - Ngjyrat më të bukura të Melosit Shqiptarë, për 11-të vjetorin e Pavarsisë së Kosovës në New York 

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 22 shkurt 2019 Në ora: 14:43
Koncert recital ne Nju Jork per 11 vjetorin e pavaresis se Kosoves

NEW YORK CITY : -( Bota sot ) Këngët e kënduara nga populli, të sjellura në frymën Klasike dhe atë Folk/Jazz, nga më të bukurat Shqipe janë interpretuar në Teatrin Skandinav te Scandinavia House në New York City (E Shtune 16-të shkurt 2018), dedikim 11 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës! 

Kasti, i përbër me muziktarë nga Kosova dhe Internacional me rezidencë dhe karierë të suksesshme në New York si: Ergin Oda - Baritone, Taulant Mehmeti (Guitar/Bass/Çifteli), Baden Goyo (Piano [Grammy Winning Pianist]), Sergej Avanesov (Saxophone), Jeta Monet (Vocal-Guitar), Jason Wastor (Perkusione), Faton Kaja (Tupan), për Publikun e Komunitetit Shqiptarë të New York solli një Koncert të nivelit artistik! 

Me këtë rast janë interpretuar: 

Të falemi o dhe (Kushtrimi Arbëreshë) (nga: Dasma Arbëreshe, e Kompozitor / Akademik Rauf Dhomi, 

Hej Ju Male (Këngë Epike) nga Çesk Zadeja

Pranvera filloi me ardh (Shkodrane)

Un’ o ty moj të kam dashtë (Elbasanase) 

Kroi i fshatit tonë (Korçare) etj, të interpretuara në frymën klasike dhe folk/jazz

Ergin ODA, Baritoni me karierë e residencë në New York, emocionoi audiencën duke dhuruar një buqetë ngjyrash folklori me finesa Klasike për fanatikët e këngës Shqipe! 

Baden Goyo (Grammy Winning Pianist) me prejardhje nga Venezuela, shoqërues në piano, befasoi të pranishmit me virtuozitetin dhe elegancën e servimit të këngës shqipe! 

Me këtë rast u ndigjua tingulli i Çiftelisë me një Kosovology nga Taulant Mehmeti që emocionoi audiencën e pranishme! 

Dashamirësit e artitit, publiku prezent, vlersuan në superlativ performancën dedikuar Pavarsisë së vendit! 

Kongresisti, meritëlartë Joe DioGuardi, bëri thirrje që projekte të tilla që kanë për synim nxjerrjën e vlerave artistike Kombëtare në pah të përkrahen e mbështetën, sepse janë kart identiteti për Komunitetin Shqiptarë të Amerikës, e sidomos për gjeneratat që vijnë! Një traditë si kjo duhet vazhduar

-VENDI IM- vjenë sërish me 15-të Shkurt të vitit 2020 në një format tjetër.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat