Rama Ik! – “Zëri i Amerikës është Zëri i Lirië, Jo kazan”!

Amerika

Rama Ik! – “Zëri i Amerikës është Zëri i Lirië, Jo kazan”!

Nga: Beqir Sina Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:47
Ish të përndjekurit dhe ish të burgosurit politik me protestë mbështesin opozitën në Shqipëri, dhe kërkojnë largimin e Ramës

NEW YORK CITY : Protesta e 16 Shkurtit, ajo e së të enjtes ku deputetët e opozitës dorëzuan dhe mandatet e tyre në Shqipëri, është përcjellur me vëmendje të madhe nga shqiptarët e Amerikës.

Një grup ish të përdjekur dhe ish tëtë burgosur politik në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, në Shqipëri, u bënë bashkë me të rinjët e te rejat dhe dolën në një protestë mbrëm para godinës së Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë në qytetin e Nju Jorkut, për të mbështetur opozitën shqiptare në protestat e tyre për largimin e Kryeministrit Rama.

Njëri nga pjesmarrësit e kësaj proteste në llogarin e tij në rrjetin social Facebook, postojë fotografitë nga kjo protestë mjaft paqësore në Nju Jork, dhe shkruajti se të enjten në mbrëmje, 21 Shkurt 2019, para ndërtesës së Misionit të Përherëshëm Republikës së Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara, kan qenë një grup shqiptaro-amerikanësh, ish të përndjekur dhe ish të burgosur poliitik, që ashtu siç kishin njoftuar edhe në rrjetet sociale protestuan kundër Qeverisë së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe mbështetur me këtë rast opozitën në Shqipëri për largimin e kësaj qeverie.

Image

Ata thanë se kjo qeveri udhëhiqet nga bijët e bijët e Bllokut, teksa mbajn ende një Ministër i Brendëshëm - ish Gjeneral i Enver Hoxhës, Sandër Lleshaj, dhe ish Ministri i Brendëshëm i Ramiz Alisë, Kryetar i Parlamenit Gramoz Ruci, e tjer.

Ndërsa, përmes pankartave që mbanin ndër duar protestuesit shprehën solidaritet me kërkesat e opozitës shqiptare dhe e quajtën veprim të drejt djegien e mandateve nga deputetët opozitarë.

“Një Qeveri si ajo Edi Ramës, e inkriminuar në të gjitha struktuarat, nuk ka të drejtë që të qeverisë shqiptarët, u shprehën ata gjatë protestës. Qeveria e Ramës nuk qeveris për shqiptarët, por për oligarkinë që i ka futë kthetrat ekonomisë dhe ia ka zënë frymën qytetarëve,” shkruajti njeri prej organizatorëve në statusin e tij në Facebook, duke shtuar se : “.Koncesionet, tenderat e parablerë, droga, trafiqet, krimi absolut, ardhja në pushtet me votat e vjedhura, janë disa nga cilësitë e qeverimit socialist me në krye Edi Ramën and Company.”

Po ashtu protestuesit edhe me thirrje të forta dhe pankartat shprehën zemratë për akuzat dhe “ofendimet” në vijëmësi të kryeministrit Rama, ndaj Zërit të Amerikës, dhe kundrejt Donald Trumpit Presidentit të SHBA, lëshuar prej Ramës, tre vejt më parë, dhe dënuan vjedhjen e votave dhe korrupsionin e qeveritarëve socialist.

Protestuesit të cilët thanë se Zëri i Amerikës, ka qenë e vetmja shpres e tyre për liri e demokraci, për të përndjekurit politik dhe ish të burgosurit politik, në Shqipëri, gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës, dhe axhensia e lajmeve nga Uashingtoni, ajo që ka dhënë një kontribut e ka luajtur një rol historik në rrëzimin e komunizimit, dhe simbas tyre është dhe do të mbetet për ta e frymëzim dhe shpres.

Image

Në një nga pankartat shkruhej” Zëri i Amerikës, është Zëri i Lirië, Jo kazan”! o Kryeminister komunist!

Ndërkohë, në pankartat e tjera dënohej krimi dhe drejtimi autoritar dhe i dhunshëm i kryeministrit, vjedhja e votave, kriminalizmi i shtetit, dhe kthimi i diktaturës dhe pinjollëve të saj, ata i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve të Amerikës , t'ju bashkohen dhe të mbështesin opozitën në Shqipëri për largimin e Edi Ramës, dhe vemjet e komunizmit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat