Miku i madh i shqiptarëve përsëri kritikon BE-në për Kosovën: Është frustruese mos liberalizimi

Amerika

Miku i madh i shqiptarëve përsëri kritikon BE-në për Kosovën: Është frustruese mos liberalizimi

Nga: Beqir SINA Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 07:51
Engel i drejtohet Samitit të Angazhimit Global 2019 në Kombet e Bashkuara

Kongresmeni Eliot Engel, Kryetari i Komitetit të Marëdhënive të Jashtme të Kongresit, dje iu drejtua me një fjalim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara studentëve delagat nga të gjithë vendet e botës dhe SHBA të cilët ishin pjesëmarrës në Samitin e Angazhimit Global 2019-të mbajtur këtë fundjavë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Takimi i Angazhimeve Globale është Samiti  më i madh vjetore e të gjitha vendeve anëtare të KB në Nju Jork, duke mbledhur  mbi 1,500 studentë nga kolegjet amerikane dhe udhëheqës të tjerë të organizates UNA-USA (Shoqata e Kombeve të Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara) për të eksploruar misionin jetik dhe punën e Kombeve të Bashkuara . 

Ligjëvënsi amerikan Eliot L. Engel duke ju drejtuar Samitit të Angazhimit Global të premten, më 22 shkurt 2019., e cila është mbledhja më e madhe vjetore mbajti fjalimin kryesor në Sallën e Asamblesë së Përgjithshme në selinë e OKB-së në qytetin e Nju Jorkut.

Image

"Unë jam shumë i lumtur që po flasë nga kjo foltore e gjithë botës këtu përpara një brezi të ardhshëm të shërbyesve publikë dhe mendimtarëve - njerëzit që do të kërkojnë të marrin në të ardhmen rolin e udhëheqjes dhe të vazhdojnë punën për ndërtimin e një bote më të sigurtë dhe më të begatë", tha Engel në fjalën e tij, duke faleminderuar dhe mirënjohës për angazhimin e këtyre studentve, tha ai.

Fjalimi i Engel u përqendrua në rolin që Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara po luajnë në adresimin e sfidave globale, me një fokus të veçantë në përfundimin e krizës në Jemen.

"Edhe ne (SHBA)si vendi më i fuqishëm në botë, mund të bëjmë më shumë pra edhe më tepër kur bashkohemi me vendet e tjera dhe jo vetëm atë", tha Engel teksa shtojë se : “Duke punuar së bashku përmes Kombeve të Bashkuara, ne së bashku bëhemi një instrument kritik në adresimin e disa prej sfidave tona globale” tha ai.

"Nëse ju keni qenë duke ndjekur punën e Kongresit javët e fundit, ju e dini që Dhoma e Përfaqësuesvd sapo ka kaluar legjislacionin që do të kërkonte përfshirjen e Amerikës në luftën në Jemen. Kjo luftë është një katastrofë e tillë zemërthyese. Çdo muaj, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së dërgon ushqime për më shumë se 7.9 milion jemenas. UNICEF po ndihmon fëmijët që përballen me tmerret e paimagjinueshme të jetesës në mes të konfliktit. Dhe UNHCR vazhdon të ndërtojë strehimore dhe të drejtojë qendra komunitare për Jemenët e zhvendosur. Vetëm këto përpjekje nuk do ta zgjidhin këtë krizë. Por pa KB që janë duke mbështetur këtë krizë së bashku me qeveritë anembanë botës që duan të shohin një zgjidhje politike për dhunën në Jemen, këto dridhje të dritës me siguri që do të errësohen ".

Simbas një njoftimi brenda margjinave të Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se Kongresiti Eliot Engel u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres për të diskutuar një mori çështjesh ndërkombëtare, duke përfshirë nevojën kritike për të adresuar ndryshimet klimatike të premten, më 22 shkurt 2019.

Engel beson se SHBA duhet të jetë lider global në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe zhvillimin e një ekonomie të gjelbër thuhet në deklerat pa specifikuar se çfarë ka biseduar tjetër kur kan përmendur çështjet Ndërkombëtare.

Image

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, i cili sapo është kthyer nga Brukseli ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë dhe deklarojë se “Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet “ , merr pjesë tani në Samitin e Angazhimit Global (të premten, më 22 shkurt 2019), e cila është mbledhja më e madhe vjetore ku ai mbajti fjalimin kryesor në Sallën e Asamblesë së Përgjithshme në selinë e OKB-së në qytetin e Nju Jorkut.

Ndërkohë , Engel duke folur për gazetarët në Bruksel, duhet cekur se ai kujtoi ratifikimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, pas së cilës gjë Bashkimi Evropian i ka premtuar liberalizimin e vizave me vendet e BE-së.

“Kjo gjë (v.j. liberalizimi i vizave) nuk ka ndodhur ende dhe është frustruese”, tha Engel, raporton Radio Evropa e Lirë, përcollën mediat e ndryshme.

Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi qysh në mars të vitit të kaluar.

“Po qe se Kosova e sheh se nëse përgjigjet pozitivisht, fiton diçka pozitive, atëherë nuk do të kishte problem. Problemi ekziston se ata po e shohin se nuk fitojnë asgjë”, tha Engel në Bruksel javën e shkuar.

Komentet e tij erdhën pas presionit të shtuar amerikan mbi Kosovën që të tërheqë taksën 100% që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur në disa raste se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Ndërkohë, që Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është kundër interesave amerikane, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ngulur këmbë se nuk do të vazhdojë dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, derisa të mos hiqet taksa.

Engel ka thënë  se edhe Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL, si dhe të mos përpiqet t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai deklaruar se shpreson se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të dalin me një plan për ecjen përpara dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat