Haradinaj dekoron Mark Gjonajn me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Amerika

Haradinaj dekoron Mark Gjonajn me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:25
Mark Gjonaj dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj priti sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj Shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut, bashkë me delegacionin nga shqiptarët e Nju Jorkut.

Me këtë rast Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar  anëtarin e Këshillit Bashkian të New Yorkut, Mark Gjonaj me medaljen e “Gjergj Kastriotit Skënderbeut”. 

Kjo dekoratë iu dha atij për promovimin e vlerave të kombit shqiptar dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve, ka theksuar Kryeministri i Kososovës Ramush Haradinaj.

Image

Pas Kosovës, zoti Mark Gjonaj dhe veprimtarët nga Amerika që shoqërojnë atë - do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Shqipëri me ftes të Kryeministrit Edi Rama, dhe më pas do të vizitojnë Komunën e Tuzit- Malin e Zi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat