NjuJork: U festua 7 dhe 8 Marsi Dita e Grave dhe Mësuesve nga AAWO “Motrat Qiriazi”

Amerika

NjuJork: U festua 7 dhe 8 Marsi Dita e Grave dhe Mësuesve nga AAWO “Motrat Qiriazi”

Nga: Beqir Sina Më: 5 mars 2019 Në ora: 06:45
NjuJork : U festua 7 dhe 8 Marsi Dita e Grave dhe Mësuesve nga AAWO “Motrat Qiriazi”
Fitues e vitit 2019 për AAWO ishin : sopranoja Lindita Mezini-Lole si Gruaja e Vitit, Afërdita Osmani si Mësuese e Vitit, Dino Erbeli për Filantropinë dhe pianistia Hermira Gjoni me cmimin Arritje të përjetshme në fushën e artit dhe arsimit. Ndërsa Qendra “Albanian Youth Center” në Greenwich, CT, me themelues e President filantropin e njohur Richard Lukaj,  mori çmimin për Prë “Ndikimin  dhe angazhim të jashtëzakonshëm  qytetar në Komunitet”' 
 
MANHATTAN NYC: Organizata Shqiptare Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi”, nisi të shtunën mbrëmë veprimtarinë vjetore me festimin e Ditës së Grave dhe Mësuesit duke festuar dhe filluar edhe fushatën për të ngritur fonde për Muzeun dhe Komunitetin Hebre në Prizeren - Kosovë.
 
Në këtë mbrëmje glamuroze morën pjesë udhëheqës të komunitetit, aktivist, artist, afarist, filantrop dhe biznesmeni shqiptar e amerikan,  miqtë  dhe mysafirët e tyre, përfshinë edhe përfaqësuesit diplomatik të dy shteteve tona : Ambasadoria e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, znj. Besiana Kadare, dhe diplomatia Ingrid Prizereni, Ambasadoria Teuta Sahatqija Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, me diplomatet Albana Bylykbashi dhe Ines Demiri.
 
Mbrëmja Gala Dita Ndërkombëtare e Gruas e AAWO 2019, këtë vit u dedikua e tëra për mbledhjen e fondeve një inisiativë kjo e dy biznesmenëve të shquar dhe filantropë z. Harry Bajraktari dhe z. Rrustem Gecaj - për Muzeun Hebraik dhe Qendrën Komunitare Hebraike që do ndërtohet në Prizeren - Kosovë.
 
Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi", e cila ka luajtur një rol kryesor në komunitetin shqiptaro-amerikan për më shumë se njëzet e pesë vjet, për dedikimin e mjeteve përfituese qe dalin nga kjo mbrëmje Gala, por edhe në fushata të tjera humanitare, përsëri ka mbledhur aktivistët dhe mbështetësit e saj - këtë vit për një tjetër kauzë të madhe, theksojë Presidentja e AAWO Beti Beno, Esq. duke iu referuar muzeut ne Prizeren.
 
"AAWO - është një organizatë që merret me cështjet e gruas, por ne gjithashtu kemi ndihmuar me ndihma shkollat, artin, kulturën dhe duke iu përgjigjur vazhdimisht nevojave të komunitetit, ndërsa, jemi të pranishëm në përmbushjen e këtyre nevojave se bashku me gjithe komunitetin shqiptar", shprehet Presidentia Beti Beno, Esq. e cila bashkonë forcat për të ndihmuar komunitetin dhe më gjerë ne cdo aktivitet të komunitetit shqiptar në SHBA.
 
Mbrëmja e Gala e 2 Marsit në “Battery Parks” Manhattan - Nju Jork, pronë e biznesmenit shqiptar Paul Nicaj - ndau simbas traditës së kësaj mbrëmje edhe cmimet në nderimin e grave të dalluara gjatë vitit, mësimdhënseve dhe filantropistëve për kontributet e tyre për komunitetin, si dhe të njerëzve dhe grupeve të sukseshme për arritje jetesore në artet,  kulturë dhe sport në komunitetin shqiptar dhe më gjerë.
 
Fitues e vitit 2019 për AAWO ishin sopranoja Lindita Mezini-Lole si Gruaja e Vitit, Afërdita Osmani si Mësuese e Vitit, Dino Erbeli për Filantropinë dhe pianistia Hermira Gjoni me cmimin Arritje Jetesore në fushën e artit dhe arsimit. Ndërsa Qendra “Albanian Youth Center” në Greenwich, CT, me themelues e President filantropin e njohur Richard Lukaj,  mori çmimin për për “Ndikimin  dhe angazhim të jashtëzakonshëm  qytetar në Komunitet”'. 
 
Që të gjithë morën nga një medalje të kristaltë, ku ishte gdhendur motivacioni, si dhe buqeta me lule të fresketa, e plot dhurata e urime të dashura nga fëmijët, prindërit, bashkëshortët dhe shoqet e tyre, në shenjë mirënjohje, dashurie, dhe respekti.
 
Gratë fituese nga foltorja falenderuan për vlerësimin dhe mbajtën nga një fjalim rasti emocionues.
 
Znj. Patricia “Patt” Engel, në emër të bashkëshortit të saj kongresistit Eliot Engel, dorëzojë  në këtë mbrëmje certifikatën e mirënjohjes së Kongresit për organizaten e gruas shqiptare amerikane AAWO; së bashku  më një certifikat mirënjohje nga nga zyra e Senatores Shtetërore e Shtetit të Nju Jorkut, Shelley B. Mayer. 
 
Për këtë mbrëmje AAWO, tha në dekeleratën e saj se ka qenë me fat që të ketë mbështetjen e aktivistëve të shquar të komunitetit në projekte dhe ngjarje të ndryshme. 
 
AAWO, vecoi Biznesmenët me bazë në Nju Jork, z. Harry Bajraktari dhe z. Rrustem Gecaj - të cilët i janë bashkuar në mbështetje të këtij projekti si moralisht ashtu edhe financiarisht. Ndërkohë, që faleminderojë dhe u ishte mirënjohës  edhe Shqiptarëve të tjerë, të cilët vazhdimisht  e kanë mbështetur gjithmonë, komunitetin shqiptar në SHBA, por edhe kësaj rradhe me bashkësinë hebraike me kete muze, që pa tjetër do të jetë një tregues i historisë, si dhe do të nxisë bashkjetesen e harmoninë fetare, ne te gjithe vendin.
 
Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj të cilët janë zotuar të mbledhin 50,000 dollarë për muzeun në Prizeren deri në fund të këtij muaji,  falënderuanë me këtë rast të gjithë përkrahësit për bujarinë e tyre për ngritjen e këtyre fondeve.
 
“Dëshiroj të përgëzoj Organizatën e Grave Shqiptare Amerikane dhe bordit, për të mbajtur këtë ngjarje të madhe sonte. Unë jam krenar për të gjitha veprimtarit që AAëO ka bërë në 25 vitet e fundit, në ndihmë në çështje të ndryshme në komunitetin tonë” tha veprimtari Harry Bajraktari në fjalën e tij përshëndetëse, duke shtuar se me këtë rast :”Unë dua të përgëzoj të nderuarit; Gruaja e Vitit - Lindita Neziri Lole, Mësuesja e Vitit - mbesa ime e talentuar dhe e bukur Aferdita Osmani, dhe për Arritje të Përjetshme”  mikun tim të mirë - Dino Erbeli dhe muzikanten e njohur  - Hermira Gjoni, si dhe grupin e qendrës së të rinjëve shqiptar në Kenektikët. Urime!”
 
Më pas Bajraktari - tha se :”Vitin e kaluar, miku ynë i mirë, Kongresmeni Eliot Engel, Rrustem Gecaj dhe unë u takuam me z. Votim Demiri, kreu i Bashkësisë Hebraike Shqiptare në Kosovë. Ai na informoi për një propozim për të ndërtuar një Muze Hebre - Shqiptar në Prizren. Të gjithë ne ishim shumë të emocionuar me këtë projekt. Ngaqë të gjithë jemi të vetëdijshëm për historinë e mahnitshme në mes të shqiptarëve dhe popullit hebre.
 
Siç e dini të gjithë, shqiptarët kryesisht që përbëhen nga muslimanët dhe të krishterët, e ortodoks e bektashinjët, asnjëher nuk kanë dashur të durojnë shekujt të pushtimit, okupimit, dëbimit dhe madje edhe gjenocidit. E megjithatë, kur u pushtua fillimisht nga italianët dhe pastaj nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nazistët urdhëruan  të dorëzonin listat e hebrenjve të strehuar në vendet tona për dëbim dhe përfundimisht shfarosjen, populli shqiptar ishte ai që me forcë refuzoi dhe në vend të kësaj doli që ti mbronte “banorët” e tyre hebrenj dhe mbi 1,800 refugjatë hebrenj të cilët kishin hyrë në Shqipëri gjatë luftës, të gjithë rezultuan të shpëtuar.
 
Mbasi sic dihet të gjitha urdhrat naziste nuk ishin në përputhje me kanunin shqiptar, një grup ligjesh zakonore mijëvjeçare me kodin e saj moral të Besës. Ku gjatë gjithë historisë së kombit shqiptar, Besa kuptohet si mbrojta e shënjët "mysafirët tanë para vetes", dhe thekson tolerancën dhe dhembshurinë.
 
Fakti që sot ekziston një komunitet hebre shqiptar në Kosovë, dhe natyrisht edhe në Shqipëri, është si një shpërblim përatë që bën shqiptarët si musliman dhe të krishter, guximin dhe dashamirësinë e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimet e tyre dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj parimit të Besës. 
 
Mirëpo, ngaqë deri tani nuk ka pasur një muze hebraik shqiptar për të treguar historinë e këtyre hebrenjëve që shpëtuan me familjet e tyre, nga  shqiptarët dhe dhe tregojë historinë e tyre, është se për këtë që ne kemi 'premtuar' të mbledhim mjete për ndërtimin e Muzeut Hebre Shqiptar në Prizren, unë dhe Rrustem Gecaj  jemi zotuar të mbledhim 50 mijë dollarë për muzeun.  Që tashmë e kemi ngritur deri në mbi 30,000 dollarë dhe deri në fund të këtij muaji, do të rritim bilancin prej 50,000 dollarë.
 
Harry Bajraktari, me këtë rast falënderoj Rrustem Gecajn dhe familjen e tij për të gjithë ndihmën dhe kontributin e tyre, dhe po ashtu falënderoj familjen tij të mrekullueshme për gjithë mbështetjen dhe ndihmën e tyre.
 
Ai tha se për të përmbushur këtë detyrë, ne jemi duke punuar ngushtë me Organizatën Amerikane të Grave Motrat Qeriazi dhe ne duam t'i falenderojmë për përkushtimin dhe përkushtimin e tyre.
 
“Së bashku, ne mund të ndërtojmë këtë institucion të madh që do të edukojë brezat që do të vijnë për atë se kush jemi.Faleminderit të gjithëve që jeni këtu sonte dhe për kontributin tuaj për këtë arsye.Zoti i bekoftë të gjithë ju!” përfundojë fjalën e tij veprimtari i njohur Harry Bajraktari.
 
Ky Projekt që realizohet me mbështetjen e Kongresmenit Eliot Engel, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, bëri të ditur edhe  Znj. Patricia M. Engel , bashkëshortja e tij, e cila mori pjesë vet në këtë veprimtari në mbështetje të projektit. 
 
Ajo tha se "ngritja e një muzeu të bukur të ri në një vend kryesisht musliman në një qytet me tre fe fetare monoteiste tregon se është e mundur që njerëzit e besimeve të ndryshme të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni ".
 
Ndërsa, Besiana Kadare, ambasadore në Misionin e Përherëshëm të Shqipërisë në KB, shprehu mirënjohjen e saj duke falenderuar AAWO dhe të pranishmit për ndihmën e madhe që i japin këtij komuniteti "shpesh ndihmën vullnetare për ta mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe traditën shqipe".
 
Ambasadori Teuta Sahatqija, shefia e Konsullatës së Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork,e cila eshte vet nga Prizereni,  tha se ky projekt do të dëshmojë për mbështetjen shqiptare për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdon mbështetjen për këtë ditë. "Qeveria e Kosovës ka dhënë ndërtesën. Komuna i ka dhënë të gjitha lejet. Kjo ndërtesë, me mbështetjen tuaj, do të bëhet një shtëpi hebraike në Kosovë "
 
Kjo mbrëmje festive përfshiu edhe preformacat e muzikës klasike shqiptare të përzgjedhur  nga dy muzikant të talentuar  Arenc Leka në violinë dhe Altin Shehu në piano, si dhe disa këngë nga soprano Lindita Mezini-Lole e cila interpretonte pjesë tradicionale shqiptare.
 
Me këtë rast kjo organizatë zhvilloi  edhe një llotari – shpërblyese.
 
Më pas muzika, kënga e vallja u bënë pjesa më e gëzueshme e kësaj feste qe kremtohet per çdo vit në këto dy dekadat e fundit nga Organizata e Grave Shqiptaro – Amerikane Motrat Qiriazi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat