Valentina, një grua e suksesshme në SHBA

Amerika

Valentina, një grua e suksesshme në SHBA

Nga: Faton Mehmeti Më: 17 mars 2019 Në ora: 13:29
Valentinë Salltakaj

Fatmirësisht femrat shqiptare në lëmi të ndryshme kanë korrur suksese, dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Femra të tilla si brenda Kosovës dhe jashtë saj nuk janë të pakta. Njëra ndër to është edhe Valentinë Salltakaj.

Valentina është 29 vjeç, ka mbaruar studimet për ekonomikë dhe juridik si dhe është në përfundim të studimeve të zbulimeve shkencore dhe të Mistikës në SHBA, në të cilën marrin pjesë student nga vende të ndryshme të botës. Valentina synon që pas mbarimit të studimeve në SHBA të rikthehet në atdhe për t`i shërbyer vendit tonë me ëndrrën e saj  të “ një Kosove ku dashuria, paqja dhe dinjiteti të mbizotërojnë”, shprehet Valentina për “ Bota Sot”.

Synimet e Valentinës janë që të shërbej si model për të rinjtë që të keni mbi të gjitha interesin e atdheut, së pari duke ndryshuar mentalitetin se “ pushteti nuk është për të vjedhur popullin, por për t’i shërbyer atij”.

Biografia e ngjeshur e Valntinës duhet të jetë edhe si model për të rinjtë që kohën më të mirë të jetës mos ta qojnë kot, por duke mësuar, duke u angazhuar që të jenë më të përgatitur për t’i shërbyer vendit profesionalisht dhe ndershmërisht.

 Valentina synon që në të ardhmen të hap në Kosovë fakultetin e Misitikës, që do u shërbente qytetarëve për të qenë më të gatshëm për të qenë më të suksesshëm.

Shpresojmë se si Valntina të kemi edhe të tjerë të suksesshëm, që do kthehen në atdhe për t’i shërbyer me dije dhe dinjitet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat