“Ne vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar” pas sulmeve të xhamisë në Zelandën e Re

Amerika

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar” pas sulmeve të xhamisë në Zelandën e Re

Nga: Beqir Sina - New York Më: 17 mars 2019 Në ora: 16:42
Staten Island NYC

Dhjetra përfaqësues lokal, klerikë, dhe besmitarë të komunitetit musliman të Staten Island, përfshirë edhe drejtuesit e lart të policisë së ishullit njujorkez Staten Island, u mblodhën të premten e kaluar njëditë pas ngjarjes për të treguar se janë në të bashkur për të dënuar të gjitha fromat e terrorizmit në botë, duke marrë si shkas ngjarjen e dhimbëshme në Zelandën e Re, ku u vranë 49 vetë dhe dhjetëra të tjer u plagosun në një dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, shkruan shtypi lokal në Staten Island, njofton Bota sot nga Nju Jorku.

Autoritetet thanë se sulmi u krye nga një nacionalist i bardhë që urren emigrantët, dhe ishte i frymëzuar nga motive te kengeve serbe , kanë transmetuar mbi sulmin e tmerrshëm në Facebook. Mediat sociale dhe ato prestigjoze botërore.

Një video 17-minutëshe, e një prej sulmeve që kanë ndodhur më 15 mars në Kristçërç të Zelandës së Re, nis me një skenë ku një burrë e identifikon veten si Brenton Tarrant, teksa niset drejt xhamisë, Al Noor, vend në të cilin janë vrarë 41 persona. Në prapavijë, dëgjohet një këngë nacionaliste serbe dhe një zë robotik që drejton Tarrant në rrugën për ku është nisur.

Kënga është thënë të jetë krijuar më 1995, gjatë luftërave që kanë rezultuar me shpërbërje të Jugosllavisë në vitet 1990, dhe me vdekjen e rreth 130,000 personave.)

Një i dyshuar u arrestua dhe doli në gjyq i akuzua për vrasje ndërkohë që dy të dyshuar të tjerë u arrestuan dhe u morën në pyetje për të përcaktuar rolin e tyre në sulmet, njoftoi Associated Press.

Tubimi i soladiritetit me dhimbjen që ka shkatuar akti terrorist në Zelandër e Re, dhe dënimi i njëzëshëm per tyre, u organizua nga Asambleisti i Nju Jorkut, Charles Fall (D-North Shore),  i cili thirri në këtë tubim uniteti anëtarë të komunitetit dhe liderë ndërfetar në Qendrën Kulturore Islame në qytetin Staten Island NY (në 307 Bulevardin Victory).

Image

"Komuniteti ynë është mjaft akivi dhe i angazhuar, kurdoher dhe kur them komunitet, dua të them i gjithë komuniteti në Staten Island", tha Imam Tahir Kukaj, gjatë një lutjeje të hapjes së këtij tubimi.

Asamblesiti Fall, tha se e kupton frikën dhe shqetësimin që myslimanët në Staten Island dhe në mbarë botën po përjetojnë, por si muslimanë, ai tha se frika nuk do ta ndalojë atë që të adhurojën Islamin, dhe të falin të premten e festat e tjera fetare.

"Urrejtja ndaj një komuniteti është urrejtje ndaj të gjitha komuniteteve. Ne jemi mbledhur së bashku për të dërguar një mesazh se nëse dikush me aktitet e tij përcjell ndonjë lloj urrejtjeje drejt një komuniteti, është urrejtje ndaj të gjitha komuniteteve", tha Fall.

Image

Komandanti i Policisë së qytetit  Staten Island në Nju Jork,  Kenneth Corey, tha se forca të ruajtjes së rendit  janë shpërndarë në të gjitha insitucionet fetare të adhurimit, në qytet duke shtuar se në këtë kohë, nuk ka ndonjë kërcënim specifik.

Komisioneri i NYPD, James P. O'Neill, lëshoi një deklaratë më herët dhe tha se departamenti vazhdon të punojë ngushtë me partnerët shtetërorë, federalë dhe ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit, për të garantuar sigurinë e qetësinë në cdo lagje të Nju Jorkut.

"Për komunitetin mysliman këtu në Nju Jork: Ne qëndrojmë gjithmonë me ju, dhe ne do të mbetemi vigjilentë në mbajtjen tuaj të sigurt - dhe të ju sigurojmë që të ndiheni të sigurt. Njerëzit që shërbejmë, në çdo lagje, gjithmonë duhet të jenë të lirë dhe pa frika dhe të kenë të drejtën e pandryshueshme për të adhuruar dhe për të jetuar në paqe ", tha O'Neill.

Image

Ai tha se NYPD nuk sheh një lidhje midis tragjedisë së Zelandës së Re dhe Qytetit të Nju Jorkut, megjithëse do të ketë patrullime në rritje dhe "prezencë të lartë të policisë kundër terrorizmit" në vende të ndryshme të qytetit.

"Ne duhet ta ndalojmë telegrafikimin e urrejtjes. Ne të gjithë duam të jetojmë, punojmë dhe adhurojmë në paqe ", tha këshilltarja e Bashkisë së Nnju Jorkut, Debi Rose (D-North Shore).

Përfaqësues nga Rep. Max Rose (D-Staten Island / South Brooklyn), Prokurori i Qarkut Michael E. McMahon dhe zyrat e Kontrolluesit të Neë York City Scott Stringer dhe liderë të tjerë të besimit në komunitet ishin gjithashtu të pranishëm.

Imami i njohur shqiptar në Nju Jork, Profesor Tahir Kukaj, Ju faleminderua zoti Charles Fall, për organizmin e këtij tubimi të unitetit ndërfetar,  anëtares së këshillit të qytetit Rose, shefit të policisë Kenneth Corey, Rabbi Mendy Mirocznik, Rabbi Sussman, Rabbi Bob Kaplan, Rabini Michael Hoëald, Rev. Dr. Demetrius Carolina, Peshkopit Dr. Victor Brown, përfaqësuesit të Kongresistit Max Rose, dhe shumë aktivistve e besimtarve që ishin  në Qendrën Kulturore Islame në qytetin Staten Island NY (në 307 Bulevardin Victory) , për të treguar mbështetjen e tyre për komunitetin musliman.

Image

Për sulmin terrorist të ndodhur javen e kaluar në Zelandë të Re, ku vdiqën rreth 50 besimtarë muslimanë dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar, atë ditë ka reaguar edhe imami shqiptar në Nju Jork, z. Tahir Kukaj, shkruan AAIC në rrjetin social Facebook.

“Ne e dënojmë sulmin terrorist kundrejt besimtarëve të pafajshëm muslimanë në Zelandë të Re. Ata u vranë pa mëshirë në një vend të shenjtë – xhaminë e tyre. Bota po vuan nga këto gjakderdhje të kudondodhura. U bëjmë thirrje të gjithë atyre që besojnë në Zot dhe humanizëm, të bashkohen kundër urretjes dhe djallit, të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe diversitetin. Dashtë Zoti që të bekojë shpirtrat e të vrarëve dhe t’u jap durim dhe forcë familjarëve dhe të dashurve të viktimave. Ne lutemi për Zelandën e Re që të tejkalojë këtë tragjedi!

Në emër të Qendrës Kulturore Islame Shqiptare, dua ti falenderoj të gjithë ata që na telefonuan, shkruan dhe na shfaqën mbështetjen. Zoti ju bekoftë të gjithëve!,” shkruan mes tjerash imami i njohur shqiptar, Kukaj, njofton Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat