Federata PanShqiptare VATRA në SHBA, “Perandoria Shqiptarëve” në Mërgim

Amerika

Federata PanShqiptare VATRA në SHBA, “Perandoria Shqiptarëve” në Mërgim

Nga: Gani Vila Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:20
Gani Vila

Shtetet elitare botërore me siguri që dinë dhe mbajnë sekret dicka më tepër se ato që thuhen publike mbi origjinen dhe vlerat e shqiptarëve nga periudha kur shteti Ilir ishte fuqi mesdhetare deri më sot.

Pushtimet e gjata shekullore të njëpasnjëshme të trevave shqiptare duke filluar nga pushtimi i perandorive Romake,Bizantine dhe Osmane,luftërat ballkanike dhe dy luftërat botërore e kanë vrarë popullin shqiptar, kane grabitur e tjëtersuar tokat,pasuritë intelektuale,krijuese,ekonomike,arkeologjike dhe historike të këtij vendi.Nga këto luftëra midis shekujve të VI-të dhe të VII-të fiset barabare sllave u ngujuan në trevat Ilire dhe vazhduan asimilimin e tyre nëpërmjet vrasjeve dhe sllavizimit e për rrjedhojë tokat ku ndodhen sot Sllovenia,Kroacia,Bosnja, Hercegovina dhe Sërbia janë treva të fisit Iliro-shqiptar,përfshi këtu edhe tokat e mbas vitit 1913 që ngelën jashtë kufijve tona, janë grabitje të trevave autoktone të popullit shqiptar. Jo vetëm pushtuesit e tokave tona, por dhe një kategori e shteteve të tjera europiane kanë qenë dhe janë gjithmonë konstant në qëndrimet e tyre anti - shqiptare.

Ata mendojnë se Shqiperia dhe shqiptaret duhet të zhduken si tokë,si shtet dhe si komb.

Disa shtete edhe pse e dinë mirë origjinën e kombi shqiptar që jeton në tokën e tij autoktone, na quajnë të ardhur,të tjerët na quajnë barbarë,sot na etiketojnë edhe si shtet mysliman.Dikur këto kombe pushtuese krahas shpatave dhe pushkëve vrastare ndër të tjera kërkonin romanizimin,sllavizimin e osmanizimin e popullsisë shqiptare.A thua të jetë thjeshtë kjo një “ofertë” e elementit të asimilimit në funksion për lehtësi pushtimi të asaj kohe.Unë them se jo,pasi pushtuesit e kanë maskuar atë.Pamja e jashtëme e këtij fenomeni nuk është si thelbi i saj sepse asimilimi ka në brëndësi një element tjetër të rëndësishëm të aplikuar nga pushtuesit që është “përzierja e gjakut “ me popullsinë shqiptare.Kjo nuk është thënë ndonjëherë dhe nuk pritet që trashgimtarët e pushtuesve tanë ta thonë dhe ta pranojnë publikisht se një ndër qëllimet e tyre kryesore gjatë pushtimit të tokave tona ka qënë edhe tendenca për përzierjen e gjakut të tyre me kombin shqiptar.

Kjo nuk është aksident ose rrastësi.

Prandaj ne shqiptarët duhert të zgjojmë ndjenjën kombëtare dhe të mendojmë pse të huajt me çdo formë na luftojnë,por nga ana tjetër genin tonë ata duan ta përvetësojnë.Në shekuj na vranë,na shkatërruan,na pëçanë,na grabitën ,me dhunim na ndërruan fenë e na vitaliteti i mbijetesës dhe i vlerave të kombit shqiptar shkëlqejnë në botë në të gjitha kohërat dhe fushat e jetës.Nga gjiri i kombit shqiptar kanë lindur shumë personalitete me vlera botërore;mbi 30 perandorë romakë dhe mbi 6 perandorë të bizantit me origjinë Ilire,katër Papa me origjinë shqiptare,39 kryeministra k/vezirë e pashallarë në Perandorinë Osmane. Pjesëtarë të familjes Gjika për dyqind e pesëdhjetë vjet radhazi,fillimisht drejtuan principatat e Vllahisë dhe të Moldavisë dhe pastaj Rumaninë e bashkuar.

Një elitë strategësh dhe me mijra luftëtarë shqiptarë që i sollën Greqisë pavarësinë nga pushtimi osman e më pas 11 kryeministra dhe 2 presidenta me origjin shqiptare që e udhëhoqën shtetin grek.Shqiptarët sunduan dukshëm Egjyptin nga vitet 1805 deri në vitin 1953 kur mbreti Faruk la fronin mbretëror.

Gjergj Kastriot Skenderbeu e shpëtoi Europën nga pushtimi Osman e cila sot se pranon Shqiperinë antarë të saj.Shqiptarët i kanë dhuruar botës të ngarkuar me urrejtje e krime në kohën e duhur Nënën Terezën që solli epokën e dashurisë,të faljes,të urtësisë,të humanizmit,nënën pa kufi të dashurisë njerëzore. 

Këto janë vetëm një pjesë e vlerave të spikatura të kombit tonë,pasi shumë e shumë thesare të tjera te vjedhura,të zhdukura e të manipuluara i kanë fshehur fuqitë europiane me qëllim që shqiptarët të mos mësojnë të vërtetën për historinë e prejardhejes së tyre. Nuk është rrastësi që shtetet europiane anti - shqiptare, veçnërisht ato që kanë pretendime teritoriale,hedhin në opinionin botëror teorira të ndryshme kundrejt shqiptarëve ku do të citoja njërën prej tyre se “ shqiptarët nuk dinë të qeverisin,nuk dinë të bëjnë shtet “.Këto teori anti - shqiptare ne nuk duhet t’i nënvlehtësojmë, por duhet t’i shikojmë e të mësojmë se çfarë fshihet mbas tyre. Nuk është kjo thjeshtë një propagandë fyerje apo përbuzje, sikurse të lë përshtypjen në pamjen e pare.Ky është një agresion i hapur psikologjik që nuk mbaron vetëm me kaq,pasi mbas tij fshihet qëllimi i vërtetë i veprimtarisë agjenturore të cilët punojnë pandërprerje për të penguar ecurinë e shtetit shqiptar.Në të dyja rastet ,në se merresh e humbet kohë, ose e nënvleftëson ketë “agresion”, je i humbur,pasi thelbi i çështjes qëndron tek veprimtaria praktike e tyre që për shumë vite dhe aktualisht në vazhdim kanë arritur që shtetin dhe kombin shqiptar shpesh herë ta destabilizojnë.

Në Shqipëri këto fenomene kanë rrënjë të thella, por çuditërisht shqiptarët gënjehen pas gjetheve që bien në vjeshtë, duke harruar rrënjët.Kohët e fundit fatkeqësisht ky fenomen i “suksesshëm i padronëve” u mboll edhe në Kosovë.Ja psh.populli kosovar ,në votimet e para mbas Pavarësisë së Kosovës, manifestoi dhe inplementoi një kulturë të lartë demokratike.Në dy zgjedhjet e para elektorale, ato parlamentare dhe ato lokale , Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i nxori rezultatet përfundimtare të votimeve brënda afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.Ky akt cilivizimi demokratik që tregoi populli i Kosovës në proçeset zgjedhore u “ manaxhua” menjëherë nga padronët dhe “ mikrobi “ shqiptar u mboll menjëherë edhe në jetën zgjedhore të Republikës së Kosovës.I njëjti mikrob, por me simptoma të ndryshme është shfaqur edhe në partitë shqiptare që jetojnë në trevat tona etnike të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Manipulimi i vazhdueshëm i votave elektorale të popullsisë shqiptare në të gjitha trevat ka cënuar elementin thelbësor të demokracisë të votës së lirë.Ky fenomen në vëndlindjet tona nxorri jashtë funksionit sistemin ekonomik të tregut të lirë dhe e monopolizoi ekonominë duke krijuar Industrinë Fitimprurse të Partive.

Kështu partitë politike dhe deputetët shqiptarë janë blerë dhe janë shitur si mallra tregu.Kjo lloj industrie ka dëmtuar jo vetëm imazhin e sistemit demokratike , por ka influencuar direkt edhe në prishjen e balancës së shtresave të shoqërisë shqiptare e për rrjedhojë në bllokimin e mekanizmit të funksionimit të shtetit.Pa hyrë në korrupsionin,drogën,trafiqet,monopolet,vjedhjet etj, për të shmangur zgjatjen e shkrimit, solla si shëmbull vetëm manipulimin e votës së lirë e cila është burim i mundshëm i të gjitha të këqijave që shoqëria ka sot në botë. 

Ashtu si është ndarë nga fuqitë e mëdha kombi shqiptar,ashtu si është luftuar e po luftohet kundëra tij nga fqinjët, por të mbështetur edhe nga shtete të tjerëa lind pyetja dilemë:Vërtet nga jashtë të huajt na luftojnë ?.Po përse shqiptarët nga brënda prej të huajve manipulohen ?.Përse ne presim të na rregullojnë të huajt ? 

Këto pyetje shtrohen për të gjithë shqiptarët e ndershëm që e duan kombin e tyre.Secili ka eksperiencen,diferencën dhe historinë e tij,por atdheu i bashkon të gjithë.Edhe pse ka diferenca të ndjeshme në motivet dhe arsyet e largimit tonë nga Shqipëria, pavarësisht nga masa e dhimbjes,detyrimi për Atdheun është për të gjithë njëlloj. 

Ne diaspora e Amerikës, veçanrisht ajo kategori e diasporës shqiptaro-amerikane që ndjen detyrim ndaj atdheut të tyre, kemi mundësi që të japim kontribute të çmuara në të gjitha fushat e jetës për çështjet shqiptare në Ballkan.Por edhe aleatët e popullit tonë kanë rëndësinë dhe vendin e vet në jetën etij. Shqiptarët krahës Zotit dhe vetes kanë për krahë dhe në ndihmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Botërisht tashmë dihet se ky shtet historikisht ka qënë dhe është miku më i mirë i të gjitha kohërave për kombit shqiptar.Ruajtja e kufive të Shqipërisë nga coptimet e mëtejshme mbas Konferencës së Paqes në Paris, është vepër e Presidentit Woodrow Wilson.

Qëndrimi dhe veprimtaria pro shqiptare e presidentëve të Amerikës, Bill Klinton dhe George W Bush ,për Pavarsinë e shtetit të Kosovës,futjen e Shqipërisë në NATO dhe përkujdesien e vazhdueshme për mbarëvajtjen dhe konsulidimin e çështjeve aktuale shqiptare në Ballkan,janë kontribute të paimagjinueshme dhe të pallogaritshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë e bejnë për kombin tonë shqiptar.

Në këto rrethana favorizuese dhe lehtësuese ne shqiptaro-amerikanët kemi mundësi reale që të bashkuar të bëjmë më të mirën për vëndlindjen.Vlerësoj shumë mbijetesën e kombit shqiptar në përballimin e luftrave në shekuj,po ashtu dhe kthimin e tyre faktor sot në Ballkan.Të dyja këto flasin për cilësinë e veçantë e vitalitetin e kombit shqiptar.Por kjo nuk mjafton ndaj përsëri duhet përkujdesja individuale dhe institucionale e diasporës për çështjet shqiptare në vënd lindje. 

Më datën 28 Prill 2019 Federata Pan Shqiptare Vatra mbush 107 vjetorin e saj. 

Vatra gëzon një respekt dhe dashuri të madhe shekullore të trashëguar bres pas brezi jo vetem nga shqiptaro-amerikanët që kanë jetuar dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,por këto ndjenja dashurie e respekti kanë ekzistuar dhe ekzistojnë nga të gjithë shqiptarët që jetojnë në trevat tona etnike e në vëndlindje. Nga njohuria që unë kam për organizimet shoqërore të shqiptarëve nëper botë në shekuj dhe sot, Federata Pan Shqiptare Vatra është “ Perandoria e Shqiptarëve “ gjithmonë e në rritje.Ajo është prestigjoze në jetën amarikane,bashkëpunon me senatorë dhe kongresistë për sensibilizimin dhe zgjidhjen e çështjeve shqiptare.

Federata Pan Shqiptare Vatra gjithmonë është e nderuar dhe e respektuar edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Vatra në kombin shqiptar ka një emër të madh e të ndritur,prandaj jam i bindur se me eksperiencën që ka,me resurset dhe vlerat njerëzore aktuale ka mundësinë dhe sigurinë që të rimarrë përsipër atë mision të nisur dhe vazhduar qysh nga fillim shekulli i kaluar deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. 

Mënyrat e largimit kanë qënë të ndryshme,por dy ngelen arsyet e rëdësishme që kanë përpirë shqiptarët në rrjedhën e shekujve të emigrimit; motivet politike dhe ekonomike. Të shpërndarë në shtete e kontinente të ndryshme shqiptarët emigrantë gjithmonë kanë qënë nën trysninë e asimilimit. Dikur në vështirësi komunikimi me vendlindjen dhe tani nga fenomeni avantazh i globalizimit.Në se mundohesh të bësh diferencën e rezistencës ndaj asimilimit në këto kohë të ndryshme,dikur shqiptari ka qënë i rrëzikuar nga largesia dhe sot nga liria pa fund.Në pamjen e jashtme rreziku pothjuajse është i barabartë në vështirësitë e tyre,por nëse mbi largësinë e dikurshme 

Vatranët ndertuan urën mbi oqean dhe iu ndodhën Shqipërisë në kohën e duhur.

Nëse patriotët e mëvonshëm që konrtibuan për Pavarsinë e Kosovës kaluan mbi urën e ngritur nga Noli e Konica me atë plejadë të mbrekullueshme intelektualësh e atdhetarësh të ndershëm.Diaspora e mbas viteve 1990 ,e ndodhur para lirisë pa fund në këtë botë të komunikimit global , rrezikohet të asimilohet me shpejtësi ndaj e vetmja rrugë që do të mbante gjallë vlerat tona kombëtare në emigracion dhe mundësinë për të ndihmuar vëndlindjen është krijimi i lidershipit Institucional të Lobit të Diasporës Shqiptare në Amerikë. 

Është vlerë e cilësuar që Vatra edhe sot ka në anëtarësinë e saj, resurse të larta intelektuale dhe ekonomike që aderojnë prej shumë dekadash pranë saj.Si asnjëherë tjetër Vatra prej disa vitesh ka selinë qëndrore dhe ambientet e saj në New York .Po ashtu ka rindërtuar 13 Degët e saj tepër aktive që veperojnë në shtetet Washington DC, Michigan,South Florida,Jacksonville Florida,Tampa Florida,Orlando Florida,Hudson Valley,Queens NY,Newburgh NY,Toronto Canada,Hartford CT,Boston MA dhe Worcester MA. I gjithë aktiviteti që ka zhvilluar Vatra në qëndër dhe në degët e saj,nga krijimi i tyre deri në ditët e sotme është pasqyruar nga Gazata “Dielli” , organ i përhershëm i Vatrës.

Kjo gazetë shekullore ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe të pa zvendësueshëm jo vetëm për Vatrën ,por edhe për mbarë diasporën shqiptare në Amerikë dhe në botë. Gazeta “Dielli” brënda Vatrës ka qënë edhe është një organ i fuqishëm mediatik është një nga shtyllat kryesore të kësaj Perandorie. Kontributi dhe jehona e Gazetës “Dielli” jashtë Vatrës ka qënë dhe është një Diell i vërtet për Kombin tonë që ngroh mbarë zemrat e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Këtë vit Gazeta “Dielli” do të festojë më madhështi 110 vjetorin e saj,duke thyer një rekord në vite dhe nga vlerat udhërrëfyese atdhetare shqiptare që ka dhënë në emigracion, ka sjellë ide dhe rrugë për realizimin e tyre. Tashmë Gazeta “Dielli” është muzeumi,arkiva,historia e përjetshme e vetë diasporës shekulloren të Amerikës.

E në se drejtuesit e Federatës Pan Shqiptare Vatra janë të gatshëm të marrin përsipër këtë mision ,duhet të pregatitin me seriozitet dhe profesionalizëm një platformë ku së pari të sjellin frymën e mirëkuptimit, të vlerësojë punën dhe roline e shoqatatve të organizatatve dhe mediave ekzistuese në komunitetin shqiptar të Amerikës.

Të vlerësojnë çdo kontribut të aktivistëve,biznesmenëve,intelektualëve,e personaliteteve të vecanta të diasporës.

T’ju bëjë me dije programin e Federatës Vatra për përfaqësimin e Lobit Shqiptar,rrugët që do të ndiqen,evenimentet organizative që do të realizohen në bashkëpunim,format e mënyra e përfaqesimit, programet për vëndlindjen dhe për diasporën,suportin e vlerave intelektuale dhe ekonomike,fazat që do të kalohen dhe koha e tyre etj etj.

Po ashtu duhet t’u japë hapësirë individëve dhe subjekteve , të kërkojë prej tyre mirëkuptimin e mbështetjen për rolin që Vatra do të marrë në realizimin e Misionit të vështirë por fisnik të përfaqësimit të Lobit Shqiptaro-Amerikan në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat