Mbrëmje falënderuese për donatorët nga Shoqata “Thirrja e Nënave” në Gjakovë

Amerika

Mbrëmje falënderuese për donatorët nga Shoqata “Thirrja e Nënave” në Gjakovë

Nga: Beqir Sina, Bronx - New York Më: 20 mars 2019 Në ora: 23:31
Mbrëmja falënderuese për donatorët nga Shoqata “Thirrja e Nënave” në Gjakovë

Bronx - New York:  Një mbrëmje falënderuese, është mbajtur mbrëmë në lokalin e njohur “Çka ka Qellu”, në Bronx- Nju Jork, pronë e biznesmenit dhe veprimtarit z. Ramiz Kukaj , i cili ka qenë edhe ideator dhe organizator i Mbrëmjes se madhe luksoze "Gala" në Queens - Nju Jork, qe u mbajt për nder të 17 Shkurtit - Dita e Pavarësisë së Kosovës, dhe mbledhjen e mjeteve financiare për Shoqatën “Thirrja e Nënave” në Gjakovë, në 20 vjetorin e të zhdukurve nga kriminelët serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Organizatori i kësaj mbrëmje, dhe pronari i restorantit “Çka ka Qellu”, Ramiz Kukaj, i sapo kthyer nga vizita e tij në Gjakovë, ku bëri edhe dorzimin zyrtar të mjeteve të mbledhura, më 17 Shkurt, theksoi se ai sjell nga Gjakova një mesazh, një faleminderimi për të gjithë ata donatorët, që morën pjesë në mbrëmjen e 17 Shkurtit, për të gjithë ata që dhane kontributin e tyre në mbledhjen e mjeteve financiare, duke dhenë një ndihmë, një shpres te madhe për Shoqatën “Thirrja e Nënave” në Gjakovë dhe te gjitha nenat kosovare qe kan humbur te dashurit e tyre 20 vejt me pare.

Fjalë pak dhe tepër e emocionuar, organizatori dhe iniciatori i asaj mbrëmje, mikpritesi, Ramiz Kukaj, që shtrojë këtë dark, u shpreh se nga takimi me përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, Sanije Berisha dhe Ferdonije Qerkezi, gjen rastin te përcjelli dhe mesazhin, falënderues te marr prej ketyre nenave për tërë komunitetin shqiptarë në Amerikë, për ndihmën dhe mbështetjen që dhanë ata për të gjitha ato nëna në Gjakovë.

Prej nga data, që u mblodhën ato mjete dhe deri më datën që i kam finalizuar me dorzimin e tyre , në Gjakovë, te “Thirrja e Nënave” është shumë e vështrirë me gjetë fjalë dhe të tregojë se si jamë ndier une gjatë kësaj kohe, tregojë ai.

“Sot, mbasi çdogjë përfundojë me sukses të plotë, në radhë të parë ju faleminderohem të gjithë donatorëve, që dhuruan ato mjetet financiare, edhe, ju që jeni mbledhur sot në këtë mbrëmje te ju percjell nji faleminderim. Ngaqë, ju si nga herët jo vetëm që me keni nderuar mua me këtë rast , por edhe ato Nëna që vazhdojnë të lotojnë e vazhdojnë të kërkojnë drejtësi - por në vazhdimësi ju keni nderuar edhe veten tuaj e familjet tuaja me kutributin tuaj”.

I “çliruar” shpirtërisht nga organizimi i një eventi aq të madh që bëri edhe jehonë të madhe, ne Kosove, Shqiperi dhe diaspore, Kukaj, tha se : “Besimi i madh te vetja ime, se mund t’a bëja të mundur këtë event, por pa dyshim edhe te ju të gjithëve që u bëtë pjesë e atyre donacioneve, ishin edhe suksesi i 17 Shkurtit, në festimin madhështor të 11 vjetorit të Pavarësisë se Kosoves, dhe, njëhereshit edhe të mbledhjes së mjeteve financiare për Shoqatën “Thirrja e Nënave”.

Kur shkova të dorëzojë mjetet financiare - megjithëse, e kam ndjerë dhe e kam ditur se çfarë dhimbje dhe çfare brenge ato popërjetojnë per çdo ditë, mund të them se gjeta ato nëna të cilat ishin bërë si ajo “rënja e atyre gjetheve të vjeshtës nga pema” dhe, marrin ngjyrën e dheut, vazhdojë fjalën e tij, Kukaj.

“Megjithëse, ato të vetdijëshme për atë se çfarë ka bërë diaspora për vëndlindjen e tyre, besonin, por ishin të suprizuara se si kaq shpejt dhe kaq korrekt do të tregoheshin më këtë mbrëmje, të gjithë ata që kontribuan. Prandaj, prap me këtë rast më duhet të bëj një krahasim metaforik, me atë se si i pashë ato Nëna në Gjakovë, kur shkova të dorëzojë mjetet finaciare: “ Ato u bën si ato lulet që çelin menjëher “, kur mbas dimrit të acart vjen ajo pranvera - dhe del një diell e të ngrohë zemrën sado pak”, pra ashtu i kam parë fytyrat e tyre”, u shpreh Ramiz Kukaj, i cilii dihet që ishte edhe indeatori dhe organizatori i Mbrëmjes Gala, për grumbullimin e mjeteve financiare për Shoqatën “Thirrja e Nënave” në Gjakovë.

Ambasadorja Tetuta Sahatqija, e quajti një perviligje për veten e saj dhe të kolegeve nga Konsullata e Përgjithëshme e Kosovës, që të ndaj së bashku të ftuarit e kesaj mbremje faleminderuese një mesazh me ideatorin dhe organizatorin e fondit për ngritjen e donacioneve fininaciare për Shoqatën “Thirrja e Nënave” në Gjakovë, Ramiz Kukaj, por edhe së bashku me të gjithë ata që u bënë pjesë e asaj nate (17 Shkurt), “pjesë e donacionit, i cili është bërë shumë domethënës dhe shumë i rëndësishëm, sidomos për të gjitha ato nëna e prindë, që vazhdojnë të lotojnë për ata që nuk i kanë më në mesin e tyre”.

Duke ndarë çertifikatat e mirënjohejs zonja Sahtqija, tha se : “Unë sapo kthehem nga Gjakova, ku pata nderin të pritem nga drejtueset e Shoqatës “Thirrja e Nënave”, atje, dhe po’ju sjell me këtë rast ju ketu, edhe ato faleminderimet dhe mirënjohjen e thell të të gjitha atyre nënave e prindërve, përfshirë Nusretin, Sanijen, Ferdonien, e shoqet e tyre, që i kan humbur njerëzit më të dashur, zërin e vrarë në shpirtin e tyre, për të gjithë ju që me bujarin e juaj të njohur me dekada me rradhë në diasporë, e treguat veten sa herë që ua kërkojë nevoja, për Kosovën, Shqipërinë dhe vendbanimet shqiptare, dhe madje në luftën për çlirimin e Kosovës, me Batalionin “Atlantiku”, ku vajzat e djemt nga Amerika, shkuan të luftojnë për çlirimin e Kosovës, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK-se”, tha Ambasadorja Teuta Sahatqija, shefe e Misionit të Kosovës, në Nju Jork.

Të gjithë ata që u nderuan me çertifikatat e mirënjohjes mbasi e kan falënderuar ideatorin dhe organizatorin e mbledhjes së këtyre mjeteve financiare, zotin Ramiz Kukaj, thanë së bashku me komunitetin shqiptar, ata nuk do të ndalen për të ndihmuar kudo vendlindjen e tyre nga Amerika. Ndërkaq, ata kan apeluar te të gjithë diaspora - njerëzit e vullnetit të mirë, që të vazhdojnë të jenë solidar me të gjitha Nënat kosovare, të cilat kan qe 20 vjet vetëm lotojnë e kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur pas luftës në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat