Lobi Shqiptar në SHBA, në përkrahjen e ndërhyrjes së SHBA dhe NATO-s, në Kosovë

Amerika

Lobi Shqiptar në SHBA, në përkrahjen e ndërhyrjes së SHBA dhe NATO-s, në Kosovë

Nga: Beqir Sina Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:27
Lobi Shqiptar në SHBA, në përkrahjen e ndërhyrjes së SHBA dhe NATO-s, në Kosovë

UASHINGTON : ( Bota sot - Mars 1999 - Mars 2019)Liga Qytetare, menjëher dhe ndoshta qe e para që lëshon një deklaratë publike, “Në mbrojtje të Kauzës Kombëtare Shqiptare” në të cilën ajo shpall mbështetjen për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nga SHBA.

Dy udhëheqësit e lobit shqiptar në Uashington, DioGuardi dhe Cloyes shkojnë në Rambuje, Francë për t’i folur turmës së grumbulluar nën drejtimin e UÇK-së jashtë kështjellës ku mbaheshin bisedimet.

Simbas historikut, të këtyre ngjarjeve dinamike për clirimin e Kosovës, DioGuardi dhe Cloyes si dhe Kongresmeni Jim Trafikant, sapo  janë kthyer nga Rambujeja, dhe organizojnë një konferencë ndërkombëtare në Tiranë, ku folësit kryesorë të konferencës nderkombëtare folën mbi Kosovën dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.

"Ata ngrenë çështjen e pavarësisë së Kosovës në një konferencë shtypi më Sali Berishën si dhe flasin e japin intervista në televizionin dhe radion shterore shqiptare. DioGuardi, Cloyes - DioGuardi dhe ish kongresisti James Trafikant, gjithashtu konfrontojnë me ish- Kryeministrin shqiptar Pandeli Majko, për shkak të mosgatishmërisë së tij për të mbështetur publikisht pavarësinë e Kosovës" ( simbas historikut të LQSHA).

Kjo ka qenë edhe periudha kur DioGuardi dhe Cloyes, në televizionet më prestigjoze amerikane, dhe gazetat më të mëdha në SHBA, dhe në botë me intervista dhe debate televizive përfaqësojnë pikëpamjen shqiptare para më shumë se 50 kanalave televizive dhe radiove amerikane dhe ndërkombëtare gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi.

Ndoshta edhe pika më kulminate ka qënë në Mars në një senacë dëgjimorë kur  Shirli Cloyes - DioGuardi, dëshmon në Senat përkrah Senatorit Dole, Ambasadores Jean Kirkpatrick dhe Henry Kissinger përpara Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kongresit, të drejtuar atëhere nga ish kongresisti Bejamin Gillman dhe Henry Hyde, në mbeshtetje të vendosjes së trupave Amerikane në Kosovë.

Magjister Agim Alickaj - Aëntar i Bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane, sjell kujtimet e senacës dëgjimore të njëzervjetëve më parë :

 Para 20 vitesh , në senacën dëgjimore, që u mbajt në Komitetin të Marëdhënjeve Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, përvec senatorit Dole, ambasdores Kirkpatrick dhe Dr. Kisinger,  foli dhe përfaqësuesja e Ligës Shqiptaro-Amerikane , Zonja Shirley Cloyes DioGuardi - Këshillatre e Cështjeve Ballkanike . Ajo pati një paraqitje shumë të fortë në favor të Kosovës. Ky dëgjim, pati rëndësi shumë të madhe dhe luajti një rol të rëndësishëm në përkrahjen e intervenimit të SHBA-ve dhe NATO-s  në Kosovë. Vetëm Dr. Kisinger ishte kundër këtij intervenimi .

Alickaj tregonë se  në pushimin midis dy seancave , ju afrova Dr. Kisinger, dhe duke ja dhënë librin "Rescue in Albania : One Hundred Percent of Jeës in Albania Rescued from Holocaust - by Harvey Sarner",  mendova se do të ishte shumë i vlefëshëm për të dinte më shumë për shqiptarët .

"Eshtë për shpëtimin e Hebrejve në Shqipëri, i thashë Dr Kisinger, ju lutem që kur të keni kohë, t'a lexoni këtë libër, dhe ndoshta do të mësoni dicka më shumë për rolin e shqipëtareve në shpëtimin e popullit Hebrej gjatë luftës së dytë botërore,  do të mësoni për shpirtin e madh të popullit shqipëtare. Sepse, ky popull, tash në Kosovë, është duke përjetuar situatë të ngjajsheme dhe ka nevojë për ndihmën tuaj”.

 

Simbas Alickaj, ish Sekretari i Shtetit Dr Hanry Kisnger, e mori librin e vendosi para vetes bashkë me dokumente të tjera që kishte, dhe i premtoi se do ta lexonte. "Mendoj dhe dëshiroj të besoj se ky libër ndikoi, që ai në disa intervista të mëvonshme të dal me qëndrim të ndryshuar ndaj cështjes së Kosovës" shprehet Alickaj.

Ky dëgjim, si dhe shumë  dëgjime dhe aktivitete tjera të  Lobit Shqiptaro-Amerikan të udhëhequr nga  ish kongresmeni Joseph DioGuardi, janë shëmbull se si duhet vepruar për të siguruar përkrahjen e SHBA-ve, këtij vendi të madh , të fortë, të drejt dhe demokratik . E njëjta gjë duhet të vazhdohet, sepse cështja e zgjidhjes sonë kombëtare  në mënyrë të drejtë ende nuk ka përfunduar, thotë Magjister Agim Alickaj - Aëntar i Bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane , duke kujtuar fillimin e bombardimeve të SHBA dhe Natos, 20 vjet më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat