Shtypi amerikan : 24 Mars 1999, sulmi i SHBA dhe NATO-s mbi Jugosllavinë filloi me shpërthimin e bombave mbi Beograd

Amerika

Shtypi amerikan : 24 Mars 1999, sulmi i SHBA dhe NATO-s mbi Jugosllavinë filloi me shpërthimin e bombave mbi Beograd

Nga: Beqir Sina Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:04
Beograd, 1999

PRISHTINË, ( Bota sot - 23 Mars 2019) - Njëzet vjet më parë shpërthimet e para nga bombardimet që zgjatën 78 ditë, nisën mbi caqet ushtarake të ushtrisë Jugosllave  në Kosovë dhe disa gazermave ushtarake jashtë Beogradit të mërkurën mbrëma,më 24 Mars 1999, ndërsa aeroplanët e NATO-s nga baza ushtarake e Avianos - Itali, hodhën raketat  kundër bazave ushtarke të Jugosllavisë duke ndjekur një kërcënim të gjatë për të goditur, serbët që refuzuan të nënshkruanin një marrëveshje paqeje të hartuar nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën, në Rambuje.

"Ka ardhur koha për veprim", tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Havier Solana në një deklaratë, ku njoftoi se veprimi se aleanca veriatlantike kishte ndërrmar sulmin ajror ushtarak mbi Jugosllavinë e mbetur ( Serbi, Mali i Zi dhe Vojvodin dhe Kosovë) zyrtarisht kishte filluar.

Ajo që quhet nisja e sulmeve ushtarake ishin dy shpërthime të fuqishme  portokalli që ndezën qiellin asaj natës jashtë Beogradit rreth orës 8 të mëngjesit me kohën lokale (2 PM EST me kohën e Uashingtonit) në drejtim të një baze të madhe ushtarake.

Kryeqyteti i Kosovës i Prishtina u zhyt shpejt në errësirë dhe zjarri i armëve automatike sporadike, u dëgjua në të gjithë qytetin nga mungesa e energjisë elektrike. Shpërthimet në bazën qëndrore ushtarake në periferi të Prishtinës, erdhën rreth 30 minuta pasi sirenat e bastisjes ajrore përsëriten në të gjithë qytetin për herë të dytë gjatë ditës, më 24 Mars 1999.

Vetëm disa minuta pas fillimit të sulmit ajror, presidenti amerikan Bill Klinton në një dalje  në Shtëpinë e Bardhë, duke ju drejtuar amerikanëve tha se : "Aeroplanët ushtarak të SHBA nisën bombardimet mbi Jugosllavi. Ne dhe aleatët tanë të NATO-s, e kanë marrë këtë veprim pas përpjekjeve të shumta dhe të përsëritura për të arritur një zgjidhje paqësore të krizës në Kosovë".

Clinton tha se sulmet ushtarake kanë tre objektiva: për të demonstruar vendosmërinë e NATO-s, për të penguar Beogradin për të nisur më shumë ofensiva kundër shqiptarëve të Kosovës dhe për të degraduar aftësitë ushtarake të Jugosllavisë për të kryer sulme të ardhshme.

Shtypi amerikan shkruajti se : “Sulmi i NATO-s vjen një ditë pasi i dërguari i lartë i SHBA, Richard Holbrooke dështoi në një përpjekje të minutës së fundit për të bindur presidentin jugosllav Slobodan Millosheviç të bien dakord për planin e Kosovës, i cili do të japte një autonomi paksa më të gjërë lokale për shqiptarët etnikë, por jo pavarësinë, shkëputjen nga Sërbia”.

Nën udëheqejen e Sllobodan Millosheviqit, krerët serbë kanë vazhduar të kundërshtojnë një element kyç të atij plani: lejimi i 28 mijë paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO në Kosovë, për të policuar paqen.

Burimet e Pentagonit i thanë gazetarëve amerikanë se sulmet do të kryheshin mbi objektiva në të gjithë Jugosllavinë. Zyrtarët e mbrojtjes ishin më të shqetësuar për avion-lëshuesit e raketave që mund të fluturojnë deri në 25.000 feet.

Presidenti francez Jacques Chirac, në një fjalim në televizionin francez, tha se Franca po merrte pjesë në sulmet ajrore të NATO-s, sepse Serbia kishte demonstruar "sjellje të papranueshme për shumë kohë në lidhje me shqiptarët e Kosovës".

"Unë e di që populli francez do të kuptojë se duhet të veprojmë", tha Chirac. "Para bindjes së pajustifikuar dhe të pakuptueshme të Presidentit Millosheviç, aleatët ranë dakord unanimisht se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç të intervenonte ushtarakisht, kundër objektivave të synuara serbe, me qëllim që të përmbajë një tragjedi që rrezikon stabilitetin e Ballkanit gjithnjë e më shumë".

Menjëherë pas fillimit të sulmeve, Rusia, aleate tradicionale e Serbisë, i ka kundërshtuar shumë sulme e nisuara, me një deklerat të menjëhereshme të ambasadorit të saj të NATO-s nga Brukseli. Ndërkohë, që në Kombet e Bashkuara, me ambasadorin e saj në Nju Jork, Lavrov, ( tani Ministër i Jashtëm) Rusia, bëri thirrje për një mbledhje të menjëhershme të Këshillit të Sigurimit të U.N.

Presidenti rus Boris Jelcin i quajti sulmet "agresion të plotë ndaj Jugosllavisë" dhe tha se kombi i tij rezervon të drejtën për të marrë "masa adekuate duke përfshirë ato ushtarake për të siguruar sigurinë e saj dhe atë të Evropës".

Më parë, Millosheviç u zotua të mbrojë vendin e tij, por i kërkoi qytetarëve të Jugosllavisë të qëndronin të qetë.

Ai i tha kombit të tij se parlamenti jugosllav bëri zgjedhjen e duhur për të refuzuar trupat ndërkombëtare në tokën e saj, por shtoi, "Ne duam të vazhdojmë përpjekjet e vazhdueshme për një zgjidhje paqësore të problemit në Kosovë".

Ai tha se në afat të gjatë problemet e Kosovës mund të zgjidheshin vetëm në mënyrë paqësore dhe politike.

Zyrtarët ushtarakë serbë në Prishtinë thanë se kishin rivendosur trupat e tyre në rajon për të vënë armët e tyre të rënda në vende më pak të rrezikuara. Ata thanë se donin të shmangnin provokimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shmangnin sulmet e pritshme.

Raportet e inteligjencës së NATO-s treguan një rritje të vazhdueshme të trupave jugosllave, policisë serbe dhe pajisjeve ushtarake në dhe rreth Kosovës. Kishte indikacione se batalionet e tankeve jugosllave kishin zhvendosur edhe 16 tanke të tjera në krahinën e Kosovës.

Një zyrtar i NATO-s tha se masa është një tregues i qartë se forcat jugosllave janë gati "për një ofensivë të plotë" kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat