Në moshën 90 vjeç vdiq njëra prej ikonave të emigrantve italian në Nju Jork

Amerika

Në moshën 90 vjeç vdiq njëra prej ikonave të emigrantve italian në Nju Jork

Nga: Beqir Sina - New York Më: 23 mars 2019 Në ora: 20:35
Michele “Mike” Greco

BRONX NYC: Dje, anëtar të familjes miq dhe dashamirë, shqiptar të Amerikës shprehen dhimbjen për ndarjen nga kjo jet në moshën 90 vjeç të njërës prej ikonave të emigrantve italian në Nju Jork, Michele “Mike” Greco.

I njohur si bossi i marketit të italinanëve në rrugën e famëshme Arthur Avenue në qutetin e Bronxit - mik dhe i afërt shumë me shqiptarët e vjetër - kontribues i disa fushatave dhe sponsor në disa gazeta Shqiptare në Nju Jork, ikja e tij në amshim     sjell hidhërim dhe kujtime të bukura.

Harry Bajraktari- Veprimtari i njohur i komunitetit, i pari që shpërndau lajmin e kobëshm tha se jam i trishtuar nga lajmi i vdekjes së mikut tonë, si e quan ai atë që ka njohur për më shumë se 40 vjet.

Image

“Michele Greco nga Deli i Mike, ishte një element kryesor në Marketin Italian në Arthur Avenue dhe një simbol i punës së vështirë, këmbënguljes dhe suksesit të një biznesi të vogël. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për Dave Greco dhe familjen e tij. Zoti e bekoftë shpirtin e Michele Greco”, shkruan në llogarinë e tij në Facebook veprimtari i njohur Harry Bajraktari dhe familja

Michele (Michael) Q Greco

08 maj 1929 - 20 mars 2019

Ne mbajmë zi për të ikjen në amshim dhe kujtuar jetën e Michele Q. Greco (Mike‘s Daily’s në Arthure Avenue Bronx NYC). 

Ai lindi më 8 maj 1929 në qytetin e vogël të Mendicinos, provincës së Cosenzës në rajonin e Kalabrisë, Itali, ku ai ndoqi shkollën e seminareve për shtatë vjet. Në 1947 në moshën 17 vjeç, ai u largua nga shtëpia së bashku me vëllain e tij binjak Joe për të ardhur në Amerikë. Të dy u nisën me pesëdhjetë dollarë dhe një mbulesë leshi të ri. Bronksi nuk do të ishte kurrë i njëjtë me ardhjen e këtyre dy vëllezërve dinamikë,të zhdërvjellt, të zellshëm dhe çapkën.

Image

Pasi punoi në ndërtim për disa vjet, Mike punoi në bizneset familjare të gruas së tij në Arthur Avenue, Cappiellon që kishte qenë tregtar i Arthur Avenue që nga viti 1922. Mike më vonë u bë pronar i shitores më të njohur për produktet tradicionale italiane shitoren “Mike's Deli “ në Arthur Avenue Bronx Nju Jork - Marketi Italian për më shumë se 50 vjet.

Ai i mësoi edhe fëmijët e tij dhe shumë të tjerë që të punonin fort dhe "të bënin gjënë e duhur për shefin dhe klientët". 

Ai ishte kalabrese krenare, me kokëfortësi, rigoroz dhe “Kavalier” i madh xhentelman tipare të cilat i shikoje hapur dhe shpesh të luftonte për atë që ishte e drejtë, edhe kur nuk ishte popullor.

Bronxi dhe kjo lagje e famshme e italinanëve dhe shqiptarve u bë shtëpia e tij që ai e donte pa masë dhe ai i referohej asaj si "shtëpia " e tij. 

Vajza e tij kujton vite kur klientët ishin të mërzitur kur një nga punonjësit e tij Tino u degëzua për të hapur një sallon afër, ndersa Mike do të përgjigjej duke thënë "Konkurrenca është e mirë për lagjen, do të sjellë më shumë njerëz në lagje!" 

Image

Ai punoi ngushtë me tregtarët e tjerë dhe kishte një marrëdhënie të veçantë me Izzy Berenstein i cili ishte President i Tregut të Arthur Avenue për shumë vite. 

Mike mori shumë medalje, duke përfshirë Merchant of the Year dhe Citate të Meritës nga Presidentët e Borough-it të Bronksit. Por më shume se gjithçka mori falemnderimet dhe mirënjohjen e të gjithë klinenteve të tij .

Me bollëkun e Mike-it, ushqimet u bënë një ndalesë e preferuar për shumë fushata kryebashkiake, senator kongresist dhe madje presidenciale.

Historia e Mike ishte përshkruar edhe në shaqjet në Broadway, Cable Ace Award që fitoi çmimin "Behind the Counter" me Musolinin. Ai u shfaq në një video komerciale Ronzoni të filmuar në Arthur Avenue dhe në filmin Gjashtë Shkallë të Ndarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat