Vlora Çitaku mbledh miqtë më të dashur amerikanë, e nderon Gjeneralin Wesley Clark

Amerika

Vlora Çitaku mbledh miqtë më të dashur amerikanë, e nderon Gjeneralin Wesley Clark

Nga: A.Zh Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:48
Pamje nga pritja me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrejs ushtarake të NATO-s në Kosovë, për nder të Gjeneralit Wesley Clark

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, ka organizuar pritje me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrejs ushtarake të NATO-s në Kosovë, për nder të Gjeneralit Wesley Clark.

Ajo ka falënderuar për punën dhe sakrificën e amerikanëve, duke thënë se pa ta, liria jonë nuk do të ishte e mundur, përcjell Bota sot.

Në pritjen e organizuar në SHBA, morën pjesë figura të shquara, si kongresmeni Eliot Engel, ndihmës sekretari për Evropë Phillip Reeker, Jim O’brien, Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, e Jim Hooper.

Postimi i plotë:

Pata nderin dhe këqësinë e veçantë që me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë të organizoj pritje për nder të Gjeneralit Wesley Clark.

Dua të falenderoj Kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi te inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmes sekretarit per Europe zotit Phillip Reeker. Falenderojme zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shume e shume te tjere qe na nderuan sonte.

Falenderim i veçantë për komunitetin shqiptaro amerikan. Pa punën dhe sakrificën e tyre liria jonë do të ishte e pamundur.

Jemi te fortë, bashkë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat