Dauti priti në një takim analisten e Lartë Strategjike, Qendra e Hagës për Studime Strategjike

Amerika

Dauti priti në një takim analisten e Lartë Strategjike, Qendra e Hagës për Studime Strategjike

Nga: Beqir Sina Më: 28 mars 2019 Në ora: 23:27
Pamje nga takimi

NEW JERSEY NJ: Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan, zoti Haxhi Dauti, priti në një takim Dr Arlinda Rrustemi, Analiste e Lartë Strategjike, Qendra e Hagës për Studime Strategjike (HCSS) në- Hollandë, në lokalin “Benvenuti” në East Hanover NJ, me pronar Fitni Kaba dhe Ali Kaba.

Në këtë pritje, morën pjesë edhe veprimtarët Gonxhe Meta, Zyra Musliu, Irfan Hoxha, Prof. Behxhet Asani, Kalosh Sela, e tjer.

Dr. Arlinda Rrustemi, që shoqërohej nga motra e saj, ka shprehur mirënjohjen për kryetarin e KSHA, dhe ka vlerësuar lobingun e kryetarit Dauti, për më shumë se tre dekadai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Lobin shqiptar të udhëhequr nga ish kongresisti republikan Xhozef DioGuardi, dhe LQSHA, lobin e parë dhe të vetëm në SHBA.

Image

Ndërkohë, që falënderoi Dr Arlinda Rrustemi, dhe motrën e saj për këtë takim, mikëpritësi i këtij takimi, zoti Dauti vlerësojë kontributin e jashtëzakonshëm, simbas tij, në mbështetje të , çështjes shqiptare, sidomos ajo në promovimin e vazhdueshëm të imazhit të shqiptarve në Hagë, dhe vlerësojë me këtë rast edhe bashkëpunimin e saj në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm me autoritetet e larta në Hagë dhe Bruksel, por edhe këtu në SHBA.

Zoti Dauti, më pas ju faleminderua dy mysafireve nga Haga, dhe atyre që u bashkuan në këtë takim që u kthye në një diskutim interesant mbi temën "Kundërshtimi i Radikalizimit, i cili kalon përmes Ballkanit Perëndimor, dhe përfshin disa grupe shqiptarësh mysliman", mbajtur nga Arlinda Rrustemi, Analiste e Lartë Strategjike, Qendra e Hagës për Studime Strategjike (HCSS).

Image

Në këtë takim, i cili kaloi në një frymë miqësore, u bisedua edhe me pjesëmarrësit, veprimtarët Gonxhe Meta, Zyra Musliu, Irfan Hoxha, Prof. Behxhet Asani, Kalosh Sela, e tjer, të cilët hynë në diskutime me Dr. Arlinda Rrustemi, Analiste e Lartë Strategjike, Qendra e Hagës për Studime Strategjike (HCSS), për çështjet e të cilat foli ajo dhe u kërkua një bashkëpunim mes tyre në periudhën në vazhdim.

Dr. Arlinda Rrustemi, e cila tha se ka kryer kërkime për një temë e cila njihet "Kundërshtimin e Radikalizimit nëpërmjet Lufterëve në Ballkanin Perëndimor", të sponsorizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës dhe bashkëfinancuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, e ka realizuar me rrëfime dhe intervista nga rreth 500 persona nga Boasnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Ndër të tjera, ajo tregojë se Qendra e Hagës për Studime Strategjike (HCSS) po kryen kërkime për atë që ajo e quajti një temë: "Kundërshtimin e Radikalizimit përmes Tregimeve të Jetës në Ballkanin Perëndimor".

Image

Projekti tha ajo është një studim shumë i rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në: Shqipëri, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovin, Mali i Zi, Serbi dhe Kosovë.

“Është, një projekt i orientuar drejt veprimeve me qëllim të mbështetjes së kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm fetarë dhe etnonacional dhe riintegrimit të disa individëve që edhe mund të kenë qenë të dënuar më parë, për trafiqe të paligjëshme në vendet e tyre. Tregimet e jetës së tyre janë një komponent kyç i projektit dhe përdoren për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e radikalizimit dhe për të zbatuar një qasje inovative shoqërore për të luftuar dhe parandaluar radikalizimin. Tregimet e jetës së këtyre njerëzve, bazohen në intervistat me individë të paangazhuar, të pambrojtur dhe të dënuar më parë, gjyqtarë, policë, avokatë, bashki dhe zyrtarë qeveritarë, akademikë, udhëheqës fetarë dhe OJQ” tha ajo.

Në këtë vështrim Dr Arlinda Rrustemi, u shperh se rezultatet e këtij projekti janë të dyfishta, bazuar në kërkimin dhe ndikimin.

“Hulumtimi përshkruan nxitësit e radikalizimit dhe siguron një kuadër treguesish për proceset e zhbllokimit dhe riintegrimit në Ballkanin Perëndimor dhe rekomandimet e politikave për qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe aktorët e tjerë, duke ofruar një bazë për analizë dhe rishikim të politikave institucionale për akterët lokalë, por edhe për aktorët ndërkombëtarë.

 

Ky Projekt përqëndrohet veçanërisht në tregimet e jetës duke ofruar zgjidhje, veçanërisht në shembujt e asaj që funksionon mirë. Përveç kësaj, projekti ynë inkurajon organizatat dhe individët vendorë që të përdorin qasjen e tregimeve të jetës dhe t'i ngarkojnë ato” theksojë ajo.

Për ta bërë sa më të besueshëm këtë Projekt, ajo tha se ky projekt sponsorizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës dhe është i bashkëfinancuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni.

Ajo tha se për realizmin e këtij Projekti ka intervistuar nga vendorgjina mbi 500 të intervistuar dhe se po përpiqet që të ketë një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe të arritshme që t’u mundësojnë të gjithë individëve, duke përfshirë edhe individët të angazhohen plotësisht.

Në fund të këtij takimi mjaft miqësor, Dr. Arlinda Rrustemi, Analiste e Lartë Strategjike, Qendra e Hagës për Studime Strategjike (HCSS), tha se për më shumë pyetje dhe rreth aksesit, me këtë Projekt, ju mund të kontaktoni nëpërmjet e- mail adres [email protected], ose llogarisë së saj në rrjetin social Facebook, tha Dr Arlinda Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat