Katrougalos, gjatë vizitës në Nju Jork, pritet me protesta të ashpëra nga Greko-Amerikanët

Amerika

Katrougalos, gjatë vizitës në Nju Jork, pritet me protesta të ashpëra nga Greko-Amerikanët

Nga: Beqir SINA - New York Më: 3 prill 2019 Në ora: 06:07
Giorgos Katrougalos

Ministri Alternativ i Jashtem Gorgio Katrougalos, përballet me kundërshtinë e Greko-Amerikanëve për Marrëveshjen e Prespes, në Universitetin Columbia në Nju Jork, një protestuese kundër ministrit të SYRIZA e akuzojë atë: "Ju jeni tradhtarë, Maqedonia është greke"

COLUMBIA UNIVERSITY NY: ( Bota sot 3 Prill 2019) Ministri Alternativ i Punëve të Jashtme te Greqise, Giorgos Katrougalos, i cili ndodhet keto dite ne SHBA, ku do të marrë pjesë në konferencën e vendeve anëtare të NATO-s, e cila do të mbahet në kryeqytetin amerikan Washington D.C., me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (1949), u ndal dje në një takim me studentët dhe pedagogët e Universitetit Columbia në Nju Jork.

Giorgos Katrougalos me kete takim fillojë kontaktet e tij në Nju Jork, ku të hënën më 1 prill ai dha një fjalim në Universitetin e Kolumbisë, mbi Marrëveshjen e Prespës dhe perspektivat që ajo krijon në Ballkan.

Në të njëjtën ditë, ai ishte folësi kryesor në një aktivitet të organizuar nga "Këshilli i Marrëdhënieve të Jashtme", në temën e rolit të fuqizuar rajonal të Greqisë dhe marrëdhëniet e përmirësuara midis Greqisë dhe SHBA.

Të nesërmen, më 2 prill, Ministri Alternativ i Punëve të Jashtme, të Greqisë, u takua me Methju Nimetz, ish-Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për zgjidhjen e cështjes së emrit të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu në një drekë pune në Universitetin e Nju Jorkut (NYU) u takua me profesoret dhe studentet grek, ku ai pati mundësinë të paraqesë nismat e politikës së jashtme të Greqisë.

Më 3 prill, ministri grek udhëtojë per në Uashington, ku do të marrë pjesë në konferencën dhe ngjarjet që shënojnë 70 vjetorin e Aleancës. Ai do të marrë pjesë në diskutimin e anopenit me homologun e tij të Maqedonisë Veriore, Nikola Dimitrov, bashkëorganizuar nga "Këshilli Atlantik", "Fondi Gjerman Marshall" dhe "Konferenca e Sigurisë në Mynih".

Të enjten më 4 prill, Giorgos Katrougalos, do të marrë pjesë në takimin e përvjetorit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s dhe do të mbajë një fjalim mbi iniciativat e politikës së jashtme të Greqisë në Ballkan dhe në Mesdheun Lindor në një "think tank" - "Rrjeti Transatlantik i Lidershipit".

Ministri Alternativ i Punëve të Jashtme Giorgos Katrougalos, në Institutin Harriman dhe Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, mori pjesë në një diskutim me studentët dhe pedagogët e Universitetit Columbia, në një audiotorium të udhëhequr nga Alexander Cooley - Drejtor, i Instituti Harriman, dhe i moderuar nga David L. Phillips - Drejtor, Programi për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut.

Katrougalos i Greqisë, në këtë bised me studentët u përball me reagimet e ashpëra të disa Greko-Amerikanëve për Marrëveshjen e Prespes, ndërsa në një sulm tjetër një po ne mjediset e ketij universiteti, nje grup Greko-Amerikan, hodhi sllogane kundër ministrit të SYRIZA, duke e akuzuar atë : "Ju jeni tradhtarë, Maqedonia është greke"

Madje, theksoi shtypi amerikan ky nuk është rasti i parë kur në mjediset publike në SHBA, Ministrat dhe deputetët e Tsiprës, vazhdimisht po sulmohen verbalisht, me fjalë të ashpëra në të gjithë takimet e tyre këtu në SHBA , nga Greko-Amerikanët që nuk pajtohen me Marrëveshjen e Prespes.

Gjate fjalimit të Ministrit të Jashtëm George Katrougalos në Universitetin Kolumbia në Nju Jork mbi Marrëveshjen e Prespes, përfaqësues të diasporës greke bënë pyetje në mënyrë agresive, duke sjell kundërshti, derisa drejtuesit e bisedës, kërkuan nga rojet e sigurisë të largonin me forcë protestusit.

Më konkretisht, përplasjet verbale nisen nga fundi i sallës pas fjalimit të Ministrit, kur një anëtar i organizates Bashkimi Pan-maqedonas të Amerikës, Christos Komsios, mori fjalën, duke kërkuar te bej pyetje ndër të tjera lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

Z. Koutougalos fillimisht u kërkoi koordinatorëve të lejojnë pyetjet, bile edhe të këtë përmbajtje, duke insistuar në përgjigjen e tij se Marrëveshja është e drejtë dhe e dobishme për Greqinë dhe vendin fqinj, si dhe për sigurimin e paqes në rajon.

Më pas, acarimi mbizotërojë kur nga fundi një grup tjetër kërkojë të marrë fjalën duke bërë pytje që nuk iu dhanë drejtpërdrejt përgjigje, por me ndërhyrjen e rojeve të sigurisë 8-10 persona, me forcë u detyruan që të dilnin jashtë në një protestë, ku disa prej të cilëve thërrisnin fjalën "tradhëti".

"Pse nuk erdhët në Astoria, për të bërë këtë takim dhe për të biseduar me grekët?", thërrisnin protestuesit e tensionuar, me një ton të fort.

Në të vërtetë, situata pothuajse doli jashtë kontrollit, në një përballje mes rojeve të sigurisë së universitetit dhe protestuesve, deri sa u kërkua ndërhyrja e forcave të NYPD.

Duke komentuar më vonë për incidentin, z. Koutrougalos, vuri në dukje se nuk kishte asnjë problem t'i dëgjonte pyetjet e atyre që nuk ishin dakord, dhe tha se mënyra më e mirë është të "bindësh ata që kanë pikëpamje të kundërta, me argumente".

Protestuesit që erdhën duke u rritur në numër jashtë ndërtesave të Univeristetit Columbia, nisën të thirrnin me sllogane, duke e quajtur Ministrit Alternativ të Jashtëm grekë George Katrougalos dhe qeverinë e Tsiprës "tradhtarë" dhe kënduan himne për Maqedoninë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat