Shënohet 108 vjetori i Kryengritjes së Malësisë dhe festohet fitoria e koalicionit “Malësia na bashkon” në Tuz-Malësi

Amerika

Shënohet 108 vjetori i Kryengritjes së Malësisë dhe festohet fitoria e koalicionit “Malësia na bashkon” në Tuz-Malësi

Nga: Beqir Sina Më: 8 prill 2019 Në ora: 20:26
Festimi i 108 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe fitoria e koalicionit “Malësia na bashkon” në Tuz-Malësi

Një ditë kjo për të kujtuar dhe nderuar edhe skarificat e të parëve tanë, një ditë kjo që për këta malësor tregon po ashtu se kush janë edhe nga kan ardhur. 6 Prilli i vitit 1911, kujtohet dhe nderohet me krenari jo vetëm në Malësi, por dhe me gjërë, vecanërisht te malësorët në Amerikë, të cilët të mbledhur rreth Shoqatës Malësia për më shumë se, pesë dekada kremtojnë këtë ngjarje të shënuar të 108 vjetëve më parë.

Shoqata “Malësia e Madhe” me seli në Neë York, kremtojë këtë ngjarje me një mbrëmje festive me rastin e përkujtimit të 108 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, dhe ngritjes së flamurit kombëtar në Samitin e Deçiqit.

Kjo mbrëmje festive dedikuar Kryengritjes së Malësisë së Madhe u mbajt më 6 prill 2019, në restorantin “Maestro’s”, në qytetin Bronx -NY. 

Për të përkujtuar këtë ditë të rëndësishme të kombit tonë, mori pjesë një numër i madh i familjeve të malësorëve në Nju Jork, e zonën e Tri-Shteshit, më shumë se 500 vet, në mesin e të cilëve ishin edhe drejtuesit e Shoqatës “Malësia”, veprimtar , biznesmen dhe përfaqësuesë të organizatave, si dhe mysafirë e veprimtarë nga Malësia.

Në mesin e të pranishëmve ishte edhe miku i madh i shqiptarëve kongresisti Eliot Engel, anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, Don Pjetër Popaj - meshtari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, dhe pjestar të Batalionit “Atlantiku” me komandat Gani Shehu kryetar i Shoqatës “Atlantiku”.

Ndërsa, enkas për këtë solemnitet organizatori ftoi bilbilin e dalluar të estradës shqiptare, këngëtarin nga Malësia, Nikollë Nikprelaj - të cilin së bashku me kryetarin e Shoqatës “Malësia” në Nju Jork, z Ejllo Berisha me rastin e festimit të këtij 108 vjetori të Kryengritjes së Malësisë, nderojë ata me një Certifikat Mirënjohje nga Këshilli i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut.

Me këtë rast për të përkujtuar  dhe festuar së bashku këtë ngjarje historike dhe të lavdishme të popullit shqiptar, malësorët dhe familjet e tyre së bashku me mysafirët e nderuar festuan edhe fitoren historike të malësorëve , fitoren e përbashkët të zgjedhjeve vendore për komunën e plotë të Tuzit në Malësi, atë të koalicionit “Malësia na bashkon”.

Shoqata “Malësia” nga Nju Jorku, e cila organizojë, mbrëmjen festive me rastin e 108 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, bëri së bashku të shtunën më 6 Prill në lokalin e njohur për festime të till në Bronx Nju Jork, më shumë se 500 vetë, ku pjesëmarrja më e madhe ishte e fëmijve e të rinjëve e të rejave malësore në Amerikë.

Duke hapur këtë mbrëmje festive moderatorja Gjystina Bojaj tha se :”Në këtë darkë festive që është e organizuar për nder të 108 vjetorit të “Kyengritjes së Malësisë së Madhe”, ngjarje kjo me një rëndësie të vecantë në historinë e gjatë dhe të mundimshme, por gjithëqysh krenare e të lavdishme të popullit Shqiptar, Shoqata Malësia e Madhe më veprim këtu në Nju Jork, është organizatore dhe uronë mirëseardhje dhe njëkohësisht ju faleminderon për pjesmarrjen tauj …”

Dy hymnet kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë, u kënduan nga Engjëll Juncaj.

Ndërsa, me një minut heshtje u kujtuan të rënët e Kryengritjes dhe heronjët të gjitha kohërave që dhanë jetën për liri …

Don Pjetër Popaj, duke bekuar këtë mbrëmje dhe shprehuar kënaqësin e tij, për të kremtuar së bashku me malësorët, këtë festë historike, të 108 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, tha se :” Në këtë kremtim me nderimkujtojmë herojnë tonë kombëtar Ded Gjo Luli dhe të gjithë ata trima malësorë që pas katër shekujve të ngritet flamuri i Gjergj Kastriotit Skënderbe, dhe të valvisë në malin e Deciqit më 6 Prill 1911”

Në vazhdim të fjalës së tij duke folur për këtë ngjarje të madhe meshtari i dalluar tha se “ Ky flamur më shqiponjën dy krenare, kuq e zo do të ngritet prap më vonë në Vlorë më 28 Nëntor 1912, nga Ismail Qemali me shokë. Por inicjativa u bë nga trimat malsor që eu cuan kundër armikut okupues otoman dhe me ngritjen e Flamurit,i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”.

Duke theksuar se Kryengritja e Malësisë së Madhe e trimave rezitues malësorë shqiptar, u shpreh Don Pjetri, shtyri edhe Perandorinë Astro Hungareze të insistojë të krijohet Shteti Shqiptar.

“Ne sonte falenderojmë Zotin, për këta trima e heroj që kan ruajtur atdheun tonë nga shkatërrimit të dorës së armikut shekullor. Duke i përgja Herojt taonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe ( që me fitoren e 25 luftërave kundër otomanve) edhe trimat malësor në krye me Ded Gjo Lullin, dalin ngallnjyes kundër të njëjtit armik shekullor” tha ai.

Nën/kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe në Nju Jork, Suad Lulanaj i cili ishte dhe folësi kryesorë i kësaj mbrëmje një rëndësi të vecantë gjatë fjalës së tij i dha një vend të rëndësishëm edhe fitores së bashkimit të malësorëve në komunën e Tuzit në zgjedhjet e 6 Marsit.

Malësorët e Malësisë, dhe vecanërisht mërgata e saj në Nju Jork, me krenari festojmë 108 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë dhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar në Bratilën e Decicit, më datën 6 Prill të vitit 1911, tha ai duke shtuar “Kjo datë tregon suksesin e trimave malësor , që cuan në vend amanetin e Gjergj Kastrioit Skëndërbeut, dhe më në krye heroin tonë kombëtar Ded GjoLulin përsëri ngtitën flamurin me shqiponjën dy krenare”.

Ai tha më pas se për këtë ditë historike, malësorët luftuan me të gjitha forcat dhe armët që posedonin në atë kohë. 

“Por ,armiku nuk e dinte se këta Malësor, kishin edhe një armë të vecantë dhe ajo ishte Besa e malësorit. Ajo besa që malësorët e kishin dhënë për Malësi dhe ajo besa që kishin dhënë për atë flamur kuq e zi që me shekuj ishte i burgosur por i strehuar dhe i ruajtur nga malësorët që e ruanin si syt e ballit”.

Nga kjo ditë e paharruar - nga mali i Deciqit, valvitet flamuri ynë kombëtar i larë me gjak për më shumë se 5 shekuj., dhe Lavdi u qoftë atyre të mëdhënjë dhe lavdi të gjithë dëshmoreve, u shpreh ai ndërsa vazhdojë :

“Nuk mund të flasë dhe të mos përmend edhe një datë të madhe histrike, kur mbas shumë padrejtësive të rregjimeve të ndryshme që kapluan rajonin tonë malësorët e malësisë kan luftuar pa ndërprerë mme trimëri dhe mencuri që mbas 55 vjetëve qytezës sonë të dashur Tuzit i rikthyen statusin e komunës së plotë dhe të pavarur.

Dhe për këtë qëllim vëllezër e motra tre subjektet politike përfaqëuese të shqiptarëve në Mal të Zi, u bashkuan dhe formuan forumin e përbashkët shqiptar dhe zgjodhën emrin më të bukur Malësia na Bashkon.

Duke pasur parasyhë kohën e shkurtër të zgjedhjeve që kishte qeveria malazezë më datën 6 Mars të këtij viti dhe duke e menduar se malësorët nuk do të jen të përgaditur të përballojnë një makineri të madhe të manipulimeve që kishte përgaditur kaq sa vite nëpër malësorët  dhe duke bërë përcarje në mesin e tyre.

Ishte kualicioni Malësia na Bashkon, jo vetëm që bashkoi malësorët e gjithë malësinë por bashkojë edhe zemërat e shumë mërgimtarëve dhe arriti fitoren e madhe në zgjedhjet e 6 Marsit në Mal të Zi. Dhe, kështu sigurojë maxhorancën në komunën e Tuzit dhe do të qeverisë në 4 vitetet e ardhëshme.Duke gëzuar të gjithë malësorët në Malësi dhe të gjithë shqiptarët për këtë fitore të madhe.”

Me këtë rast nën/kryetari Lulanaj, theksojë se : “Ne do të faleminderojmë të gjithë se bashkimi sjell fitoren  Ne do të faleminderojmë të gjithë mërgimtarët që shkuan jo vetëm të votojnë në Malësi,  por edhe për përkrahjen morale që dërguan ata në Malësi në zemërat e cdo malësori.”

Kurse ai në në emër të Shoqatës Malësia të Nju Jorkut, ju urojë fitoren bashkëatdhetarve dhe urojë që gjithmonë të bashkur qofshin malësorët, “ Gjithmonë Zoti na bekoftë të gjithëve Zoti e bekoftë Malësinë dhe malësorët - Ju Faleminderit”

Të pranishmit i përshendeti, edhe kryetari i Shoqatës Atlantiku - komandat Gani Shehu,  Kongresisti Eliot Engel , Mark Gjonaj dhe Don Pjetër Popaj, si dhe këngëtari Nikoll Nikprelaj.

Nosh Rrok Camaj, recitoi një poezi krijuar posaçërisht për 108 – vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe….

Ndërkohë, që Ish gazetari i Zërit të Amerikës, publicisti i njohur Gjek Gjonlekaj, ishte zgjedhur për të prezantuar Mark Gjonaj. 

 

Ai tha se :”Zonja dhe zotërijë, Kam nderin dhe kënaqësinë e  veçantë t'iu paraqesë sonte në këtë darkë solemmne anëtarin e Kshillit të Qytetit të Neë Yorkut zotëri Mark Gjonaj.Muajin e kaluar shqiptarët e Maslësisë korrën fitore në zgjedhjet e tyre lokale për Komunën e Tuzit me thirrjen "Malësia na Bashkon", ndërsa ne shqiptarët e Amerikës do të fitojmë me thirrjen "Mark Gjonaj na Bashkon". Nja një javë para zgjedhjeve në Malësi  e thirra në telefon zotëri Gonaj dhe i propozova që t'u bënte një dekleratë publike në mbështetje të zgjedhjeve në Malësi. Zoti Gjonaj më falënderoi për këtë sugjerim por tha: "Unë do të shkojë në Tuz dhe në Malësi për ato zgjedhje për të ndihëmuar fitoren e shqiptarëve”. Për mua tha Gjonaj ka rëndësi të madhe fitorja e shqiptarëve në ato zgjedhje.”

Programi ishte i gërshetuar me pika të ndryshme, fjalime, këngë e valle dhe recitime.

6 Prilli shënohet kudo nga malësorët si dita kur për herë të parë pas periudhës së Gjergj Kastriotit, në vitin 1911, flamuri shqiptar është valëvitur në malet e Deçiçit në Bratile, përgjatë Betejës së Deçiçit - Në këtë betejë, historike shqiptarët udhëhiqeshin nga kryeprisi i tyre  Dedë Gjo Luli, në luftën kundër otomanëve.
 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat