"Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire" i Elena Kocaqit promovohet në Amerikë

Amerika

"Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire" i Elena Kocaqit promovohet në Amerikë

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 12 prill 2019 Në ora: 09:28
Promovimi i librit "Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire"

Studiuesja e njohur sjell fakte të pakundërshtueshme që tregojnë se kjo luftë nuk është bërë mes akejve dhe trojanëve, por simbas saj në të dyja kampet ishin në përgjithësi ilirë, dhe pellazgë.

NEW YORK : Historiania dhe studiuesja e njohur Elena Kocaqi gjendet këto ditë në Amerikë, për të promovuar librin e saj "Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire" : “Një luftë e trajtuar nga pikëpamja njerëzore, dhe historike ku personazhet janë njerëz dhe nuk ka pleksje mes hyjnive dhe njerëzve në tokë siç e shkroi Homeri”.

Studiuesja e njohur sjell fakte të pakundërshtueshme që tregojnë se kjo luftë nuk është bërë mes akejve dhe trojanëve, por simbas saj në të dyja kampet ishin në përgjithësi ilirë, dhe pellazgë.

“Kur shkruan se Frigasit apo Trojanet janë nga Epidamni i referohet kolosëve antik, historianit Herodoti, dhe Gjeografeve Straboni dhe Schymnus i Chios. Shanci për ti hedhur poshtë këta autor antikë është zero” thotë autorja e këtij libri që ka ngjallur interes të madh në komunitetin shqiptar të Amerrikës..

"Unë luftën nuk e kam trajtuar fare në aspektin e Homerit. Ka disa autorë të tjerë të antikitetit të cilët kanë trajtuar luftën e Trojës. I kam dhënë rëndësi anës njerëze sepse lufta, për mua nuk është një mit por një realitet i cili ka ndodhur sepse pothuajse e trajtojnë të gjithë autorët antikë. Burimet që unë kam përdorur në libër është shumë e vështirë ti kundërshtosh apo të sjellësh një variant tjetër nga ato çfarë unë kam sjellë në këtë libër " citohet të këtë thënë për këtë libër Elena Kocaqi në studion e Ora Neës për gazetaren Besmira Pelushaj, para se të udhëtonte për në Amerikë.

Promovimet e libnrit "Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire" janë bërë në Cikago, Florida, Uashington, Boston dhe mbrëm në Neë York gjithashtu, shkruan ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

Simbas “kronikës” së këtyre promovimeve në Amerikë, në rrjetin social Facebook, promovimi i librit Lufta e Trojes, në SHBA, ka nisur në Universitetin e Arizones ne Anglisht dhe ne Aviano Center ne Shqip. Promovimi ne Anglisht ne Universitet, thuhet se ka paasur një rendesi te vecantë pasi behet per staf akademik dhe student Amerikane qe te njihen me historine antike te Shqiptareve.

“Falenderoj Shoqaten e Grave Arizon dhe zonjen Elonia Lasku per kete super organizim si dhe zonjen Merita Kraja. Shoqaten me nje kontribut te jashtzakonshme ne historine moderne te Shqiptareve Vatra, Shoqaten Rrenjet, Komunitetin Shqiptar ne Cikago, e gjithe ato Shoqata qe kane kontribuar dhe do marrin pjese. Te gjithe bashke do ja dalim qe te ndryshojme shume padrejtesi historike qe kane ndikuar shume ne shkaterrimin e Shqiptareve ne dy shekujt e fundit” shkruajti në llogarinë e saj autorja e librit "Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire" , Elena Kocaqi.

Duke shtuar se takimi i Washingtonit i dates 7 prill, ishte nje takim i bukur.

“Dua te falenderoj degen e Vatres ne ëashington per organizimin e takimit, me z. Armir Zotaj, shkruan ajo dhe shtonë : “ Falenderoj gjithe pjesemarresit si dhe gazetaret e Zerit te Amerikes dy zonjat e nderuara Laura Kondi e Keida Kostreci qe moren pjese ne kete takim. Falenderoj edhe ata prinder qe erdhen me gjithe bebat e vegjel. Ju faleminderit.”

Ndërkohë po ajo vet nga vizita ne Florida, ka gjetur rastin të falenderoj degen e Vatres ne Florida, Albanian Heritage Foundation dhe Lidhjen e Shkrimtareve per mikpritjen dhe vleresimin si dhe te gjithe komunitetin Shqiptar.

“Falenderoj dy zonjat Elonia Lasku dhe Merita Kraya Idrizay per te gjithe rregullimet deri ne detaje te udhetimit e aktivitetit time. Vajza jeni me te mirat. Ajo qe me ka bere pershtypje kane qene disa gra qe me kane thene se te duam se na bene burrat te lumtur me shkrimet e tua. Faktori Shqiptar ne Amerike duhet te organizohet ne kuadrin e nje grupi Federativ Lobimi qe te kete peshe ne vendimarrjen politike ne SHBA.”

Duke folur në llogarinë e saj në Facebook, profesore Elena Kocaqi, autore e librit "Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire" shkruan nga takimi ne Cikago Ilinois, dua te falenderoj Shqiptaret per mikpritjen si dhe kryetarin e Komunitetit Shqiptar ne Ilinois z. Gjaneto Harusha per organizimin e ketij aktiviteti.Dua te falenderoj edhe profesorin e Universitetit te Cikagos Brian Moran qe ndoqi gjithe eventin duke mbajtur shenim gjithe fjalen time.

“Promovimi i librit Lufta e Trojes ne Universitetin e Arizones ne Anglisht dhe ne Aviano Center ne Shqip. Promovimi ne Anglisht ne Universitet ka rendesi pasi behet per staf akademik dhe student Amerikane qe te njihen me historine antike te Shqiptareve. Promovimet do te behen edhe ne Cikago, Florida, Uashington, Neë York dhe Boston gjithashtu. Falenderoj Shoqaten e Grave Arizon dhe zonjen Elonia Lasku per kete super organizim si dhe zonjen Merita Kraja. Shoqaten me nje kontribut te jashtzakonshme ne historine moderne te Shqiptareve Vatra, Shoqaten Rrenjet, Komunitetin Shqiptar ne Cikago, e gjithe ato Shoqata qe kane kontribuar dhe do marrin pjese. Te gjithe bashke do ja dalim qe te ndryshojme shume padrejtesi historike qe kane ndikuar shume ne shkaterrimin e Shqiptareve ne dy shekujt e fundit.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat