Nga Tirana nisi “Rrugëtimi i Lirisë” Batalionit “Atlantiku” - shqiptaro-amerikanëve të UÇK-së

Amerika

Nga Tirana nisi “Rrugëtimi i Lirisë” Batalionit “Atlantiku” - shqiptaro-amerikanëve të UÇK-së

Nga: Beqir Sina Më: 16 prill 2019 Në ora: 07:36
Nga Tirana nisi “Rrugëtimi i Lirisë” Batalionit “Atlantiku” - shqiptaro-amerikanëve të UÇK-së
TIRANE : Para dy dekadash një numër i madh i të rinjve shqiptaro-amerikanë, lanë gjithçka që kishin, duke filluar nga familja, shtëpitë dhe puna në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
 
Këta të rinj, iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe u treguan të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka.
 
Ish-pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” kanë vendosur që ky përvjetor të shënohet duke kaluar shtigjeve nëpër të cilat ka kaluar ky formacion ushtarak, gjatë kohës së luftës, me një udhëtim shtigjeve të lirisë duke e quajtur këtë 20 vjetor të tyre Rrugëtimin e Lirisë.
 
Këta ish luftëtar shkuan të luftojnë me unifromat dhe simbolet e UÇK-së, nga SHBA, në Kosovë,  në kuadër të Batalionit “Atlantiku”, në një kohë që ata mund të kishin jetuar fare mirë me mundësitë që ua ofronte Amerika, por iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe u treguan të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka.
 
Kështuqë, ata duke lënë gjithë çka kishin, madje edhe kur në mesin e tyre ishte edhe një vajzë vecse 16 vjece atëher Linda Muriqi, por të rinj të tjerë, dhe të moshave të ndryshme, shkuan e luftuan për lirinë e Kosovës,  sot janë krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe e mbarë kombit shqiptar.
 
Duke lënë gjithë çka kishin, këta të rinj që luftuan për lirinë e Kosovës, sot janë krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe e mbarë kombit shqiptar.
 
Por, tre prej pjesëtarëve të “Atlantikut’, të tre nga një familje, pra vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi nuk u kthyen më kurrë. Këta dëshmorë të kombit janë heronj që nuk do të vdesin kurrë dhe që do të jetojnë përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo në botë.
 
Duke lënë gjithë çka kishin, këta të rinj që luftuan për lirinë e Kosovës, sot janë krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe e mbarë kombit shqiptar.
 
Rrugetimi i Lirise - Batalioni “Atlantiku”- një histori e përjetshme e herojve të Lirisë
 
 Më shumë se 40 pjestarë të Batalionit “Atlantiku”,  Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së, dhe Gjeneral Skëndët Doci, ish komandati që përgatiti 20 vjet më parë luftëtarët e lirisë nga Batalioni Atlantiku, dhe këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe Kryetari i organizatës Rrënjër Shqiptare Marko Kepi, veprimtari i njohur Bruno Selimaj e tjer, e nisën udhëtimin me rastin e 20 Vjetorit të  Batalionit Atlantiku me vendosjen e një kurore me lule tek “Monumenti i Lirisë” -  Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në , Tiranë.
 
Më pas takimet e ditës së parë të këtij grupi nga SHBA, vazhduan me pritjen nga Ministri i Shtetit për Diasporën, z.Panadeli Majko.
Për grupin e ish luftëtarëve të Batalionit “Atlantiku”,dhe veprimtarve që i janë bashkëngjitur atyre , u dha një pritje në Kryeministri  nga Zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë Z.Erion Brace.
 
Më pas ata kanë vendosur kurora dhe bënë nderime para shtatores së Hasan Prishtinës, para Shtatores së Skënderbeut, para shtatores së Adem Jasharit, Memorialit të Pavarësisë, dhë shtatores së Ismail Bej Qemalit.
 
Në Bashkinë e Tiranës, pritjen nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, u zhvillua dhe një ceremoni për nderimin e Batalionit Atlantiku - dhe komandatit Gani Shehu me “Mirënjohen e Tiranës” si dhe u zhvillua një bashkëbisedim i gjërë mes mysafirve nga Batalionit “Atlantiku”, apo siç i kanë quajtur edhe shqiptaro-amerikanët e UÇK-së, dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zoti Erion Veliaj.
 
Axhenda e ditës së parë në Rrugëtimin e Lirisë si e kanë quajtur këtë 20 vjetor të Batalionit Atlantiku, përfundojë me një darkë zyrtare të përbashkët me ish oficerë që trajnuan vullnetarët e Atlantikut, dhe familjet e dëshmorëve, Sinani, Suli, Cara dhe LLagami, në hotelin “Mak-Albania” në kryeqytet - Tiranë.
 
Majko: Batalioni “Atlantiku”, shembull i veçantë në histori
 
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, priti sot një delegacion të “Batalionit të Atlantikut”, me rastin e 20-vjetorit të krijimit të tij.
 
Majko e cilësoi formimin e këtij batalioni si një rast të veçantë që dëshmon lidhjen e diasporës shqiptare me atdheun.
 
“Rasti i ‘Batalionit të Atlantikut’ është një rast shumë i veçantë në histori, i cili tregon rëndësinë dhe vlerën e të qenit shqiptar në diasporë”, tha ai, transmeton Bota sot nga Tirana.
 
“Ju, të gjithë pjesëtarët e Batalionit të Atlantikut na keni nderuar, falë edhe jush sot kemi realitet të ri, të cilin e shohim nga distanca e 20 viteve”, theksoi Majko në bashkëbisedim me përfaqësues të kësaj brigade.
 
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” e themeluan shoqatën me të njëjtin emër, i cili punon për mbështetjen e çështjeve kombëtare.
 
Kryetari i kësaj shoqate, Gani Shehu, vlerësoi edhe një herë kurajon e një numri të madh të të rinjve shqiptaro-amerikanë që i lanë jetët e tyre në SHBA për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Ai foli me pietet sidomos për pjesëtarët e batalionit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat