Dritan Demiraj në Departamentin e Shtetit dhe Zërin e Amerikës në Uashington

Amerika

Dritan Demiraj në Departamentin e Shtetit dhe Zërin e Amerikës në Uashington

Më: 27 prill 2019 Në ora: 19:25
Dritan Demiraj

WASHINGTON D.C: Këshilli Shqiptar Amerikan një organizat e regjistruar si lobiste në institucionet amerikane me një veprimtari 30 vjecare, vazhdon aktivitetin e saj në dobi të cështjes kombëtare - pa ngjyra partiake, krahinore , fetare apo bindje të tjera, duke i shërbyer gjithënjë asaj që është më e mira për Shqipërinë, Kosovën, lirinë e të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre.

Kështuqë, në vazhdimësi kryetari e kësaj organizate të vogël lobiste zoti Haxhi Dauti, mbasi ka organizuar ose ka qëndruar pas kuintave në dfisa takime lobuese në Uashington, dhe Nju Jork, apo edhe në Shqipëri e Kosovë, thotë në llogarinë e tij në faqen e internettit të këtij këshilli se “Pata nderin të organizoj takimet e z.Dritan Demiraj në State Department dhe në Zërin e Amerikës - 24 Prill, 2019)”.

Ndërsa, zoti Dritan Demiraj, PhD i cili thuhet se ka qënë ministër i Brendshëm në vitin 2017, dhe pse për një kohë të shkurtër (vetëm 4 muaj), por është vlerësuar se ka qënë një nga ministrat më të suksesshëm.

Ish -Ministri i Brendeshëm Dritan Demiraj, thuhet po ashtu se është ushtaraku më i dekoruar në historinë e ushtrisë shqiptare. Ai që nga viti 2007-2013 drejtoi Forcat Speciale dhe Komando i krijoi, modernizoi dhe paisi me pajisjet me moderne të kohës. Ai njihet si "babai", udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve "Eagle" (nga 1-7), profesor dhe autor i 32 librave, doktrinave, manualeve dhe i mbi 250 artikujve, shkrimeve dhe kumtesave e deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor në mbarë botën.

Dritan Demiraj është Doktor i Shkencave në fushën e "Mbrojtjes, Sigurisë dhe Kundër Terrorizmit" nga University Europian i Tiranës (UET), Shqipëri dhe Doktor i Shkencave në fushën e "Sigurisë Kombëtare" nga United Nations University for Global Peace, Neë York, gjithashtu i vlerësuar ndër vite dhe si një nga profesorët më të mirë në rajon.

Colonel (Ret) Special Forces Dritan Demiraj, është "Nderi i Kombit", "Mjeshtër i Madh" "Medaljen e Artë të Shqiponjës", "Ushtaraku më i mirë i 100 vjetorit të Pavarësisë" me dekorata presidenciale, i vetmi qytetar Shqiptar që mban këto tituj Presidencialë. Gjithashtu Doktor Dritan Demiraj eshte dekoruar dhe me Medaljen e larte "Grand Knight" nga Organizata Boterore Sportive Ushtarake CISM, dekoraten "Gjenerali i Paqes Dëight D. Eisenhoëer" nga OKB, disa dekorata nga Departamenti i Mbrojtjes, Qeveria Shqiptare, etj.

Nga takimet në Departamentin e Shtetit dhe Zërine Amerikës, më 4 Prill, Demiraj shkkruan në profilin e tij në rrjetin social Faceboook, se ka një falenderim të veçantë për mbështetjen që Këshilli Shqiptaro-Amerikan, ka bërë dhe bën për dekada me radhë për çështjen kombëtare shqiptare, për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Gjithashtu, mirenjohje dhe vlerësim për mbështetjen e patriotit shqiptar z. Haxhi Dauti, kryetar i AAC dhe gazetareve te VoA znj Rudina Dervishi dhe z. Ilir Ikonomi, për mundësinë e intervistave dhe takimeve në Uashington.

Demiraj: Negociata mes palëve për të zgjidhur krizën politike

Rudina Dervishi e Zërit të Amerikës intervistojë Demirajn, dhe publikojë në sajtin e saj këtë intervistë.

Dritan Demiraj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, thotë se vendimi i paprecedentë i opozitës për të djegur mandatet ishte mënyra e vetme për të detyruar largimin e qeverisë Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të drejta. Ish ministër i Brendshëm në kohën e qeverisë së tranzicionit në vitin 2017, zoti Demiraj thotë se parregullsitë e shumta të cilat u dokumentuan nga Partia Demokratike, megjithëse nuk u përfillën nga faktori ndërkombëtarë, nuk mund të injorohen më gjatë, pasi krimi ka kapur shtetin. Por a e ka opozita forcën e duhur për të detyruar largimin e qeverisë Rama? Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me zotin Demiraj për strategjinë e Partisë Demokratike për të zgjidhur krizën politike në vend.

Zëri i Amerikës: Së pari doja t’u pyesja për vendimin e paprecedentë të Partisë Demokratike për të dorëzuar mandatet. Si e shihni ju këtë hap? A do të ishte i mundur pamundësimi apo pengimi i zhvillimit të zgjedhjeve duke mos shkelur ligjin?

Dritan Demiraj: Opozita prej kohësh ndodhej në një pozicion që nuk i ishte lënë asnjë hapësirë për zhvillimin e misionit kushtetues të saj. Prej muajsh zoti Rama ka marrë të gjithë pushtetet, pushtetin gjyqësor, legjislativ, ekzekutiv dhe Partia Demokratike në vazhdimësi, edhe në kuadrin e këtyre zhvillimeve të fundit në lidhje me Bashkimin Evropian që presim ftesën, ka qënë gjithmonë pjesëmarrëse aktive për të bashkëpunuar dhe kooperuar me maxhorancën. Sigurisht që është një vendim i vështirë, i paprecedentë në historinë 29 vjeçare të demokracisë shqiptare, por që opozita kishte të gjithë të drejtën që të merrte një vendim të tillë në mënyrë që t’i thoshte Ramës që duhet që edhe ne të dëgjohemi. Në rast se kalojmë prapa në vitin 2017, opozita nuk po kërkon asgjë më tepër sesa zgjedhje të drejta, po kërkon një parlament legjitim.

Zëri i Amerikës: Dua të ndalemi tek qëndrimi i Uashingtonit. Përmes Departamentit të Shtetit apo edhe ambasadës amerikane e ka kritikuar vendimin e daljes nga parlamenti. Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Palmer gjatë vizitës së fundit në Tiranë u shpreh se djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve janë thelbësisht mjete në kundërshtim me praktikat demokratike dhe i bëri thirrje opozitës të riangazhohet në sistemin politik. Duket se opozita nuk ka një mbështetje nga ndërkombëtarët. Cila është strategjia e partisë suaj?

Dritan Demiraj: Strategjia e Partisë Demokratike është një strategji e qartë. Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian në vendet e tyre kërkojnë zbatimin e ligjit, kërkojnë që demokracia të mos jetë fasadë dhe në këtë kuadër Partia Demokratike nuk po kërkon asgjë më tepër por zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme. Në vitin 2017 u bë një marrëveshje, pati një marrëveshje midis zotit Basha dhe zotit Rama dhe siç jeni në dijeni u krijua një qeveri teknike me pjesëmarrjen e pesë portofoleve jo pak të rëndësishme. Por koha për të cilën u zhvillua kjo marrëveshje tregoi që ishte e shkurtër dhe zoti Rama nuk tregoi seriozitet në zbatimin saj pasi të gjitha pikat për të cilën u dakortësuan të dy liderat, u shkelën.

Zëri i Amerikës: Po, ju në atë kohë keni qënë edhe ministër i Brendshëm. Jeni në dijeni të problemeve apo parregullsive që u vunë re. Megjithatë si shpjegohet që opozita i zbuloi këto shkelje pas dy vjetësh. Duket paksa ironike që duke qënë bashkë-organizatorë të këtyre zgjedhjeve, tani po kaloni në këto masa ekstreme?

Dritan Demiraj: Jo më lejoni t’ju korrigoj. Nuk është aspak e saktë që këto probleme u diskutuan apo u shfaqën pas dy viteve. U krijua një task-forcë në datën 5 qershor deri në 25 qershor. Qëllimi, objekti dhe misioni i kësaj task-force ishte monitorimi i zgjedhjeve. Kjo task-forcë u keqpërdor nga zoti Rama. Asnjë nga ministrat e Partisë Socialiste nuk mori pjesë në task-forcë dhe më lejoni tju sjell në vëmendje se në raportin përfundimtar të kësaj task-force ka dalë që gjatë kësaj periudhe 20 ditore ka patur 595 denoncime nga ana jonë, vetëm e ministrave që përfaqësonin Partinë Demokratike mbi mandatet, mbi përdorimin e policisë në zgjedhje për përdorimin e grupeve kriminale, përdorimin e parave të pista të cilat ishin siguruar nëpërmjet trafikut të drogës dhe përdorimit të administratës publike.

Zëri i Amerikës: Duket se ka në fakt pakënaqësi me qeverisjen socialiste, megjithatë opozita nuk ka qënë në gjendje të tërheqë masën e duhur të të pakënaqurve që protestat të arrijnë të detyrojnë largimin e zotit Rama. A mendoni se opozita vuan nga mungesa e besimit?

Dritan Demiraj: Përsa i përket kësaj që sapo thatë ju është krejtësisht e kundërta. Sidomos në tre muajt e fundit opozitës i janë shtuar me dhjetra mijëra mbështetës, jo vetëm të djathtë apo të qendrës por edhe të majtë. Situata e Shqipërisë sot është dramatike, situata e rendit është katastrofale, këtë e tregoi edhe sulmi apo grabitja në aeroportin e Rinasit. Kemi vrasje pafundësisht, 11 në Shkodër, zero zbulueshmëri, kemi mbi 80 vrasje në Vlorë – pra pasojat e kanabizimit kanë sjellë të gjitha këto të këqija për shoqërinë shqitare. Politika drejtohet nga krimi. Në një moment kur krimi bëhet më i fortë se qeverisja, ky është problem i madh. Dhe unë gjykoj se Shqipëria, padiskutim që zoti Rama ka përgjegjësinë kryesore por edhe opozita, të gjithë së bashku të bashkëpunojmë për daljen nga kriza dhe për ta mbyllur përfundimisht këtë periudhë tranzicioni për Shqipërinë. Shqipëria është antare e Natos, kontribuon me misionet e veta në misionet ndërkombëtare, pra ka treguar në sektorë të caktuar që është një shtet i cili mundet ndihmojë në siguri. Një nga vizitat dhe arsyet që unë sot kisha një takim të rëndësishëm në departamentin e Shtetit ishte edhe kjo – sesi mund të gjendet rruga e bashkëpunimit midis opozitës dhe maxhorancës. Unë besoj që Shqipëria nuk ka nevojë për parlament fallco, qeveri fallco, opozitë fallco. Shqipëria ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme, të realizojë reformat e duhura në mënyrë që edhe ne si gjithë shtetet e tjera të ecim përpara dhe të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat