Dita e Veprimit në Uashington DC

Amerika

Dita e Veprimit në Uashington DC

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 2 maj 2019 Në ora: 10:25
Dita e Veprimit në Uashington DC

Të mbijetuar të dhunës në Kosovë dhe familjarë të viktimave, si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, mbajtën të martën pasdite një protestë të planifikuar para ambasadës serbe në Uashington, ku kërkuan drejtësi për krimet e kohës së luftës.

WASHINGTON : Me thirrjen bashkohuni me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan për një Ditë Veprimi në Uashington DC, të martën, më 30 prill, për Viktimat e Luftës në Kosovë: Kërkimi për Drejtësi, udhëheqësi i kësaj proteste këshilltari i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, mblodhi shqiptarët nga Nju Jorku, dhe zonat për rreth për të mbajtur këtë protestë.

Protesta u mbajt në të një tën ditë me një seancë dëgjimi në Kongres ku anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të kryesuar nga kongresmeni Elliot Engel dhe dëshmitë e ish-Presidentit të Kosovës Atifete Jahjaga, Profesor Paul ëilliams, Ilir Bytyqi dhe Vasfije Krasniqi Goodman, “shokuan” kongresin amerikan me rrëfimet e përjetuara të këtyre grave e vajzave të përdhunuara seksualisht nga makineria ushtarake e policore serbe gjatë luftës në Kosovë më 1999.

I ndjekur nga Takimet Ndërgjegjësuese me Senatorët e SHBA, anëtarët e Kongresit dhe o atë ditë në kryeqytetin amerikan Uashington D C, u mbajt tubimi para Ambasadës së Serbisë.

Mark Gjonaj që udhëhoqi këtë protestë tha se :” Njëzet vjet pas Luftës së Kosovës ende nuk ka drejtësi për më shumë se 13,950 njerëz të vrarë, mbi 20,000 vajza dhe gra përdhunohen dhe 1,620 të zhdukur. Andaj të gjithëve na duhet, të përhapim zërin tonë për drejtësi , në kongres, senat dhe departamentin e Shtetit, në mediat sociale e kudo, për të rritur ndërgjegjësimin për të siguruar se dikush me rëndësi dhe që mund të bëjë diçka ka për të dëgjuar zërat tanë”.

Zëri i Amerikës, që ndoqi nga afër këtë protestë në emision e saj televiziv “Ditari” tha :

Të mbijetuar të dhunës në Kosovë dhe familjarë të viktimave, si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, mbajtën të martën pasdite një protestë të planifikuar para ambasadës serbe në Uashington, ku kërkuan drejtësi për krimet e kohës së luftës.

E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat serbe Vasfije Krasniqi Goodman, e cila dëshmoi të martën paradite në Kongresin amerikan, tha se ishte shumë e rëndësishme që zëri i tyre u dëgjua dhe se shpreson që përmes angazhimit të Kongresit amerikan, të çohet drejtësia në vend.

“Është një punë që është dashur të hapej edhe më herët. Pak me vonesë, por më mire vonë se hic dhe unë e kam kauzën me luftu për drejtësi dhe me thyer stigmën jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë botën, ku kanë ndodhur dhunime gjatë luftërave”.

Ajo e pranon se për të nuk ishte e lehtë të protestonte para ambasadës së Serbisë.

“Por kjo është me u tregu atyre se ne nuk ndalemi para se drejtësia të shkojë në vend dhe këta me i pranuar krimet që kanë kryer, me kërku falje për krimet dhe me i dënu kriminelët.

Kështu që ndihem krenare që jam para ambasadës serbe, me i tregu këtyre që ne shqiptarët duam drejtësi. Jo hakmarrje, por drejtësi”, thotë ajo.

Anëtari i Këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, që sapo është kthyer nga Kosova, ishte një prej protagonistëve të protestës.

“Sot është një ditë që mbas 20 vjetëve të kujtohen gabimet, dëmi që ka ndodhur në Kosovë. 20 mijë femra janë përdhunuar, 13 mijë vetë kanë vdekur, 1620 janë zhdukur.

Kemi filluar një lobim të fortë, të vazhdueshëm që me u vu presion Serbisë që kriminelat e luftës të paraqiten para gjykatës, që t’i gjykojmë ne. Zoti ka me i gjyku në jetën tjetër”, tha ai.

Ilir Bytyqi, që edhe në Kongres foli për domosdoshmërinë e vënies para përgjegjësisë të fajtorëve, tha në protestë se Serbia duhet të arrestojë shkaktarët e këtyre krimeve.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, dy vetë nga personeli i ambasadës së Serbisë në Uashington thanë për Shërbimin Shqip se protesta "nuk do të thotë asgjë". "Është një vend demokratik dhe gjithkush mund të protestojë," thanë ata.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat