4000 qytetarë të Uashingtonit vizitojnë ambasadën shqiptare

Amerika

4000 qytetarë të Uashingtonit vizitojnë ambasadën shqiptare

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:32
Ambasada shqiptare

Ambasada e Shqipërisë në SHBA u bë  të shtunën atraksioni i rreth 4.000 qytetarëve të Uashington DC, pasi për të katërtin vit radhazi hapi dyert për vizitorët dhe qytetarët e Uashingtonit, por dhe më gjerë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit Passport DC, Xhiroja e Botës përmes Ambasadave, program një mujor që prezanton bashkësinë diplomatike në Uashington së bashku me kulturën e traditat e larmishme të secilit vend.  

Vizitorët zgjodhën Ambasadën për një udhëtim të shkurtër imagjinar në historinë e lashtë dhe në atë që ofron Shqipëria sot, duke u njohur me turizmin kulturor, por dhe atë natyror. Aktiviteti u pasurua edhe me ushqimin e pijet tradicionale shqiptare

Në aktivitet nuk munguan as vallet dhe  muzika tradicionale e trojeve tona shqiptare, të cilat bënë bashkë turistët

Edhe këtë vit, aktiviteti ynë kulmoi me organizimin e një  shorteu, i cili ofroi një paketë turistike 10-ditore për të vizituar Shqipërinë.

Fituesja e vitit të kaluar Ivonna, njohu pjesëmarrësit me eksperiencën e saj të jashtëzakonshme në Shqipëri, duke nxitur maksimalisht interesin për pjesëmarrje në llotarinë e këtij viti.

Llotaria e këtij viti, u prit me emocione nga qindra pjesëmarrës duke përfunduar me fitoren e Catherine, e cila do të shijojë një udhëtim 10 ditor në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat