Shqiptari Tahir Kukaj, i pari imam që mban fjalim dhe bën lutje fetare në asamblenë e Nju Jorkut

Amerika

Shqiptari Tahir Kukaj, i pari imam që mban fjalim dhe bën lutje fetare në asamblenë e Nju Jorkut

Më: 8 maj 2019 Në ora: 06:02
Imami shqiptar Tahir Kukaj

Imami shqiptar Tahir Kukaj është ftuar për ta hapur seancën e Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut me një lutje fetare dhe me një fjalim të shkurtër rreth rëndësisë së Muajit të Ramazanit.

Me këtë rast, ai është nderuar me mirënjohje nga Asambleja e Nju Jorkut, shkruan AktivPress.

Këtë mirënjohje, ia dorëzoj asamblisti i Staten Island, Charles Fall, i cili njëherësh e prezantoj Imamin Kukaj para Asamblesë.

Imami me prejardhje nga Tersteniku i Drenasit, është një lider fetar që gëzon respekt jo vetëm në Nju Jork, por edhe më gjerë.

Puna e madhe dhe e vazhdueshme që bëhet në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare ka bërë që pikërisht imami nga kjo qendër të jetë imami i parë që flet në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.

Imami Kukaj është këshilltar i kryetarit të Nju Jorkut dhe këshilltar i Komisionerit të Policisë së NYPD.

Ai është zgjedhur në mesin e 100 figurave me më influencë në Staten Island NYC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat