Dallas - Texas, vizitë në librarin “George W. Bush Presidential Library & Muzeu”, si dhe Rrugën dhe Muséum ku u vra Presidenti John F. Kennedy

Amerika

Dallas - Texas, vizitë në librarin “George W. Bush Presidential Library & Muzeu”, si dhe Rrugën dhe Muséum ku u vra Presidenti John F. Kennedy

Nga: Beqir Sina Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

DALLAS TX: Rrjeti Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, i cili këtë vit shënon pesë vjetorin e themelimit të saj - e mbylli me sukses të plotë - Forumin Ekonomiko-Financiar, në Dallas Teksas, duke konfirmuar edhe një herë unitetin e fort dhe bindjen e saj për suksesin.

Në një pritje të mirë organizuar nga mikëpritësit e këtij forumi ekonomik e financiar të bizneseve shqiptare në diasporë, për katër ditë me radhë, biznesmenë e afaristë të suksesshem nga Europa, Kanadaja dhe SHBA, nën kujdesin e Presidenti të rrjetit, z. Nazar Mehmeti, z Ismet Smajli, sekretar i këtij rrjeti, anëtarve të bordit Ylber Korca dhe Gani Fejza, Dr. Naim Dedushaj - ideator dhe kreatori i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, - mund të thuhet se ky ka qenë edhe një nga organizimet më të susksesshme, më të rëndsishme për RGBSHB.

Qëndrimin 4 ditor në Dallas - Texas, mikëpritësi i këtij forumi ekonomik e financiar të bizneseve shqiptare në diasporë, e kishte të programuar ; cdo ditë me nga një konferencë, dhe më pasë nga një vizitë dhe pritje të ngrohtë e bujare në vende të rëndësishme në Dallas, qytet ky që ka rreth 7 milion banor dhe është nji nga më të mëdhat në SHBA.

Presidenti, z. Nazar Mehmeti, një veprimtar i dalluar nga Dallasi, dhe biznesmen i suksesshëm - i cili udhëhoqi edhe këtë forum ekonomik e financiar të bizneseve shqiptare në diasporë, qëndrimin e biznesmenve dhe afaristëve, disa kryetarve të këtij rrjeti ardhur në Teksas nga, Europa(Gjermani, Itali, Austri, Angli,Francë), dhe SHBA- Kanada, përvecse mbajtjes së Forumit Ekonomiko-Financiar, së bashku me kolegët nga Dallasi, z Ismet Smaji, z. Ylber Korca, dhe z. Gani Fejza, kishin rezervuar edhe suprizë në këtë konferencë, duke e lidhur atë mbas punës së Forumit Ekonomiko-Financiar, edhe për të vizituar qytetin e Dallas - Texas, librarin “George W. Bush Library & Muzeu”, Rrugën dhe Muséumin ku u vra Presidenti John F. Kennedy, dhe Shtëpin e parë në Dallas, nga themeluesi i qytetit të Dallas, John Neely Bryan.

Ku pjesëmarrësit kishin shancin të vizitojnë me këtë rast edhe ato mrekullitë, që të ofrojnë këto librari dhe muzetë kudo në Amerikë. Natyrisht, me një ngacmim dhe kurreshtje të jashtëzakonshëme për çfarë atë që të servirin për cdo shqiptar. Përkatësisht, kur i viziton nga afër ato kan një tjetër efekt emocionues, dhe ngacëmues që është e vështirë se i shpëton ndonjeri, kur aty në këto museume, librari dhe arkiva gjen fotografi edhe materiale të tjera që lidhen edhe me Shqipërinë, Kosovën dhe historinë e shqiptarëve të Amerikës, kontributin e tyre për lidhjet historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë forum tre ditor, moren pjesë dhe janë në Dallas, disa nga promotorët e këtij aktiviteti , ideatori dhe themeluesi i kësaj organizate Dr. Naim Dedushaj, Presidenti i rrjetit, z. Nazar Mehmeti, një veprimtar i dalluar nga Dallasi, biznesmeni i suksesshëm z Elmi Berisha, nën kryetar i RRBSHB, biznesmeni që ka investuar në Kosovë, z Ismet Smaji, sekretar i këtij rrjeti, anëtarët e Bordit Ylber Korca dhe Gani Fejza.

Përfshirë, edhe kryetarët nga Europa, Artan Llabjani, Naser Berisha,, Bashkim Brezanica, Fevzi Beqiri (Kanada), Mustaf Abazi, Fatos Xhafolli, Bujar Gashi(Gjermani), Gani Ahmetaj, Kol Balaj (Illinoi), Haziz Vardari, Astrit Hashani (Francë), John Goci (Michigan), Ermira Zhuri (Italy), Enver Idrizi, Argëtim Hani (Austri) Antigona Aliu(Teksas), dhe veprimtari i njohur dhe biznesmeni i sukseshëm nga Nju Xhersi, Zabit Bytyqi.

Ngase, aty janë historitë më mahnitëse që fshihen pas, atyre filmimeve, sendeve, objekteve, fotove të famshme, fjalimeve, dhe takimeve, që bënë historinë e Amerikës - ku Shqipëria dhe Kosova, shqiptarët e Amerikës prej kolonive e klubeve të para, dhe më pas disaporës shqiptare prej shpalljes së pavarësisë, dhe arratisjes së tyre, janë bërë si pjesë e historisë me anë të fotografive, takimeve, dhe filmimeve, dhe që sot gjenden në librarit dhe muzeumet, arkivave të SHBA.

Nazar Mehmeti : “Mirënjohje dhe një respekt të përjetshm për Presidentin Bush dhe SHBA-të!”

Presidenti Rrjetit Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, z. Nazar Mehmeti, i cili tregoi një përkujdesje të vecantë në këtë vizitë, dhe që kishte marr edhe përsipër rolin e ciceronit, tha se : “Që të vish deri në Dallas, dhe të mos vizitosh muzeun të familjes Bush, librarinë presidenciale “George W. Bush Presidential Library & Muzeu”, nuk ke vizituar dhe nuk ke parë asgjë nga Dallasi - Vizita këtu tha ai është edhe si nji “Mirënjohje, dhe një respekt të përjetshm për Presidentin Bush, dhe SHBA-të!”

Biblioteka dhe Muzeu Presidencial Bush është Biblioteka e 13-të Presidenciale e administruar kjo nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Dokumenteve, një agjenci federale e SHBA, dhe është ndërtuar me financimin e familjes presidenciale - familjes Bush nga Dallasi - Teksas, ku edhe ata jetojnë dhe kan pasurit e tyre - fermat e mëdha në periferi të Dallasit.

Kjo librari dhe museum është e ndërtuar në kampusin e Southern Methodist University në Dallas, Teksas. Biblioteka dhe Muzeu Presidencial George W. Bush, shërben si një burim për studimin e jetës dhe karrierës së George W. Bush, duke promovuar gjithashtu një kuptim më të mirë të Presidencës, Historinë amerikane, dhe çështje të rëndësishme të politikës publike, të tij natyrishtë, por aty është lënë vend dhe hapsirë e duhur edhe për familjen e tij, sidomos, babain e tij George H. Bush presidentin e 42-të të SHBA.

I vendosur brenda Qendrës së Bushit, Biblioteka(Library) përmban një mur video me definicion të lartë prej 20 metrash, 360 gradë; sapo hy në këtë ndërtes, e cila në ball të hyrjes ka edhe një kopje e plotë e Shtëpisë Ovale të Shtëpisë së Bardhë( aty ku Presideni ka punuar cdo ditë dhe ka telefonin që ka përdorur ) ; përkrah saj është dhoma origjinale të Situatës së Shtëpisë së Bardhë( prej nga dhoma e pritjes, dhoma e gjumit, guzhina dhe sendet e perdorura nga Presidenti e deri te veshjet e tyre, tani të vendosuara për një përvojë unike dhe interaktive edukative për studentët, dhe mijëra vizitorë në ditë nga SHBA, dhe e gjithë bota.

Brenda Qendrës së Bushit, Biblioteka(Library), në mesin e 43 000 objekteve që mbahen aty, në krahun e djathtë është ekspozita "Nation Under Attack", e cila tregon me objektet dhe fimat e fotografit, fjalimet dhe momenetet e asaj që tjhirret 9/11, nga Qendra Botërore e Tregtisë, vendin që vizitorët mund të prekin, presidenti bullhorn Bush, që përdori megafonin e famshem tashme të asaj dite, në Nju Jork, për të folur me turmën e njujorkezve, policve, zjarrfiksve dhe ndihmes se shpejt, në vendin e quajtur Ground Zero, si dhe letrat e telefontat që ai mori në ditët pas sulmeve. Aty gjenden rreth 70 milionë faqe të materialeve tekstuale, rreth 30,000 regjistrime audiovizuele, 227 kub (këmbë) të fotografive negative, pak më shumë se 3.8 milion fotografi, rreth 80 terabajt të regjistrimeve elektronike dhe rreth 200 milionë email-mesazhe që janë vendosur në Bibliotekë.

Aty megjithse shumë pak në pavionin e vizitave në vendet e luftërave dhe konflikteve ka zënë vend tashmë edhe vizita e Presidentit Bush dhe zonjës së parë Laura Bush, më 4 Korrik 2001, në bazën ushtarake në Bondestil, - Ferizaj Kosovë. Aty nëpërmjet fotografive tregohet se sipas traditës së Shtëpisë së Bardhë, cifti preisdencial vizituan trupat amerikane jashtë SHBA, ku ata shërbejnë. Ku në atë kohë me një helikopter të forcave ajrore amerikane nisur nga Roma, ata mbritën në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, pastaj shkuan po me helikopter në kampin Bondsteel, një bazë ushtarake amerikane, e cila është një ndër më të mëdhat në Europe e SHBA.

Ajo cka është më e rëndësishme e këtij udhëtimi në Kosovë dhe që mbetet në histori është se :” Presidenti mori me vete, atë ditë një projekt-ligj i cili kishte të bënte me shpenzimet e mbrojtjes prej 1,9 miliardë dollarësh të miratuar nga Kongresi, që do të nxiste, përfitimet dhe kujdesin shëndetësor për trupat amerikane kudo në botë, përfshirë edhe trupat e saj në Kosovë. Ai e nënshkroi atë projekt-ligj (1,9 miliardë dollarësh) para qindra ushtarëve të gëzuar nga kjo mbështetje e madhe financiare e buxhetit ushtarak të SHBA,” pikërisht në Kosovë simbolikisht duke e bër kampin Bondsteel, një bazë ushtarake amerikane, për atë moment historik edhe zyrën e tij të punës Zyrën Ovale.

Bush atë ditë i tha trupave se misioni i tyre në Kosovë, është jetik për të harruar një her e përgjithmonë se në Kosovë dallimet fetare dhe etnike, që u përdorën për vite me radhë për të vrarë dhe diskretituar, shqiptarët, nuk do të ndodhnin më.

Fakti që radhët e ushtrisë amerikane janë kaq të ndryshme, tha Bush, shërben edhe si një shembull i bashkëjetesës paqësore, tani që Kosova është e lirë edhe për serbët minoritet dhe shqiptarët etnikë që janë shumicë por edhe për pakicat e tjera.

“Qëllimi ynë është të shpejtojmë ditën kur paqja është vetë-mbështetëse, kur autoritetete Kosovës të zgjedhura në mënyrë demokratike, mund të marrin përgjegjësinë e plotë dhe kur forcat e NATO-s mund të kthehen në shtëpi", tha Bush, duke premtuar se Shtetet e Bashkuara, do të punojnë me aleatët e NATO-s në mbrotje të lirisë dhe tolerancës”.

“Ka ende shumë punë për të bërë, " tha Bush, nga Kosova, dhe përsëriti premtimin e tij se Shtetet e Bashkuara, nuk do të tërhiqen nga angazhimet e saj paqeruajtëse të NATO-s në Ballkan,” duke thënë, : "Ne erdhëm së bashku dhe do të largohemi së bashku".

Kur flasim për lidhjet e Shteteve të Bashkuara, me Shqipërinë dhe Kosovën, natyrisht aty gjejmë një pjesë tjetër e këtij muzeumi, ku përsi vizitorët gjejnë Shqipërinë, Aty është edhe fotografia e vizitës së parë të një presidenti të SHBA në detyre, në Shqipëri.

Eshtë ajo vizita historike më 10 qershor 2007, ku Presidenti Bush, në Tiranë u pritë nga Kryeministri Sali Berisha, dhe u bë presidenti i parë që vizitoi Shqipërinë, dhe Presidenti i SHBA, që nga Tirana, konfirmojë edhe nji her fuqishem mbështetjen e SHBA, për pavarësinë e Kosovës.

Në stendat e vizitave në Europë, janë të ekspozuara edhe fotografitë që të kujtojnë 10 qershorin 2007, ditën kur Presidenti i SHBA-ve, George W. Bush vizitoi Tiranën, por edhe Fushë-Krujën, një vizitë kjo që do të cilësohej më vonë nga vetë Presidenti Bush, si një vizitë e veçantë e jetës së tij. Nderkohe, qe per ne shqiptaret, kjo vizitë historike, duhet kujtuar, dhe nuk duhet harruar kurrë, për ngjarjet po aq të rëndësishme dhe historike që e shoqëruan dhe e pasuan,atë në favor të kombit shqiptar.

“Dy ishin premtimet që Presidenti Bush bëri në Tiranë, para shqiptareve; Kosova Shtet i Pavarur dhe Shqipëria në NATO. Shumë shpejt këto dy objektiva madhore u bënë realitet. Kurrë nuk duhen harruar këto vendime historike për Kombin tonë. Po atë ditë bashkëshortja e Presidentit amerikan znj. Laura Bush vizitoi për rreth 60 minuta edhe Spitali Universitar Obstetrik- Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku cdo gjë kishte ndryshuar falë programeve të ndryshme të financuar nga USAID dhe Ambasada e ShBA-së në Tiranë.”

10 qershor 2007, dikur një nga ditët e zakonshme të kalendarit, u kthye në një nga datat, të cilat Kombi shqiptar, nuk duhet ta harrojë kurrë.

“Kosova, Shtet i pavarur dhe Shqipëria në NATO, do të premtonte atë ditë të bekuar për shqiptarët presidenti George W. Bush në Tiranë.” Dhe tani per fat te mire të gjithë jemi dëshmitarë që këto premtime historike dhe vendimtare për kombin tonë u bënë realitet… dhe te gjejme rastin edhe nje here te shprehim nji mirënjohje të pa fund ndaj SHBA-ve dhe këtij miku të madh të shqiptareve në këtë vizit tashmë të shënuar!

Vizita më pastaj vazhdoi në qendër të Dallasit, në atë pjesë të rrugës paksa në rrëpirë, ku John Fitzgerald Kennedy, Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara, u vra më 22 nëntor 1963, në ora 12:30.

Ndërsa, qendronte i hipur në një veturë presidenciale të zbuluar në krye të një autokolone presidenciale në segmentin rruges Dealey Plaza, po me gruan e tij Jacqueline, dhe guvernatorin e Teksasit John Connally dhe gruan e Connally, Nellie, në atë vend ai u qëllua për vdekje nga ish-marinsi amerikan, Harvey Oswald. I cili dyshohet se ka qëlluar në pritë nga një ndërtesë e afërt që duket mbi kodrën e leht përmbi rrugë.

Guvernatori Connally u plagos rëndë në sulmin. Autokolona u nxitua për në Spitalin Memorial Parkland - ku Presidenti Kennedy, u shpall i vdekur rreth tridhjetë minuta pas të shtënave; konfirmuar vetem nga plagët e tij.

Thuhet se për cdo vizitor nëse vjen në Dallas, nuk mund të mbetet pa bërë një vizitë në në qendër të këtij qyteti, rrugën e famëshme tashmë Dealey Plaza, ku do të gjesh një pjesë të historisë së Presidentit Kenedi, gjurmët e mbetura në ekspozimet muzeale tashmë. Aty gjen, atë më tragjiken, pasi aty ndodhet memoriali i familjes së ish-presidentit amerikan Kenedi, me origjinë irlandeze deputet, pastaj senator i shtetit Masaçusets, i pari president amerikan i fesë katolike, me një karrierë e shkurtër politike, pasi u nda nga jeta në moshë shumë të re.

Me Kendin të paktën për ne shqiptarët janë interesante vitet e Luftës së Ftohtë, ndërtimit të murit në Berlin, dhe data e shënuar që mban kjo rrugë, e cila i përket nëntorit të vitit 1963, kur në Dallas, në moshën 46-vjeçare u vra Presidenti i SHBA - John F. Kennedy.

Ndonëse, vite e dekada kanë kaluar, figura e Kenedit, vazhdon të mbetet edhe sot shumë e vlerësuar në të gjithë rruzullin, sigurisht edhe për ne shqiptarët kur ai thote : Mos pyet çfarëmund të bëjë vendi yt për ty, por pyet ç'mund të bësh ti për vendin tënd”.

Ka qenë e premte, 22 nëntor i vitit 1963, në Dallas të Teksasit, në orën 12:30, kur John F. Kenedi (John Fitzgerald Kennedy) u plagos shumë rëndë nga goditjet e një arme, ndërsa ai po lëvizte me autokolonen presidenciale në Dealey Plaza - Dallas, me gruan e tij Zhaklinë, në bordin e një limuzine presidenciale (Lincoln Continental e vitit 1961). Me ta në makinë ishte edhe guvernatori Xhon Kanelli edhe ky i plagosur rëndë, me gruan Nellie, atë ditë.

Ai që e filmoi çastin tragjik, thuhet se ishte një rrobaqepës, Abraham Zapruder, i cili ishte në vendin dhe çastin e duhur në momentin e goditjes. Ndersa, ai që e qëlloi (me një armë të modelit italian) nga dritaret e një punëtorie, ishte 24-vjeçari Li Harvei Osvald, një ish-pilot në marinën amerikane, që një pjesë të jetës e kishte kaluar në Bashkimin Sovjetik. Ai u kap menjëherë, por në mënyrë befasuese, u vra nga Jack Rubi në korridoret e gjykatës, në hyrje të rajonit të policisë në Dallas, më 24 nëntor, vetëm dy ditë pasi ai kishte vrarë Kenedin.

Lajmi i vrasjes së Kenedit, thuhet se shtangu gjithë Amerikën e mbarë botën. Gra e burra duke qarë, njerëz të mbledhur në qendra të mëdha tregtare duke ndjekur televizorin që vazhdimisht transmetonte ngjarjen. Trafiku u bllokua dhe shkollat në të gjithë Amerikën, deri në Kanada u mbyllën. Qeveritë e mjaft vendeve ngritën në shenjë solidariteti flamurin në gjysmë shtize. Në radio dhe televizionet e shumë vendeve të botës, pasi kishin ndërprerë transmetimet, jepnin muzikë funebre dhe njoftime lidhur me vrasjen e presidentit, dhe vetëm në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës ngjarja ishte e frikshme ta përmendje ose dëgjoje, sepse përfudnoje në burg dhe shpallshe “Armik i Popullit”.

Ambasadat amerikane në të gjithë botën hapën “Librin” e ngushëllimeve. Ndërkohë televizioni, për herë të parë në histori, vijoi me transmetim të drejtpërdrejtë për katër ditë radhazi. Vrasja e Presidentit Kenedi, është transmetimi më i gjatë dhe i pandërprerë e lajmeve në historinë televizive amerikane. Ky fakt dhe rekorind e nje trasmetimi direkt vetem kur prej orës 9:00 të datës 11 shtator 2001, kur rrjetet transmetuan drejtpërdrejt për 72 orë radhazi sulmin terrorist në New York ne World Trade Center .

Ndonëse në nji largësi e madhe, por me një censurim total, diktaturë të pashembullt në botë, shqiptarët e perndjekur politikisht, edhe në atë kohë në mënyrë të fsheht kanë ndjekur cdo ngjarje nga Amerika dhe Perendimi. Ata megjithse të dënuar dhe në burgje e kampe interrnimi kan ëndërruar dhe dashur Amerikën dhe lidhjet me të kanë qenë të të gjitha mënyrave edhe nën regjimin e Enver Hoxhës, i cili i keqtrajtojë sepse e dinte që ajo shtres shpresat i kishte te Amerika dhe Perendimi .

Kur kujtojmë këto ngjarje që lidhen me Luftën e Ftohtë, dhe luftën e SHBA dhe për rrëzimin e komunizmit, dhe vizitojmë librarin “George W. Bush Presidential Library & Muzeu”, si dhe Rrugën dhe Muséum ku u vra Presidenti John F. Kennedy, natyrisht na vjen nder mend edhe koha kur per 45 vjet Shqiptaret e rrethuar me tela me gjemba, paten guximin dhe sakrifikuan jeten per te dale ne boten e lirë.

Duke filluar që nga arratisjet e guximshme, apo “diversantët” që hidheshin në Shqipëri, deri te parrulla e frikshme komuniste e PPSH, “Imperializmi amerikan…dhe, armiqët e popullit shqiptar”. Pra, ajo kohë që të gjithë ata që ëndërronin ose kishin syt nga Amerika, teksa nga rregjimi i Enver Hoxhes, u përndoqën , u burogosën, u interrnuan dhe ndonjeri edhe u pushkatuan, ngaqe ishte një shtresë që shpresojë në Amerikën e Washingtonit, Kendit dhe Bushit.

Sepse, ata te perndjekur per 45 vjet kishin një shpres që i mbante gjallë dhe ajo ka qenë ora dhe zëri që vinte përtej oqeanit nga “Zëri i Amerikës”. Ku shumë shqiptarë në ato vite e më pas e kanë ndjekur sistematikisht, me ankth, fshehurazi, atë moment, kur në oren 18:00 të mbrëmjes uleshin dhe fshiheshin duke mbajtur veshin te radioja për të ndjekur “Zërin e Amerikës” në shqip, nga i cili prisni, shpresonin dita-ditës për ndryshime, hapje. Gjithçka që përcillej nga zëri legjendar i atyre që folën nëpërmjet atij mikrofoni , ishin duke u bërë zëri i shpresës, zëri i lirisë. Dhe sot, cuditemi se sa kanë besuar keta shqiptarë tek ai zë! Dhe, kete e dinë vetëm ata që e hoqën mbi trupin e tyre vuajtjen e tmerrshme për atë ëndërr për Amerikën.

Vizitë te Shtëpia e parë në Dallas

Në fund kjo vizitë mjaft mbresalënse, e organizuar prej Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë - në qytetin e Dallas - Texas, nën kujdesin e Presidenti të rrjetit, z. Nazar Mehmeti, z Ismet Smaji, sekretar i këtij rrjeti, anëtarve të bordit Ylber Korca dhe Gani Fejza, Dr Naim Dedushaj - ideator dhe kreatori i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, u bë te Shtëpia e parë në Dallas, aty ku themeluesi i qytetit të Dallas, ishte John Neely Bryan.

Aty tregohej sipas historisë, se Bryan u zhvendos në zonën e Dallasit nga Arkansas për të pasur një post tregtar. Pra, një zgjidhje e përhershme, e qytetit të Dallasit, që thuhet nga historia se aty u formua dhe qyteti administrativ.

Shtëpia prej dërrase, është e vendosur aty në qendër të qytetit Dallas, shumë afër vendndodhjes origjinale në të cilën është ndërtuar dhe duhet cekur se kjo është kopje e shtëpisë së parë në Dallas TX-John Neely Bryan-së

“Kjo është padyshim një kopje edhe pse kjo nuk është një pallat, për ditët e sotme nuk është një strukturë e keqe, por një nga shtëpitë dhe ndërtesat më të vizituara në Dallas”, tha Nazar Mehmeti qe na shoqerojë deri në fund të kësaj vizite duke na përcjell nga aeroporti i Dallasit DFW aeroport.

Të gjithë pjestarët e këtij grupi që morën pjesë në konferëncën më të sukseshme të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë - në qytetin e Dallas - Texas, morën me vete kujtimet më të bukuar dhe mbresalënse, dhe bënë fotografi edhe në vizitat e tyre librarin “George W. Bush Presidential Library & Muzeu”, Rrugën dhe Muséum, ku u vra Presidenti John F. Kennedy, si dhe Shtëpisë së parë të kopjes së shtëpisë së Bryan, shtëpisë së parë në Dallas, duke e mbyllur me sukses të plotë - Forumin Ekonomiko-Financiar, në Dallas Teksas, dhe duke konfirmuar edhe një herë unitetin e fort dhe bindjen e saj për suksesin në të ardhmen.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat