Monika Kryemadhi në SHBA, e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”

Amerika

Monika Kryemadhi në SHBA, e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 15 maj 2019 Në ora: 06:11
Pamje nga takimi

WASHINGTON: Kryetar ja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi prej dy ditesh ndodhet ne Washington në një vizitë pune.

Kryemadhi është e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.

Sot në ditën e dytë të mbledhjes vjetore dhe ditën e parë të vizitës, Kryemadhi mori pjesë në raportimin në sallën e Kongresit ku të pranishëm kanë qenë Kongresmenë, Senatorë dhe ish anëtarë te Kongresit Amerikan, me të cilët Kryetarja e LSI shkëmbeu opinionet mbi situatën në Shqipëri dhe në rajon.

Gjatë sesionit, Kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me liderin e grupimit Republikan në Kongresin Amerikan Z. Kevin McCarthy.

Burime nga takimet në Uashingtoni I thanë gazetës Bota sot në SHBA, se « Kryemadhi ndodhet në një vizitë pune dhe sipas burimeve ka marrë me vete edhe dosjen krimeve elektorale të regjistruar në nr. 339, 184, ku janë përfshirë ministra të PS në bashkëpunim me bandat të udhëhequra nga Kryeministri Edi Rama »

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ish deputetja e kësaj partie , e cila është vendosur në krye të protestave të mëdha në Shqipëri duke ju bashkuar opozitës së Bashkuar, protetsat masive në të gjithë Shqipërinë për largimin e Kryeministrit Rama ne Uashington, ka patur takime edhe zyrtar të lart , senator e kongresmen amerikan ku ajo ka patur bashkëbisedim dhe ka folur për krizën politike në Shqipëri, dhe udhëkryqin ku Kryeministri Rama e ka futur vendin e saj.

«Udhëkryqi në të cilin ndodhet Shqiperia, është ekonomia shqiptare, papunësia kritike e të rinjve, dhe rëndësia e cilësisë së arsimit të lartë për përfshirjen dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. Kapja e shtetit nga Kryeministri Rama, kriminaliteti , droga dhe vjedhja e votave, ikja masive e shqiptarve nga Shqipëria, janë udhëkryqin që Rama e ka çuar Shqipërinë».

Në këtë aktivitet është për tu përmendur se merrnin pjesë edhe disa perfaqësues nga Lugina e Presheves.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat