Muzeu dhe Fondacioni i Klubit të Kongresit : Dreka e 107-të Vjetore e Zonjës së Parë

Amerika

Muzeu dhe Fondacioni i Klubit të Kongresit : Dreka e 107-të Vjetore e Zonjës së Parë

Nga: B.S Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:49
Pamje nga takimi

Marrin pjese edhe Patricia (Patt) Ennis - Engel, bashkëshortja e Kongresistit demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve, i cili është kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, si dhe Gena Morina - Bajrami, bashkëpronare e gazetës “Illyria”, Neë York, një aktiviste e njohur e komunitetit shqiptar në SHBA

WASHINGTON D,C,: Muzeu dhe Fondacioni i Klubit të Kongresit, ishte i nderuar që të presë darkën e 107-të vjetore të Zonjës së Parë në nder të znj. Melania Trump.

Bashkëshortët e anëtarëve të tanishëm dhe të mëparshëm të Kongresit, të Administratës së Presidentit dhe Gjykatës Supreme, udhëheqësit e biznesit, filantropët dhe miqtë e Klubit të Kongresit, u mblodhën së bashku në Uashington, D.C, për një festë bi-partizane që përfshiu personalitete të dy krahëve politik në SHBA, republikan dhe demokrat.

E konsideruar si një nga ngjarjet më emocionuese dhe historike të Uashingtonit, sponsorët e Drekës së Zonja të Parë, bënë së bashku me një listë të shquar të individëve, shoqatave dhe korporatave që kanë demonstruar angazhimin e tyre ndaj traditës së Klubit për të nxitur miqësinë midis udhëheqësve të kombit Amerikan, shkrojëti organizatori, njofton gazeta Bota sot.

Melania Trump, patjetër tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur ajo hyri në lokalin e zbukuruar si për një drekë mondane, në një veshje të mrekullueshme, sic ishte dhe ai i një fustan të kuq si ato veshjet e ballove të “krishtlindjve”, për të marrë pjesë në drekën e 107 të First Lady të Martën, më 14 Maj, të organizuar nga Klubi i Kongresit.

Zonja e parë dukej e mrekullueshme në një pjesë të vogël të fotografive që ajo ndau në Instagram - e veshur me fustanin pa mëngë, që shoqërohej me një linjë elegante në përputhshmëri dhe me flokët të lirshëm.

Artisti famshem Lee Glenwood ishte perzgjedhur te preformoje per kete event.

Zonja e Pare ishte thjesht ndersa e përshkroi të gjithë lëvizjen e saj në sallë, e vëzhguar nga të gjitha shikimet e pjesëmarrësve të asaj dreke.

Ndersa shkroi : "Jamë e nderuar që po marë pjesë në Darkën e 107-të të Zonjëve të Parë, që sot është mirëpritur nga Klubi i Kongresit. Një mundësi e mrekullueshme për t'u bashkuar me zonjat dhe bashkëshortët e tyre për një ngjarje dypartiake(by partisan). Faleminderit për të gjithë ju dhe donacionet bujare që jepni për atë mbështetje dhe kujdes që tregoni për komunitetet tona. BeBest. " shkruan ajo.

Ngjarja megjithse qe e mbyllur për shtypin, por për fat të mirë për disa social media, u arritë te dalin disa fotografi dhe dicituart e tyre, që kanë dalë nga eventi ata që morën pjesë, dhe është e mjaftueshme të nxjerrin një lajm nga kjo ngjare në Uashington.

Karen Pence Zonja numër Dy - (Second Lady) bashkëshortja e z/vendesPresidentit Mike Pence, shkruajti në statusin e saj në Facebook, : “Me të vërtetë gëzuar për të festuar drekën e mrekullueshme tonë, në Ditën e Zonjës së Parë, eventin e këtij viti që ka nisur që nga viti 1908”.

Ndërsa, Kathie Lee Gifford, shkruajti : “ Me motrën time të dashur @ Nicole Mullen në Ditën e parë të zonjës. Ajo ishte gati të këndojë !! ?

Simbas fotografive marrë nga rrjeti social instagram - duket se në tavolinën e nderit darkën e 107-të vjetore të Zonjës së Parë në nder të znj. Melania Trump, së bashku me Zonjën e Parë, ishte dhe Patricia (Patt) Ennis - Engel, bashkëshortja e Kongresistit demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve, i cili është kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Mirëpo nuk ka ngjarje ose evente të ndryshme në Uashington , apo qqendrat e rëndëshme në SHBA, kudo që mbahen të mos jenë pjesëmarrës, mysafirë ose “deshmitarë” edhe shiptarët e Amerikës.

Përvilegjin kësaj radhe për të marë pjesë në në darkën e 107 të First Lady të Martën,më 14 Maj, të organizuar nga Klubi i Kongresit në Uashington, e ka pasur Gena Morina - Bajrami, bashkëpronare e gazetës “Illyria”, New York, një aktiviste e njohur e komunitetit shqiptar në SHBA.

Me kënaqësin dhe pervilegjin të të sjell një darkë, kaq madhështore me Zonjën e Parë të SHBA, zonja Bajrami në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, postojë një fotografi që nuk fsheh kënaqësinë e saj për të marrë pjesë në këtë drekë : “ Në drekë me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, organizuar nga Congressional Club në ëashington DC! - (Ceremonia fillon së shpejti), shkruajti ajo më parë se të fillonte ceremonia.
 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat