Vlora Çitaku merr pjesë në ceremoninë e organizuar për Senatorin Bob Dole

Amerika

Vlora Çitaku merr pjesë në ceremoninë e organizuar për Senatorin Bob Dole

Më: 17 maj 2019 Në ora: 09:56
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së gradës së nderit Kolonel i Ushtrisë Amerikane për Senatorin Bob Dole.

Bob Dole, ishte një figurë e rendësishme në përkrahjen që i ka bërë çështjes së Kosovës. Senatori Dole, ishte nga zyrtarët e parë të lartë të shtetit amerikan që në vitin 1990 kishte vizituar Kosovën, dhe ishte takuar me krerët politikë dhe aktivistë të asaj kohe.

Çitaku në profilin e saj zyrtar në Facebook shkroi se ndjehet falënderuese që Senatori Dole, e bëri Kosovën pjesë të kësaj ceremonie madhështore.

Ja postimi i plotë i Çitakut

“Amerika di t’i nderojë heronjët e vet. E nderuar që bashkë me Sekretarin e Shtetit Pompeo dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, pata privilegjin të marr pjesë në ceremoninë e dhënies së gradës së nderit Kolonel i Ushtrisë Amerikane për Senatorin Dole. 
Senatori Dole është veteran i dekoruar i luftës së dytë botërore. Senatori Dole ēshtë vetëm amerikani i tretë të cilit i ndahet kjo dekoratë nderi. Para Senatorit Dole, promovim nderi nga Ushtria Amerikane kishte pranuar Presidenti i Parë i Amerikës George Washington dhe William Clark, eksploruesi i famshëm amerikan. 
Faleminderit Senator Dole që e bëre Kosovën pjesë të kësaj ceremonie madhështore” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat